Viti 2026 po e gjen Shqipërinë në një udhëkryq të ri sa i përket raporteve të politikës me drejtësinë, ndërkohë që vendi pret të avancojë në rrugën e përmbushjes së kushteve për anëtarësim në Bashkimin Europian me sundimin e ligjit si gurthemeli në këtë proces.
Ndryshe nga ç’kishte premtuar, kryeministri Edi Rama e mbylli vitin 2025 duke bërë avokatinë publike të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që po përballen me një mal akuzash për manipulim tenderash me Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë, mbetet ende e paqartë se si do të pozicionohet ai ndaj kërkesës për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila fle në sirtarët e Kuvendit që prej 16 dhjetorit.
Në kundërshtim me rregulloren dhe praktikën e mëparshme parlamentare, socialistët po fitojnë kohë duke shtyrë vendimmarrjen për Ballukun në janar, edhe pse zyrtarja e lartë akuzohet për manipulim të tenderave me vlerë qindramilionë euro dhe kërcënim të dëshmitarëve.
Më herët, Rama bëri një betejë në Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të Ballukut, duke ngrirë përkohësisht një vendim për pezullimin e saj nga detyra, ankimim që pritet të marrë përgjigje përfundimtare më 22 janar nga kjo gjykatë nëse është i bazuar në Kushtetutë apo jo.
Çështja “Balluku” nuk është e vetmja sfidë në oborrin e kryeministrisë, pasi kryeministri Rama i doli në krah edhe Mirlinda Karçanajt, drejtoreshës jetëgjatë të AKSHI, e akuzuar si bashkëpunëtore e një grupi të strukturuar kriminal në manipulimin e tenderave për të ashtuquajturën “Shqipëria digjitale”.
E ndërsa goditjet e SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë dominuan vitin që po lëmë pas, ekspertët e politikës paralajmërojnë se edhe viti i ri do të ketë sërish në fokus përballjen e politikës me drejtësinë.
Rigels Xhemollari, drejtor i organizatës “Qëndresa Qytetare”, parashikon një rritje të presionit mbi organet e drejtësisë gjatë vitit 2026.
“Drejtësia – tema dominuese e vitit 2025 – pritet të mbetet në qendër të vëmendjes edhe në fillim të vitit 2026; Nga njëra anë, do të vijojë përballja e SPAK me korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndërsa nga ana tjetër pritet një intensifikim i presioneve politike, mediatike dhe ekonomike ndaj strukturave të drejtësisë, duke e kthyer betejën për sundimin e ligjit në një nga provat më të forta për shtetin shqiptar,” tha Xhemollari.
Edhe Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike rendit si dy zhvillimet më të rëndësishme të vitit ecurinë e hetimeve të SPAK ndaj zyrtarëve të lartë si dhe ecuria e procesit të integrimit.
Por ai beson se tensioni në rritje anti-SPAK nuk do të prekë punën e organeve të reja të drejtësisë, pavarësisht se është në interesin e të dyja palëve politike.
“Interesi anti-SPAK bashkon liderët e qeverisë dhe opozitës, por është i pamjaftueshëm për të penguar avancimin e tyre, në konflikt interesi dhe de facto, një tregues më shumë për nevojën për hetime edhe më të avancuara dhe në nivele edhe më të larta,” tha Krasniqi për BIRN.
Në këtë kontekts, sipas tij, është me rëndësi që “SPAK e GJKKO të ruajnë integritetin profesional dhe të përfundojnë gjykimin e disa dosjeve VIP, ku bëjnë pjesë politikanët në masë sigurie dhe ata tashmë nën hetim zyrtar”.
Ecuria e negociatave me Bashkimin Europian do të varet gjithashtu nga sjellja e politikës ndaj drejtësisë dhe funksionimi i parlamentit.
Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë shtyllat kryesore ku bazohet ecuria e afrimit të Shqipërisë me BE-në, ndërsa teknikisht këto dy kritere bëjnë pjesë në grup-kapitullin e parë të negociatave, që sipas premtimeve të kryeministrit Rama, synohet të mbyllet në 2027-ën me gjithë pjesën tjetër të kapitujve.
Për Krasniqin, ky proces pritet të jetë teknik, pa përfshirje të publikut.
“Viti 2026 do na tregojë se procesi i negociatave favorizon qeveritë në detyrë, sepse kërkon stabilitet dhe trajtohet si çështje shtetërore, pa pjesëmarrjen publike,” thotë ai, duke parashikuar se “ashtu siç po ndodh tani, ligje të shumta pritet të kalojnë pa u dhënë rëndësi standardeve parlamentare, cilësisë së tyre dhe jetësimit në praktikë”
Edhe Xhemollari e sheh procesin e integrimit si një proces teknik nga pikëpamja e plotësimit të detyrimeve që lindin nga negociatat, ndërsa sfida reale e qeverisjes sipas tij do të lidhet me përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Në aspketin teknik, hapja e të gjithë kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian gjatë vitit 2025 pritet të zhvendosë fokusin e qeverisë drejt përmbushjes formale të detyrimeve teknike dhe dokumentare që burojnë nga procesi i integrimit,” thotë ai.
Në planin politik, Xhemollari konsideron si “pataten e nxehtë” shqyrtimin e heqjes së imunitetit të Ballukut nga Kuvendi, çështje që do të nisë punimet e sesionit të ri. Ndërsa në afatgjatë, ai parashikon si sfidë përballjen me “një nga periudhat më të ndërlikuara të reformimit, ku në tryezë do të jenë ndryshime të rëndësishme zgjedhore dhe territoriale”.
Debati për përbërjen e sistemit elektoral, financimin e fushatave elektorale dhe balancat e pushtetit pritet të shoqërohet me tensione të forta politike dhe përplasje institucionale edhe gjatë vitit 2026.
Këto sfida përballen me një parlament të dobët dhe tension politik, që sipas Krasniqit pritet të vazhdojë edhe në vitin e ri.
“Opozita nuk ka potencial për reformim dhe ndryshime, qeveria nuk ka agjendë reformash dhe as shenja reflektimi nga gabimet e të kaluarës dhe ato aktuale,” tha Krasniqi.
“Në këtë mënyrë, viti 2026 pritet të jetë shtojcë e aktualitetit politik të 2025, pa ngjarje, pa zhvillime të rëndësishme dhe një tjetër shans i humbur tranzicioni,” përfundoi ai. /Birn
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
1 Janar10:33
Qiproja merr drejtimin e BE, Presidenti Begaj: Urojmë që Shqipëria të përmbyll kapitujt e parë të negociatave
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i uron suksese presidencës qipriotë të Bashkimit Evropian, i cili drejton Bllokun në gjysm&...
POLITIKE
1 Janar09:23
Balluku vijon qokat ndaj besnikëve, emëron administrator të 'Mobal' këshilltarin e saj
Ndonëse ndodhet në akuzë për dyshime për korrupsion, Belinda Balluku i ka hapur dritën jeshile njërit prej këshilltar&eu...
POLITIKE
31 Dhjetor20:09
2025 mbyllet me super-skandale, Rama premton BE: Kohën e re të Shqipërisë nuk e kthen dot më mbrapsht askush
Ndërkohë që viti 2025 për Shqipërinë mbyllet me skandale të shumta si ai i grupit të strukturuar kriminal brenda AKSHI-t...
POLITIKE
31 Dhjetor20:05
Meta uron shqiptarët: Përballë sfidave, me shpresën ku e ardhmja ndërtohet mbi ligjin
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar shqiptarët për festën e Vitit të Ri.
Në urimin përcjellë p...
POLITIKE
31 Dhjetor17:56
‘Hetimi i Ramës nga SPAK, i pashmangshëm’/ Burimi: 2026-a, fillimi i një fundi që shumë shqiptarë e presin
Në një analizë politike të vitit që po mbyllet, i ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, gazetari Genc Burimi theksoi se viti 20...
POLITIKE
31 Dhjetor16:16
Berisha: Në 2025 Edi Rama fuqizoi kartelet. Në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’
Në vigjilje të Vitit të Ri 2026, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një mesazhi ka përmbledhur viti...
POLITIKE
31 Dhjetor16:13
Ambasada e SHBA në Tiranë urim për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theks...
POLITIKE
31 Dhjetor16:10
Kur kryeministri shfaqet si Bozaxhiu i filmit Ilegalët
Nga Artan Hoxha
E mbani mend personazhin Shaqo Duka te filmi “Ilegalët”, që është xhiruar në qytetin e Vlorës?!...
POLITIKE
31 Dhjetor14:18
'Bllokadat janë inekzistente', Kurti: Shumë shpejt do ta takoj Vjosa Osmanin
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se shumë shpejt do ta takojë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani ka ...
POLITIKE
31 Dhjetor13:08
Rritja ekonomike një iluzion? Teliti tregon shifrat alarmante, industria dhe bujqësia në rënie të lirë
Ndërkohë që diskursi zyrtar flet për sukses dhe rritje ekonomike, të dhënat nga sektorët kyç të prodhimit trego...