POLITIKE

"SPAK-u në duart e kryeministrit", Berisha: Nuk ka arrestuar ndonjë ministër të veçantë deri sot, vetëm ato që heq Rama

r.ll Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2024, 20:00
"SPAK-u në duart e kryeministrit", Berisha: Nuk ka arrestuar
pamje nga takimi

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve në selinë blu, ka akuzuar SPAK se është në duart e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, SPAK vepron ndaj atyre që cakton Rama. 

Kryedemokrati tha më tej se Prokuroria e Posaçme nuk ka arrestuar ndonjë ministër të veçantë deri më sot përveç atyre që ka hequr Rama nga detyra. 

Berisha foli sërish lidhur me kontrollet në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe biznesin e Ajola Xoxës. Te kjo e fundit, Berisha tha se agjentët gjetë një arkë me fatura. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Në qoftë se, ka patur njerëz, politikë sigurisht, në qoftë se, ka patur forcë politike që iu desh të kalojë një provë të ekzistencës, apo të mos ekzistencës së saj të vështirë, kjo është PD, e cila në një kalvar triumfoi më e fortë, më e fuqishme se kurrë, dhe triumfoi për faktin e vetëm se mbroi me guxim padiskutim një kauzë të drejtë. Mbrojtim me guxim ato vlera që janë sa hyjnore, aq dhe tokësore për njerëzit e lirë në mbarë botë, për forcat konservatore në mbarë botën.

Një mirënjohje të madhe edhe për partitë simotra të Eurpës, Amerikës, Azisë, Afrikës, e gjitha vendeve të botës, të cilat me rezolutat që votuan ndërkombëtarizuan me shpejtësi të rrufeshme kauzën tonë, betejën tonë. Dhe ofruan, shprehën mbështetje pa kushte, në kuptimin e asaj që reolutat e votuara prej tyre janë radiografia më besnike e narkoshtetit të Edi Ramës, por edhe e qëndresës së PD kundër këtij narkoshteti.

Të nderuar drejtues të PD, drejtues të qarqeve, degëve, kjo situatë në të cilën ne erdhëm, kjo shumëfishon përgjegjësitë dhe detyrimet tona. Shumëfishon përgjegjësitë dhe detyrimet në mënyrë që ne, në kushtet e reja të krijuara, për të mos thënë pastaj në kushtet që, ana kundërshtare është çdo ditë që kalon në damkosje më të madhe. Dhe kjo është një meritë tjetër, ua them unë ju, kjo është një meritë e jashtëzakonshme e opozitarizmit që ne bëmë.

Me gjithë këtë opozitarizëm, me gjithë këtë transparencë, me gjithë të vërtetat e mëdha që ne iu paraqitëm shqiptarëve, përsëri drejtësia e kontrolluar qendron e paralizuar. Por mitet që ngrihen mbi gënjeshtrën, nuk duhet të na trembin kurrë. SPAK-u është Skapi i partisë, më shumë se kurrë. Po, është ai Skapi në duart e Edi Ramës që ndërsen ndaj cilitdo që ai don vet.

Kur dëgjon rëndomë njerëz që thonë: po arreston ministra, në një kohë kur nuk ka arrestuar ndonjë ministër të veçantë, kurrë gjer sot, asnjë të veçantë. Imagjinoni ju, si ngritet miti i mashtrimit, miti mbi gënjeshtrën e mashtrimit. Ka arrestuar ish-ministra që i ka hequr Edi Rama. Përkundrazi, ajo që po zhvillohet këto ditë është turpi më i madh. Një ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti, e nxjerrin pa i treguar një mandat dhe asgjë. E zvarrisin në rrugë, e godasin tek kthehej në punë. Kurse, Velica i le tek dera dy orë, gjersa ultimatumet e Alban Dabullës shkojnë tek Edi Rama, se mezi shkuan: që po guxove një qime t’i prekësh Erion Velisë, do të nxjerr dosjen e Olsi Ramës, të Xibrakës. Është e vërteta.

Shkuan në galeri, çfarë nuk gjetën atje. Arka me fatura. Po çfarë faturash thoni ju? Fatura 300 mijëshe, fatura 500 mijëshe, fatura të pafundme. Po, po, dhe tani përpiqen t’i japin rrugës, nuk dinë ku t’i çojnë, përveç 220 mijë euro që përpiqen t’i korrigjojnë, t’i bëjnë 20 mijë. Salloni i masazhit me tajlandezë, etj. Pra, edhe kjo ka qenë një sukses i yni. Sepse ne, kemi bërë detyrën, asgjë më shumë, por ama i kemi bërë, nuk kemi futur gjë në sirtar ne, ua kemi plasur në fytyrë mbarë shqiptarëve, dhe kjo ka bërë që ata të përiqen të tregojnë sikur po bëjnë diçka.

Në këtë rrethanë, kur narkoshteti është më i diskretituar se kurrë, kur faktoi se ndenjat e këtyre njerëzve për qytetarët shqiptarë janë përçmimi, janë urrejtja. T’u marrin taksa shqiptarëve 8.2 miliardë euro, dhe prej këtyre taksave t’u japin pensionistëve 16 milionë euro, t’u japin të rinjve asnjë qindarkë, t’u japin fermërëve që janë 40% e popullatës 44 milionë euro. Nuk mund të ketë cinizëm dhe injorim më të madh ky që iu bën qytetarëve të vendit tënd.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan