Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ethem Aga, i ka bërë një thirrje të fortë publike qytetarëve në prag të protestës kombëtare të PD-së, që do të mbahet sot, duke kërkuar një mobilizim masiv dhe vendosmëri maksimale.
REAGIMI
Të gjithë në shesh, rinia do të bëjë historinë!
Nuk është vetëm një datë. Nuk duhet të jetë as protestë e “madhe rutinë”, as vlerë proteste e matur me sasi. Secili ka vend në atë shesh më datë 10, por vendin në krye i takon të rinjve, studentëve, të sapopunësuarve dhe çifteve të reja. Shqipëria ndodhet sot në një moment kyç të historisë së saj politike, shoqërore dhe ekonomike. Një moment ku heshtja nuk është mundësi, ku indiferenca nuk është më neutralitet, por bashkëfajësi.
Të gjithë shtresat e ndjejnë në shpinë barrën e rëndë të korrupcionit në të gjitha qelizat e shoqërise. Kësaj here, më shumë se kurrë, rinia dhe studentët duhet të na bashkëngjiten në protestën e madhe të 10 shkurtit.
Rinia shqiptare ka qenë aty kur historia ndryshon dhe fatet e vendit vihen në pikëpyetje. Kur demokracia tentohet të varroset dhe krimi nga maja e elitës politike synon të ndryshojë formën jo vetëm të menduarit por edhe të jetuarit, rinia I bën barrierën e fundit, të fortë, me vendosmëri dhe ide.
Nga lëvizjet studentore që rrëzuan diktaturën, deri te protestat që kanë kërkuar dinjitet, drejtësi dhe shpresë, studentët kanë qenë zëri më i pastër i ndërgjegjes kombëtare. Sot, ky zë rrezikon të mbytet nga apatia, emigrimi dhe zhgënjimi i qëllimshëm që i është imponuar brezit të ri. Një autokracie që të ushtrojë pushtetin e saj, i duhet sa me pak njerëz te zellshem dhe mbrojtës të idealeve demokratike.
Një sistem që nuk ofron perspektivë, që e sheh rininë vetëm si statistikë ose si votë të manipulueshme, është një sistem që ka frikë nga mendimi kritik. Prandaj studentët shpesh përballen me mungesë mbështetjeje, universitete të politizuara, diploma pa pikën e vlerës dhe një treg pune që nuk i pret, por i përzë. Forcat vitale të shoqërisë largohen nga mungesa e demokracisë dhe e meritokracisë. Por ndryshimi nuk vjen duke ikur.
Ndaj sheshi si i shumë qytetarëve mbi të gjitha duhet dhe do të jetë i të rinjve. Ndryshimi vjen duke u përfshirë, si gjithë të rinjtë e vendeve që na rrethojnë, siç janë Serbia dhe Bullgaria.
Kjo nuk është thirrje për konflikt, por për përgjegjësi qytetare. Nuk është thirrje për radikalizëm, por për vetëdije. Rinia duhet të kuptojë se politika nuk është diçka e largët, por diçka që ndikon drejtpërdrejt në jetën e saj: në arsim, në punësim, në liri, në të ardhmen.
Studentët duhet të jenë pjesë e debatit publik, jo spektatorë të tij. Duhet të kërkojnë llogari, të organizohen, të flasin dhe të mos pranojnë normalizimin e padrejtësisë. Një shoqëri që humbet rininë e saj, humbet të ardhmen.
Kësaj here, nuk mjafton vetëm kritika në rrjete sociale, nuk mjafton as zemërimi i heshtur. Rinia dhe studentët duhet dhe do të na bashkangjiten për të ndërtuar një vizion tjetër për Shqipërinë: një vend ku të rinjtë nuk ikin për të jetuar, por qëndrojnë për të ndërtuar. Historia nuk shkruhet nga ata që presin, por nga ata që veprojnë. Koha për të vepruar është tani, jo më vonë. Rinia shqiptare ka treguar se kur zgjohet, ajo di të bëjë histori dhe historia është në dorën tuaj për ta shkruar.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia në lidhje me protestën e opozitës që mbahet sot në or&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar skenarin e protestës së sotme të opozitës. Në një dalje për m...
Hetimi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ka nisur rreth një vit më parë, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës që do t&...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar idiot ndërkombëtar prokurorin e Hagës, i cili në fjalën e tij në seancën gjyqë...
Vetëm pak orë para protestën kombëtare të radhës të thirrur nga opozita para Kryeministrisë në Tiranë, kreu ...
Delegacioni i opozitës ka përfunduar vizitën në Uashington. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një intervist&...
Debate të forta janë shënuar në Komisionin e Ekonomisë, ku kreu i grupit parlamentar të PL-së, Tedi Blushi u përplas a...
Këtë të martë, 10 shkurt, ora 17:00, opozita do të zhvillojë protestën e radhës në Tiranë, një tubim q&...
Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese sa i përket ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment ...