POLITIKE

"Skemën e dirigjon Veliaj nga burgu"/ Këlliçi flet për skemë të trafikimit të votave brenda në PS: Xhafaj vota me klering, i vëllai po lobon me bandat! 

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Prill 2025, 20:36

"Skemën e dirigjon Veliaj nga burgu"/ Këlliçi flet

TIRANË- Drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, njëkohësisht kandidat për deputet, Belind Këlliçi ka zbardhur përplasjet e forta brenda PS-së në prag të zgjedhjeve 11 majit. këlliçi i ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ të Syri TV, zbardhi një tjetër skandal, ‘skemën e votave me klering” mes Vullnet Sinës dhe grupit të strukturuar kriminal “5D”, që lidhet me deputetin e PS-së Fatmir Xhafaj dhe që dirigjohet nga burgu nga kryebashkiakun Erion Veliaj.

Këlliçi theksoi se skema që ndihmoi Xhafajn të bëhej deputet në 2021, duke sfiduar vetë Edi Ramën dhe duke forcuar pushtetin e Erion Veliajt në PS, po riaplikohet sërish. Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë ka ndodhur në këto zgjedhje, Këlliç u shpreh se grupi i strukturuar kriminal është goditur dhe ato pak anëtarë të këtij grupi u goditën nga Rama u spastruan nga bashkia. Sipas këlliçit u dha një mesazh publik i qartë, se kush merret me këta nuk ka punë më me Edi Ramën, Bashkinë, apo pushtetin e Edi Ramës.

Më tej Këlliçi tha se Veliajt i interesin Fatmir Xhafaj, sepse ai konsiderohet si babai i reformës në drejtësi. Ai gjithashtu tha se konsiderohet si njeriu që ka ndihmuar apo goditur pjesën më të madhe të gjyqtarëve e prokurorëve duke i nxjerrë nga sistemi.

Belind Këlliçi: Për herë të parë kemi vota me klering. E padëgjuar, Burime pranë PS që i kemi të konfirmuar se ata po shqyhen me njëri tjetrin kanë informuar opozitën pse po ndodh fenomeni i votave me klering mes Vullnet Sinës dhe grupit të strukturuar kriminal 5 D, e deputetit 5 D që është Fatmir Xhafaj në Tiranë.

Fatmir Xhafaj do të dalë prapë me votat e Erjon Veliajt?

Belind Këlliçi: Edhe me votat e Geron Xhafës. Në Tiranë në 2021, Fatmir Xhafaj ishte i vendosur 23 në listë, qëllimisht nga Rama për tu lënë jashtë parlamentit, por Erion Veliaj me grupin e strukturuar kriminal ‘5D’ ndërhyjnë në zgjedhje përdhunshëm dhe e nxjerrin deputet me 15 16 mijë vota, rrotë rrotë me Edi Ramën, duke rrezikuar dhe vetë këtë të fundit me vota.

Kjo histori ra shumë erë dhe i dha një mesazh të qartë Edi Ramës për fuqinë që kishte Erion Veliaj jo vetëm për të nxjerrë deputetë por dhe për të diktuar si shkonte karriera politike brenda PS-së apo për të lënë kandidat rezervë për të goditur Ramën në një moment të dytë, që ishte Fatmir Xhafaj. Pra nisën ëndrrat për pushtet dhe të merrnin PS. E bëri Rama me Veliajn kundër Fatos Nanos. Tani i erdhi Rama ta hante.

Por çfarë ka ndodhur në këto zgjedhje?

Belind Këlliçi: Grupi i strukturuar kriminal është goditur. Dhe ato pak anëtarë, apo ushtarë të këtij grupi u goditën nga Rama u spastruan nga bashkia dhe u dha një mesazh publik i qartë, se kush merret me këta nuk ka punë më me Edi Ramën, Bashkinë, apo pushtetin e Edi Ramës.

Duke qenë se Fatmir Xhafa ka një vëlla trafikant droge që e njohin të gjithë në Vlorë, Geron Xhafa dhe ka influencë të caktuar në Vlorë, Vullnet Sina  që tha se nuk do të garonte më,  garon, madje u keqpërdor nga Rama në video duke u anatemuar me Chris LaCivita. Unë e inkurajoj të vijojë të merret me Chris laCivita

Vëllai i Xhafës po lobon me të gjitha grupet kriminale në Vlorë në këmbim të të gjithë punonjësve të bizneseve private të Vullnet Sinës në Tiranë që të votojnë Fatmir Xhafën. Kjo skemë kleringu e shpikur nga Rilindja, Erion Veliaj që udhëzon këto skema nga burgu dhe është e padëgjuar  më parë në politikën shqiptare.

Ndërkohë që PD del me fletëpalosje me 9 propozime konkrete për çështje që i interesojnë qytetarëve në PS luhet kjo luftë e brendshme pushteti. Kush do të vrasë kë politikisht e kush do të afrohet të rrëzojë Ramën politikisht duke e ditur që më 11 maj Rama nuk do të jetë më kryeministër.

Pse i interson Veliajt Fatmir Xhafaj në deputet?

Belind Këlliçi: Sepse ai konsiderohet si babai i reformës në drejtësi. Njeriu me influencën më të madhe në gjyqësor e SPAK sot. Konsiderohet si njeriu që ka ndihmuar apo goditur pjesën më të madhe të gjyqtarëve e prokurorëve duke i nxjerrë nga sistemi.

Dhe njeriu që ka fabrikuar pjesën më të madhe të të gjitha procedurave të kalimit të vetingut, dhe i shantazhon.

Ai konsiderohet si njeriu që udhëhiqte një skemë të tërë përgjimi dhe shantazhi ndaj politikës, biznesit e gjyqësorit përmes ambienteve private në një prej ndërtesave më luksoze në Tiranë  ku u gjetën të dhëna e materiale që kompromentojnë politikën e gjyqësorin.

Konsiderohet si njeri me fuqi okulte në sistemin e drejtësisë e kreut të ‘5D’ i duhet mbrojtje ligjore për çështjet që ka në SPAK ende.

Sot kreu i bashkisë Tiranë ndodhet në burgun e Durrësit jo për aferat e mëdha korruptive që ka parë ky vend, që është inceneratori i Tiranës, -që edhe aty për shkak të prokurorit të dështuar Dritan Prençi, sot nuk ka asnjë akuzë për Erion Veliajn, Ëngjëll Agaçin, Edi Ramën e askënd që realisht ka çuar në këtë vendimmarrje që ka kushtuar deri tani 142 milionë euro. E nuk ka asnjë akuzë për 5 D, kur nuk ka asnjë njeri që nuk e di çfarë ka bërë 5 D në Tiranë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan