POLITIKE

Deputeti i PD: Jemi në kilometrin e fundit, urdhri i arrestit është në paradhomën e Edi Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Janar 2026, 21:28
Deputeti i PD: Jemi në kilometrin e fundit, urdhri i arrestit

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, deklaroi se situata politike në vend ka hyrë në atë që ai e quajti ‘kilometri i fundit’, duke e cilësuar krizën aktuale si një pikë pa kthim për qeverinë.

I pyetur mbi deklaratat e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, se opozita ndodhet në ‘kilometrin e fundit’, Strazimiri shpjegoi se kjo fazë përfaqëson momentin më kritik të përplasjes institucionale dhe politike. Sipas tij, një qeveri që, siç u shpreh ai, ‘është e gjitha e pandehur’, nuk mund të mbijetojë në një shoqëri të përparuar.

Deputeti demokrat theksoi se hetimet e SPAK-ut, sipas tij, kanë çuar të gjitha fijet te kryeministri Edi Rama dhe se tashmë ndodhemi në një përplasje të drejtpërdrejtë mes drejtësisë dhe pushtetit politik. ‘SPAK-u dhe kryeministri janë në një lojë për jetë a vdekje. Nuk mund të mbijetojnë të dy bashkë’, u shpreh Strazimiri.

 

 

Strazimiri theksoi se, në një shtet normal, një zëvendëskryeministër nën hetim penal nuk do të mund të vazhdonte asnjë ditë në detyrë. ‘Qeveria nuk e ka luksin ta injorojë drejtësinë. Nëse dikush del i pafajshëm më pas, kthehet. Por jo kështu’, tha deputeti i PD-së.

 

Ai paralajmëroi se situata do të agravojë më tej nëse do të ketë masa penale edhe ndaj kryeministrit Rama, duke shtuar se, sipas tij, ‘urdhri i arrestit është në paradhomën e Edi Ramës’.

‘Kilometri i fundit, është shprehur Sali Berisha edhe në miting dhe pas mitingut të fundit të opozitës. A është kilometri i fundit? Zoti Krasta, të njëjtën pyetje më bëri një kolegia juaj dje ose pardje, nuk e mbaj mend mirë, por përgjigja është po ajo.

Në qoftë se ky është kilometri i parafundit, çfarë zullumi do të mund të sillte kilometri i fundit? Në qoftë se ky është i parafundit, do të mund të kishte zullume të tjera? Do të mund të kishte, do të mund të mbijetonte në një shoqëri të përparuar sigurisht, një qeveri e cila është e gjitha e pandehur. Jo vetëm thjesht individë të saj.

Tashmë janë gjithçka, të gjitha fijet të çojnë te kryeministri. SPAK-u ka arritur në këtë konkluzion. Vetë dy organizmat politikë për fat të keq, edhe SPAK-u edhe kryeministri, janë tashmë në një lojë për jetë a vdekje, për mbijetesë njëri me tjetrin. Nuk mund të mbijetojnë të dy bashkë.

Është bërë, ka arritur pika e moskthimit, është kërkuar urdhër arresti për Belinda Ballukun, është kapur, është marrë e pandehur, është kapur për së dyti duke kryer vepra të tjera penale, siç është shpërdorimi i detyrës, prishja e provave apo intimidimi i dëshmitarëve apo pengimi i drejtësisë. Kjo të çon direkt menjëherë, ë, veçanërisht në mënyrën se si po sillet një kopeleshë dhe parlamenti me këtë histori, të çon në nxjerrjen e urdhrave të arrest dhe marrjes së përgjegjësisë penale për sh, minimalisht për shpërdorim të detyrës të kryetarit të Kuvendit, kryeministrit të Shqipërisë dhe të gjithë anëtarëve të komisionit të Këshillit të Mandateve, Këshillit të Mandateve të Parlamentit, të cilët nuk po mblidhen dhe po zvarrisin situatën.

Unë mendoj që zullum më të madh thash e lëmë sikur të ishte hapur në një shoqëri normale, më duket se prokuroria që e ka bërë vetë qeveria, që nuk e donte opozita, që është armiqësore me opozitën, më duket se ka mbërritur deri tek zëvendëskryeministri.

Zëvendëskryeministri nuk do të mund të mbërrinte të gdhinte mëngjesin në detyrë. Qeveria merr ca masa dhe minimalisht pra i shkon nga mbrapa gjë se po, drejtësia është e pavarur. Në fund fare po doli i pastër, hajde siç thamë për Saimir Tahirin dhe për shumë të tjerë. Jo. Nuk e ka këtë luks.

Prandaj themi që është kilometri i fundit. Mbas kësaj çfarë do të ndodhë? Në qoftë se nesër del një urdhër arresti apo merret i pandehur qoftë dhe në gjendje të lirë vetë kryeministri Edi Rama. Do të vazhdojmë të jemi në këtë mënyrë se këtu jemi. Në paradhomën e Edi Ramës është urdhri i arrestit.

Është tek Belinda Balluku. I ka vënë gjoksin dhe thotë jo, nuk jua lëshoj. Merruni me të gjithë të tjerët por nuk jua lëshoj. Këtu jemi sigurisht në kilometrin e fundit mendoj unë. Dhe nga pikëpamja politike, dhe nga pikëpamja morale, po mbi të gjitha nga pikëpamja institucionale, është një rebus, një tilt, ë, tension jashtëzakonshëm, zullumi i trashur siç thatë ju, që është vërtet në pikën e këputjes.

Ajo që ne presim, dhe që për fat të keq nuk ka faj dhe populli kur e dëgjon, është në një fluks të tmerrshëm propagande, njerëzish të paguar nga regjimi që, o shiko kështu do ta bëjë ky, do të vazhdojë ta bëjë këtë punë se e ka grurë me Trumpin.

Budallalliqe të dala nga goja e një kryeministri, Trump i besoi tha të lutem shumë, ma prit pak vajzën se mos, kjo ishte nëntekst, mos ma ngacmojnë në Shqipëri. Ivanka Trump është një nga gratë më të rëndësishme të botës, është 26 vjeç me nënë e tre fëmijëve. Kështu që me të tilla, unë nuk besoj se do të ketë’, u shpreh ndër të tjera deputeti i PD-së, Gent Strazimiri në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?