
Monika Kryemadhi ka folur pas seancës së parë të gjyqit në themel, për të, Ilir Metën dhe të akuzuarit e tjerë. E futar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Kryemadhi ka bërë disa deklarata të forta, duke akuzuar për një proces të padrejtë dhe për një gjykatë shërbëtore të SPAK. Lidhur me Metën, Kryemadhi tha se nuk ka komunikim me të. Ajo tha se Meta ka pamjen e të burgosurit politik, ndërsa shtoi se edhe opozita nuk ka patur reagimet e duhura për procesin ndaj tyre, duke deklaruar se deputetët e opozitës janë sot më të pasurit.
Pjesë nga biseda:
Monika Kryemadhi: Sot ka filluar gjyqi në themel, paraprakja ka mbaruar ku u dha vendim, që të bëjë gjykata edhe hetim edhe vendim, që nuk ishte parë ndonjëherë, pasi në dosje mungojnë dëshmitarët kyç. Dy gjëra ka procesi i sotëm, nuk është se mungonte mamaj ime dhe avokati, por ajo ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe të ndarë nga çështja, gjykatësja kishte kapur që në deklaratën noteriale nuk ishte çështja e gjykimit të shkurtuar. Ishte një sebep për të pezulluar afatet Metës dhe për ta shtyrë pasi edhe prokuroria nuk ishte e gatshme. Nuk i njihen afatet e pezullimit dhe të burgimit. Nëse mungon avokati i zotit Meta po, por nëse mungon i pandehur tjetër s'ka punë. Këtu problemi qëndron te mënyra që nuk kemi proces gjyqësor që kërkojmë drejtësi por ne kemi as gjyq publik, ka probleme e gjithë dosja. Ka procedura që zvarrisin dhe e bëjnë shumë të vështirë të marrësh edhe provat që mendojnë se të bëjnë pis, ndërsa ato që të shfajësojnë nuk i kanë as në fashikuj.
Ylli Rakipi: Ti fole me Metën sot?
Monika Kryemadhi: Jo, jo nuk flas me zotin Meta. Kam zero komunikim. Flas vetëm në process gjyqësor, për të bërë mbrojtjen time. Është e vërtetë ajo që tha avokati, ai ka marrë fashikujt për CEZ-DIA, pasi edhe ajo është me artikuj gazete. Pjesa tjetër është marrëdhënia ime familjare me mamanë time, që pretendojnë se janë në bashkëpunim me zotin Meta. Kur unë kam hequr mitrën, dhe kam paguar 5 mijë euro cash, nuk i kam deklaruar, quhet bashkëpunim Meta me mua në këtë vepër penale. Ka absurditete qësharake. Edhe historia e kafazit, është normale, pasi zoti Meta e ka të nevojshme me avokatin, ka shumë komunikime. Për cështjen CEZ-DIA. Është e vështirë, nuk dëgjohet është xham 10 cm.
Çështja ka filluar në shkurt 2018, është historia kur fillon ndërtimi i SPAK. Me një zell të madh e ka marrë Altin Dumani, padinë e Rome Kara, dhe duke thënë do ta çoj Metën në burg, më zgjidhni kryetar të SPAK. E mbani mend fotografinë te hotel Butik, Altin Dumani me Ulsi Manjën, Ulsiu ishte anëtar komisioni, merrej me zgjedhjet që kontrollonte KLP. I kishin premtuar Altin Dumanit për tu bërë kryetar SPAK-u. U zgjodh Arben Kraja, pavarësisht nga kjo, zelli dhe arrestimi i Metës ka filluar në mars 2023. Arrestimi i Metës dhe Berishës kanë ardhur si premtim që i është bërë Yuri Kim. Ajo ka dashur të parqesë një CV të vetën në SHBA, për të thënë këta kanë qenë anti amerikanë. Yuri Kim ka dekoruar Altin Dumanin me certifikatën e Anthony Blinken. Pasi Blinken u shpall non grata nga qeveria e re, u arrestua edhe Erion Veliaj, për të thënë kam arrestuar pro soros dhe anti soros. Nuk ka proces gjyqësor të drejtë dhe të barabartë. Aty thotë kam bërë korrupsion, pse kam kërkuar të porosis shtëpi, e kam parë në korrik, dhe në shtator e kam anulluar. Më thonë pse nuk e ke deklaruar. Çfarë të deklaroj? Më akuzon që ligji i minierave, e ke marrë si premtim për këtë ligj, kur këtë ligj e ka propozuar Edi Rama. Ligji nuk ka lidhje fare me biznesin që pretendojnë ata se ka përfituar. Më akuzon mua dhe nuk thërret kryesorët e hartimit të ligjit.
