Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Policia e Ersekës ka arrestuar një 75-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi qëllimisht një zjarr, flakët e të cilave u pë...
Hakerë të lidhur me Iranin kanë zgjeruar përpjekjet për të goditur infrastrukturën kritike amerikane, duke vënë n...
Euro vijon të këmbehet me 91.8 lekë në blerje dhe 92.5 lekë në shitje, sipas kursit të publikuar në mëngjesin e 3...
Moti gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe t&e...
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë...
DASHI Hëna hyn te Binjakët dhe mendja hapet ndaj ideve të reja dhe lidhjeve të papritura. Ne mund të kapim njohuri të dobishme ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vdekur. Viktima e aks...
34 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës, të cilët edhe mbrëmjen e së mërkurës kan&e...
“Nuk jeni vetëm”, kanë qenë këto thirrjet e protestuesve ndërsa kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë, në...
Sotiraq Filo, drejton Bashkisë e Korçës që nga viti 2015. Gjatë kësaj periudhe, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dhe dokumentuar abuzime të rënda me paratë dhe pronat publike, sidomos afera me tendera, me kosto miliona euro.
Bashkia e Korçës ka 28 % të aksioneve në shoqërinë publike Ujësjellës Kanalizime Korçë. Drejtori i Ujësjellësit është Petrit Tare, bashkëshorti i ish gjyqtares Entela Prifti, një nga simbolet e korrupsionit në drejtësi, e shkarkuar nga Vetingu për fshehje pasurie. Tare qëndron pas disa kompanive si B by DC shpk, BLOOM FRUITS shpk dhe DICTUM CONSULTING, të përfshira në pastrim parash dhe afera korruptive.
Pranë Ujësjellës Kanalizime Korçë punon edhe bashkëshortja e Sotiraq Filos, Frosela Filo, e cila është drejtoreshë Tregtare. Krahas pagës dhe dietave pranë UK Korçë, Frosela Filo deklaron të ardhura nga projekti SaveSafeWater, një nismë ndërkufitare (Greqi-Shqipëri) që synon përmirësimin e menaxhimit të burimeve ujore dhe rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës së furnizimit me ujë të pijshëm. Dhjetëra mijëra euro kanë shkuar për konferenca pa vlerë, aktivitete formale dhe punë fiktive.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa partnerët kryesorë për zbatimin janë Këshilli i Qarkut Korçë dhe Ujësjellës Kanalizime Korçë, dy ente publike nën influencën e Raqkës. Krahas dyshimeve për raporte fiktive në kuadër të ‘zbatimit’ të projektit, Frosela Filo ka përfituar të ardhura nga SaveSafeWater në konflikt të shumëfishtë interesi pasi është drejtoreshë në ujësjellës si dhe ka bashkëshortin kryetar bashkie, i cili ka ndikim tek organet vendore të zbatimit të projektit.
Bashkëshortja e Filos deklaron të ardhura nga Shoqata për Autonominë Vendore dhe Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve e Shqipërisë (SHUKALB), të cilat përfitojnë fonde nga Bashkimi Evropian dhe njësitë vendore. Ndërkaq, Sotiraq Filo dhe Petrit Tare, i cili ka përfituar 250 minë euro nga fondet e BE-së për bujqësinë, dyshohen për një skemë të konsoliduar korrupsioni me tenderat publikë.
Raqka i ka ndarë paratë e bashkisë me një çetë klientësh, të cilës as nuk zbatojnë kontratat, por fusin paratë në xhep. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kapur Shpresa Nikën e kompanisë Nika shpk dhe Adriatik Zeqillarin e kompanisë Zeqillari shpk duke vjedhur paratë publike, përmes mashtrimit me zbatimin e kontratave me Bashkinë e Korçës për punë publike. Përvetësimi i parave publike dyshohet se është bërë në bashkëpunim me titullarët e bashkisë, duke ndarë përfitimet.
Ndërkaq, disa evidenca ngrenë dyshime të forta për një skemë korrupsioni me paratë publike mes kryebashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo dhe biznesmenit kontrovers Maksim Fejzulla, i njohur si Maksi i Plehrave, i cili qëndron pas kompanisë Korsel shpk, i njohur si klient i hershëm i Niko Peleshit.
Raqka i Korçës dhe Maksi i Plehrave kanë monopolizuar shërbimin e pastrimit në Korçë, përmes tendera korruptivë, me pazar në tavolinë, duke manipuluar procedurat tenderuese dhe mashtruar me zbatimin e kontratës.
Paratë produkt i skemës së dyshuar korruptive i devijojnë në disa kompani të kontrolluara nga Maksim Fejzulla, duke i ndarë më pas sipas roleve dhe investuar në pasuri të paluajtshme.
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka kërkuar ndalimin dhe anulimin e projektit TID Durrës, duke...
Tensionet në Bashkinë e Tiranës duket se kanë kaluar tashmë përtej mureve të institucionit. Pas lëvizjeve të fund...
Biznesmeni dhe aktivisti Erlind Xhindi, në një intervistë për News 24 foli për protestën e fuqishme qytetare përpara Kryemi...
Ambasadorja e re e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa dorëzon sot kredencialet tek Presidenti Bajram Begaj ne ceremoninë që ës...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përplasjes së djeshme mes policisë dhe protestuesve,...
Diplomatja dhe anëtarja e Kryesisë së PD, Edith Harxhi e sheh udhëtimin e liderit demokrat në SHBA në javën e parë t&e...
Pyetjes së gazetarit Lutfi Dervishi në Off The Record, se pse nuk ndërhyn qeveria për rritjen e çmimit të naftës i cili ka ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me situatën e krijuar gjatë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme, duke akuzuar kryeministrin R...
Aktivisti Andi Tepelena duke folur për SYRI TV në ditën e 94-t të protestës qytetare, ka paralajmëruar përshkallëzimin e...