Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Dikur, aty nga vitet 2003–2004, endesha kodrave të Parkut të Butrintit, së bashku me “shkencëtarin e zogjve”, siç...
Dhunimi fizik që tre vëllezërit nga Tropoja i bënë të paraburgosurit Petrit Çakri, në sy të gjyqtarit të p...
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare, duke shënuar ditën e 21-të të mobilizimit t&...
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e pa...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro do të blihet me 94...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjell...
Dashi Do të ndiheni shumë të vendosur, sidomos në punë, dhe kjo do t’ju ndihmojë të zgjidhni disa mosmarrëveshj...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...

Situata politike në vend është tensionuar ndjeshëm, me akuza të rënda që vijnë nga radhët e opozitës ndaj mënyrës së funksionimit të Parlamentit dhe qeverisë.
Sipas zërave kritikë, maxhoranca parlamentare është e kompozuar nga deputetë me nivel të ulët intelektual që veprojnë si “marioneta” në duart e kryeministrit Edi Rama, apo edhe nga përfaqësues të lidhur me krimin e organizuar, duke e kthyer institucionin më të lartë ligjvënës në një mjet për mbrojtjen e interesave korruptive dhe jo të atyre publike.
Këto kritika bëhen edhe më të forta pas vendimit për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, një lëvizje që konsiderohet skandaloze dhe si një përpjekje për të heshtur çdo zë kundër.
Në qendër të akuzave për korrupsion është vendosur afera e tunelit të Llogarasë, ku pretendohet se janë grabitur rreth 97 milionë euro. “Këto fonde, sipas deputetit të PD Bardh Spahia, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, mund të ishin përdorur për nevoja jetike të qytetarëve, siç është pajisja e spitaleve me aparatura mjekësore”. Prioriteti i parlamentit, nuk është interesi qytetar, por kthimi i tij në një “avokat” mbrojtës për çdo zyrtar qeveritar të akuzuar për korrupsion u tha gjatë emisionit.
Opozita ka paralajmëruar nisjen e një vale protestash. Duke shpjeguar se ky aksion fillon tani pasi pritej publikimi i raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet, Spahia në bisedë më moderatorin Flavio Qarri tha se ky raport do të faktonte “farsën elektorale”.
Bardh Spahia: Shiko, ky është niveli i parlamentit dhe kthehemi prapë tek ai diskutimi që në atë parlament shumica është garantuar o nëpërmjet përfaqësuesve të krimit të organizuar, o pastaj nëpërmjet sjelljes në sallën e parlamentit të, deputetëve me një nivel poshtë mesatares, madje do të thosha poshtë edhe minimales, përgatitjes intelektuale.Thjesht dhe vetëm për faktin që të jenë aty si marioneta të cilët duhet të zbatojnë me përpikmëri urdhërat e marrë nga ëh, koordinatori i përgjithshëm, strategu dhe regjisori i asaj salle që është vetë Edi Rama.
Flavio Qarri: Si duhet të jetë seanca të radhës, ndërkohë që ata duan të përjashtojnë shumicën e grupit parlamentar, që i përjashtuan besoj.
Bardh Spahia: Ata kanë marrë tashmë iniciativë përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës. Është skandaloze. Është edhe akoma më skandaloz edhe reagimi i shumë prej deputetëve të mazhorancës, të cilët fokusohen tek veprimet e opozitës, në vend që të reagojnë dhe të indinjohen për vjedhjen skandaloze që numri dy i qeverisë, ka bërë tek taksat dhe paratë publike, paratë e qytetarëve shqiptarë.
Apo edhe tek ajo sjellje skandaloze e Gardës së Republikës ndaj deputetëve të opozitës. Por, siç e thashë edhe më përpara, le të themi, prioritet absolut i këtij parlamenti, i kësaj mazhorance, nuk është interesi publik, nuk është interesi qytetar, por është mbrojtja dhe kthimi në, le të themi, avokat, i këtij parlamenti karshi personave, çdo personi përfaqësues të qeverisë të akuzuar për korrupsion.
Do të duhej të ishte e kundërta në fakt. Ai parlament do të duhej të mbronte interesin qytetar. Do të duhej të ishte institucioni ku garantonte kontrollin dhe kërkesën për llogaridhënie ndaj përfaqësuesve të ekzekutivit. Ndërsa ne shohim që çdo ditë, dhe nuk është sot vetëm, unë sjell në vëmendjen tuaj edhe rrëzimin e çdo kërkese nga ana e opozitës shqiptare për interpelanca apo për seanca dëgjimore, mocione me debat e të tjerë, apo edhe dëgjesa publike në komisionet parlamentare.
Çdo iniciativë e tillë e opozitës shqiptare, për të garantuar sadopak transparencë të ekzekutivit në raport me qytetarët dhe me legjislativin, siç është parlamenti, janë rrëzuar me forcën e kartonëve nga kjo mazhorancë.
Të cilët propagandojnë me të madhe interesin qytetar, por pastaj i shohim teksa në vend që të kërkojnë llogari se pse vidhen milionat e eurove, vetëm në tunelin e Llogarasë tani nuk janë vetëm 50 milionë, por janë, presupozohet 97 milionë vetëm në tunelin e Llogarasë të grabitura pastër nga dyshja Balluku-Rama. Para të cilat mund të shkonin fare mirë, dhe unë po e mendoja ditën e djeshme, mund të shkonin fare mirë për të zgjidhur problematika madhore të këtyre qytetarëve, siç ishte për shembull, siç mund të ishte garantimi i pajisjeve ekzaminuese në spitalet...
Flavio Qarri: Po kjo loja mund të vazhdojë pafundësisht, se kudo mund të shkojnë ato para, ashtu siç do të duhej të shkonin kudo ku paguajmë taksat.
Bardhi Spahia: Po flas për një, për dy-tre fusha ekstremisht sensitive në interes të qytetarëve.
Flavio Qarri: Do të doja të na lëje pak tek një aspekt tjetër i ngrehinës që po na bie. Raporti i qeverisë me mediat. Plotësisht të kapura, plotësisht nën kontroll dhe mbi të gjitha të ushqyera shumë mirë. E kemi zbuluar në fakt tek afera e inceneratorëve, sidomos kur kishte artikuj, për shembull, "Mrekullia ambientale e inceneratorit". E mbaj mend si tani atë artikull, mbaj mend artikullshkruesin, mbaj mend portalin dhe televizionin ku u transmetuan. Megjithatë, na ranë pak bashkë me Ramën edhe mediat. Ndoshta kështu po kuptojmë se si ia ka dalë çdo herë të devijohet, siç po ndodh edhe në këtë muaj, vëmendja e opinionit publik dhe thelbi i mesazhit.
Mentor Kika: Të rezervoj edhe të drejtën për një pyetje për zotin Spahia , në raport me aksionin opozitar që nisi në parlament. Në raport lidhur me çështjen e medias, unë besoj se një nga mëkatet e mëdhaja të kësaj qeverie është edhe rënia e medias. Sondazhet e mëhershme na mbanin në krye për sa i takon nivelit të besueshmërisë për publikun, ndërsa së fundmi ne kishim zbritur edhe poshtë parlamentit. Sepse mediat u shndërruan në sipërmarrje dhe për pasojë iu nënshtruan të njëjtit rregull si të gjitha ato biznese të tjera….
Një pyetje për zotin Spahia. Ajo që ndodhi dje në parlament, padyshim nuk është një skenë që të bën krenar, por megjithatë unë nuk bëj pjesë tek njerëzit që mendojnë që problemi i këtij vendi është opozita. Por e shikoj opozitën si mënyrën e zgjidhjes së problemeve dhe deri tash nuk më, nuk më grric për ta parë se çfarë po zgjidh dhe si po tenton ta zgjidhë. Opozita me lëvizjet e djeshme dhe me paralajmërimet për protesta, padyshim që po shkon tek zgjidhja e rrugës, jo në kontekstin negativ. Pasi në fund, pasi vota nuk funksionon, pasi vlera e fjalës ka rënë, do të duhet të jetë rruga ajo që demonstron forcën e qytetarit, forcën e popullit kundër qeverisë. Por çfarë po ndodh realisht? Brenda tre ditësh janë katër seksione opozitariste që kanë organizuar apo kanë planifikuar protesta të ndryshme. Njëri në bulevard, tjetri te kryesia e kuvendit, tjetri tek parlamenti. Njëri në 12, tjetri në 6, tjetri në 5.
Dhe secili mbledh nga një grusht njerëzish për llogari të vet dhe asnjëherë këto nuk bëhen bashkë për të konverguar forcat dhe për të rritur efektin goditës të kësaj force. Tani, nëse në parlament, ky nuk është rasti i këtij parlamenti tonë, por që nëse në parlament vlen pesha e fjalës që lidhet me integritetin e njeriut që e thotë dhe me nivelin akademik apo intelektual. Në rrugë nuk ka vlerë fjala, në rrugë ka vlerë forca dhe numri. Dhe këtu nuk mund të themi që jam i kënaqur unë që në protestë na erdhën vetëm 500 njerëz, rëndësi ka që ne jemi këtu. Jo. Në Bullgari ishte turma ajo që e detyroi qeverinë të dorëhiqet. Në Francë apo në Greqi, ishte sërish presioni i fermerëve që paralizuan vendin dhe u përleshën me shtetin që i detyruan qeverinë të ulet, të diskutojë dhe të negociojë zgjidhje. Pra, pa këtë forcën, të harrojmë që do ketë zgjidhje.
Pyetja ime e parë është, zoti Spahia, në dijeninë tuaj, a ka ndonjë përpjekje për t'i konvergjuar këto energji opozitariste, pavarësisht dasive ideologjike që kanë partitë me njëra-tjetrën, një ekstremisht e majtë, një ekstremisht e djathtë, një e qendrës, një diku e pozicionuar në vend tjetër. Këto parti, a kanë një përpjekje për t'i bërë të paktën bashkë ata njerëz në mënyrë që turma të jetë më e madhe dhe për të patur më shumë efekt?
Bardh Spahia: Shiko, ne e kemi thënë vazhdimisht, i kemi bërë thirrje çdo individi, jo vetëm thjesht partie opozitare të bashkohet në një aksion i cili duhet të jetë multidimensional. Pjesë e aksionit të protestës dhe revoltës popullore ishte edhe aksioni i djeshëm i grupit parlamentar në seancën plenare. Sigurisht që në një parlament, unë e thashë edhe më përpara, në një parlament ku le të themi forca e kartonëve është kthyer në një mur të pakalueshëm mbrojtës për personat e akuzuar për krim dhe korrupsion, opozitës shqiptare nuk i mbetet gjë tjetër veçse të bëhet zëri i mbrojtjes së interesit qytetar dhe interesit publik. Në një parlament ku imuniteti kthehet në mbrojtje për hajdutët, sigurisht në atë parlament dhe në atë vend, demokracia ka rënë...
Është shtyrë mbledhja e sekretariatit të Etikës. Mësohet për shkak se kërkohet përjashtimi i shumë deputet&...
Teksa sot mbahet mbledhja e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për të përja...
Anëtarët e Partisë Demokratike të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin kanë qenë të parët q&eu...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë. Kujtojmë këtë të premte mblidhet Këshilli i Mandate...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një video në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se zëvendë...
Kërkesa e prokurorit Dritan Prençi drejtuar kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut tregon se në përballjen me qeverinë e Edi...
Analisti Andi Bushati, thotë se nuk ka gjasa që kryeministri Edi Rama ta dorëzojë imunitetin e Belinda Ballukut, ndërsa shtoi se në...
Edi Rama ka zbuluar këtë të enjte, çfarë ka ndodhur mes tij dhe Lulzim Bashës, ish-kreut të Partisë Demokratike n&eu...
Gazetari Enton Qyno, ka zbardhur detaje mbrëmjen e sotme në lidhje me tendarat abuzivë të AKSHI-t, ku akuzohen si të përfshir&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i cili ishte një nga më aktivët në “aksionin” e opozitës në se...