
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me tone të ashpra lidhur me skandalin e zbuluar me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. Përmes një deklarate publike, Këlliçi theksoi se vendi ndodhet përpara një paralize të plotë institucionale dhe një krize të thellë besimi brenda e jashtë vendit.
Në reagimin e tij, Këlliçi nënvizoi se me arrestimet dhe hetimet e fundit ndaj krerëve të shërbimit sekret, mbrojtjes dhe policisë, shteti shqiptar ka pësuar një goditje të pakuptimtë dhe pa mundësi rikuperimi të shpejtë.
“Kush i beson më Shqipërisë, me këtë Kryeministër, me këta drejtues?! Me kreun e SHISH në arrest për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje informacioni, me Ministrin e Mbrojtjes nën dyshime serioze dhe përgjime të bëra publike për trafik armësh dhe vegël e njeriut të punëve të pisëta, Ron Yeffet, me drejtues policie nën kontroll e hetim, me AKSH-in grup të strukturuar kriminal, siguria jonë kombëtare nuk ka qenë kurrë kaq e shpartalluar!” deklaroi Këlliçi.
Më tej, deputeti i PD ngriti shqetësimin për dëmin e madh që këto zhvillime i kanë shkaktuar imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në raportet me aleatët e NATO-s.
Sipas tij, dështimi në përmbushjen e funksioneve bazë dhe inkriminimi i sektorëve jetikë ka rrënuar besimin e qytetarëve dhe partnerëve të huaj te autoritetet shtetërore.
“Kolonat që mbajnë shtetin janë goditur rëndë dhe pa mundësi rikuperimi. Kemi të bëjmë me institucione të paralizuara. Jo vetëm nuk përmbushen funksionet kryesore, por skandalet e inkriminimit kaq të madh, kanë shkaktuar një krizë të fortë besimi në shoqëri e më tej. Cili qytetar mund t’i besojë më SHISH apo Policisë së Shtetit, apo autoriteteve, kur del se krerët e këtyre sektorëve i shërbejnë krimit?! Cili partner, vend anëtar i NATO apo dhe më gjerë mund t’i besojë qeverisë shqiptare dhe Tiranës në këto kushte?!” u shpreh ai.
Në përmbyllje të reagimit të tij, Belind Këlliçi bëri përgjegjës direkt kryeministrin Edi Rama për përzgjedhjen e këtyre zyrtarëve në detyrat më sensitive të shtetit, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të kabinetit qeveritar.
Sipas Këlliçit, e vetmja rrugëdalje për rikthimin e vendit në shinat e normalitetit mbetet krijimi i një qeverie teknike dhe shpallja e zgjedhjeve të reja.
“Me kreun e Shërbimit Sekret të arrestuar, me Ministrin e Mbrojtjes të implikuar, me Edi Ramën që ka marrë, përzgjedhur e promovuar këta njerëz në këto detyra e që sot nuk mban asnjë përgjegjësi. Dëmi është shumë i madh, si në zhvillimet e brendshme ashtu dhe në raportet me partnerët. Kjo qeverisje, ky Kryeministër nuk mund të vijojnë më. Duhet zgjidhje urgjente politike që Shqipëria të kthehet në shinat e normalitetit. Qeveri teknike, zgjedhje të reja!” përfundoi Këlliçi.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
23 Shtator14:35
Berisha: Kërkojmë dorëheqjen urgjente të Ramës, kjo do jetë çështja kryesore në Kuvend. A e patë se si Gysi bënte…
Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat se opozita kërkon dorëheqjen urgjente të kryemini...
POLITIKE
23 Shtator13:12
A ka folur Mirel Mërtiri? Investigimi nga Austria që paralajmëron zbardhjen e aferës së inceneratorëve
Një dokumentar investigativ që po përgatitet në Austri pritet të sjellë të tjera të dhëna mbi akuza për korrup...
POLITIKE
23 Shtator12:31
Tërmet në kupolën e sigurisë/ Tabaku në Kuvend: Shteti ka rënë, qeveria i ka dhënë besën krimit!
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, deklaroi se ...
POLITIKE
23 Shtator12:03
Shkrirja e 15 bashkive, Bozdo nga Komisioni i Ligjeve: Projektligj fals i urdhëruar nga Rama! Dëmtohen komunitetet
Debatet për Reformën e re Territoriale kanë përfshirë mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, ku deputeti i Partisë...
POLITIKE
23 Shtator11:36
U denoncua nga Piranjat/ PD kërkon dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu: Të sqarojë dyshimet për plagjiaturë
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, pas dyshi...
POLITIKE
23 Shtator11:05
“Rama është arkitekti, u jep pushtet drejtuesve “/ Ina Zhupa për arrestimin e Vlora Hysenit: Siguria kombëtare në pikëpyetje
Arrestimi i drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ngritur shqetësime të forta politike për sigu...
POLITIKE
23 Shtator09:17
Masa ndaj shefes së SHISH, PD mbledh Kryesinë, Sekretariatin dhe grupin parlamentar
Partia Demokratike do të mbledhë sot pasdite Kryesinë e re, së bashku me Sekretariatin dhe grupin parlamentar.
Mbledhja zhvillohet nj&eum...
POLITIKE
23 Shtator07:42
116 ditë revoltë, qytetarët dalin sot sërish në shesh kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen
Sot shënohet dita e 116-të e protestës ndërsa qytetarët do të mblidhen sërish në shesh për të kërkuar d...
POLITIKE
22 Shtator23:48
“Balluku kur do arrestohet?” - Gazetari Qyno: Këto janë dy klanet më të fuqishme në PS
Gazetari Elton Qyno ka debatuar mbrëmjen e sotme me juristët në emisionin “Top Story”, lidhur me hetimet e SPAK ndaj ish-zëvend&...
POLITIKE
22 Shtator22:50
“Te SPAK-u s’ka më njeri imunitet”, gazetari: Është dhënë visto nga ndërkombëtarët për Vlora Hysenin
Duke komentuar urdhër-arrestin e SPAK-ut për drejtuesen e SHISH Vlora Hyseni, tashmë të shkarkuar nga detyra, gazetari Poli Hoxha mendon se ...