Edhe që nuk e nxjerrin Metën nga kafazi. Meta ka pamjen e një të burgosuri politik. Se janë marrë me çështjen e pamjes. Por Meta ishte pushkë sot me fjalimin që ka mbajtur. Çfarë ka ndodhur? Portugezi vrasës me pagesë, del 2 orë në ditë në ajrorje, Metën e nxjerrin 20 min. A po tentojnë ta zhbëjnë? Patjetër. Largimi i Metës nga politika dhe çmitizimi i tij, sot opozitarizmi është bërë biznesi më fitimprurës, deputetët më të pasur i ke në opozitë. Kënaqen se thonë duke mbajtur Metën në burg nuk merren me ne. Shiko reagimet dhe çfarë ndodh.
Ylli Rakipi: A ndiheni ju të barabartë me palën tjetër, SPAK-un?
Monika Kryemadhi: Këtë pyetje duhet t'ja bëni gjykatës, gjykatësit janë shërbëtorët. Nuk kemi më gjykatë. Gjykata është SPAK. E dini cfarë ndodhi me Irena Gjoka? I tha avokatit tërhiqni masën e sigurisë, se do kthej dosjen mbrapsht, mungojnë dëshmitarët kyç. Adrian Shatku përmendet në dosje dhe nuk është marrë në pyetje. Meta cfarë provash do prishë? Nuk është në pushtet.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Prill22:06
Shkullaku: Meta po mbahet në kushte të rënda në qeli me urdhër të Edi Ramës
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka deklaruar se ish-presidenti dhe ish-kryeministri Ili...
POLITIKE
27 Prill21:56
Meta në kafaz, ish-gjyqtari: Nëse është tendencioze, e pafalshme, unë nuk do ta bëja
Ish-gjyqtari dhe avokati Shkëlqim Mustafaj u shpreh kategorikisht kundër futjes së ish-presidentit, Ilir Meta në kafazin e qelqtë gja...
POLITIKE
27 Prill21:35
‘Meta brenda kafazit, denigrim’, Bushati: SPAK-GJKKO në seanca me dyer të mbyllura, të aftë të bëjnë krime
Shfaqja e fundit publike e ish-presidentit Ilir Meta, i cili u paraqit në seancën gjyqësore brenda një kafazi xhami, për analistin Andi...
POLITIKE
27 Prill21:34
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës/ Bregu: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk e bën kohën e nevojshme të ajrimit
Ilir Meta prej 18 muajsh ndodhet në paraburgim dhe pamjet e fundit publike të tij ishin ato të arrestimit më 21 tetor 2024. Por ish kreu i s...
POLITIKE
27 Prill20:07
Berisha: Ramën e mbron vetëm mafia, shqiptarët po blejnë jashtë për shkak të kostos së lartë të jetesës
Lideri i demokratëve Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj Ramës, duke deklaruar se ai ‘mbrohet vetëm nga mafia’, ndërsa ...
POLITIKE
27 Prill18:55
"Ne kemi rrëzuar shpifjet antishqiptare të lobistëve të korruptuar"/ Berisha: Pengmarrja është kulturë e Edi Ramës dhe jo e shqiptarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se pengmarrja është kulturë e Edi Ramës dhe jo e shqiptarëve. Gjatë fja...
POLITIKE
27 Prill18:51
Sa e ndryshoi burgu Ilir Metën
Edhe pse izolimi i gjatë e ka ndryshuar dukshëm në pamje fizike, Ilir Meta në thelb mbetet i njëjti, me të njëjtat akuza, t&e...
POLITIKE
27 Prill18:47
Pamja e Metës u bie në sy të gjithëve, ish-ministri reagon ashpër: Arrestimi i tij është ndëshkim, jo izolim për hetim
Ish-ministri i Drejtësisë dhe një nga bashkëpunëtorët e hershëm të Ilir Metës, Ylli Manjani ka bërë nj&eu...
POLITIKE
27 Prill18:38
Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin
Vetëm pak orë pas seancës së parë të gjyqit në themel, ish-presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë t...
POLITIKE
27 Prill18:34
Berisha: Protesta e 8 majit ka të bëjë me farsën elektorale dhe mbrojtjen e vjedhjeve nga Rama
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me drejtuesit e rinj të degëve është shprehur se, në qendër t...