POLITIKE

'Standarde të dyfishta'/ Abilekaj: Karçanaj kërcënon dëshmitarët e lirë, drejtësia mbron zyrtarët e pushtetit

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Maj 2026, 17:14
'Standarde të dyfishta'/ Abilekaj: Karçanaj

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, gazetari Enton Abilekaj u shpreh se rasti i ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, po nxjerr edhe një herë në pah standardet e dyfishta të drejtësisë së re dhe mbrojtjen politike që,  vazhdojnë të gëzojnë zyrtarët e lidhur me pushtetin.

Abilekaj theksoi se, megjithëse dosja e AKSHI-t përmban akuza të rënda për bashkëpunim me krimin, intimidim dëshmitarësh dhe abuzim me detyrën, Karçanaj po trajtohet me lehtësi nga gjykatat, ndërsa pas daljes nga arresti ajo ka vijuar publikisht presionin ndaj dëshmitarëve të çështjes.

Abilekaj: Shiko, vendimi i gjykatës është një vendim i papritur për të gjithë ata, për të gjithë ne, po them, që i kemi hequr dyshimet e një drejtësie të pavarur. Pra, besimin te një drejtësi e pavarur. Pra, nuk besonte njeri që do të kishim një vendim të drejtë për një gjyqtare të GJKKO-së, e cila prej kohësh ka qenë e privilegjuar, SPAK-ut dhe GJKKO-së, gjithë njësisë së posaçme anti-korrupsion, dhe e privilegjuar pa arsye, pa arsye në kuptimin pa arsye ligjore, sepse me arsye politike shpjegohet gjithçka. Dhe sot ne kemi një vendim i cili i ngjan shumë një drejtësie.

Pra, ka, është i bazuar në ligj. Është i bazuar në kërkesat elementare ligjore dhe mund të na japë shpresën që mund të kemi një proces transparence minimale dhe pastaj një proces ligjor me një vendim të duhur, që të jetë pro ose kundër nuk ka rëndësi, sepse nuk i japin aty vendimet, por, duke, më në fund do të kemi një proces, kjo është e rëndësishme. Dhe ky proces ishte minimumi që mund të bënte drejtësia. Sot pra, ky vendim është për t’u përshëndetur dhe, megjithëse na gjen kështu, jo gati, është vërtet një vendim që jep shpresë se mund të ketë drejtësi në këtë rast. Pastaj ne e dimë se ku është përfshirë Irena Gjoka, në cilat dosje është përfshirë dhe se si shpjegohej që një pjesë e SPAK-ut dhe e GJKKO-së ishte gjithmonë në favor të saj, edhe një pjesë e KLGJ-së ishte në favor të saj, ose e gjithë KLGJ-ja,, ndërkohë që ajo ushtronte detyrën e ndikuar politikisht dhe për arsye politike.

Të them të drejtën, është pak e çuditshme. E kam shpjeguar edhe më përpara. Kjo që po ndodh në drejtësi, në fakt tregon që reforma ishte totalisht e paplotë. Mund të themi që është e dështuar, se rastet e veçanta që na japin pak optimizëm të përkohshëm, në fakt edhe fundin nuk e kanë të mirë.

Për shembull, ne themi, shumë mirë që, u çel dosja e AKSHI-t, u hap. Dosja e AKSHI-t është një dosje e turpshme për Shqipërinë, është një dosje kriminale, apo jo? Patjetër. Është një dosje ku tregohet se si një zyrtar i nivelit më të lartë të shtetit, që ka në dorë të dhënat e qytetarëve, bashkëpunon me krimin për të marrë peng njerëz. Dhe ky zyrtar i lartë i shtetit, ndër më të lartët e shtetit, që bashkëpunon me krimin, që ka shtëpi të padeklaruara, që ka pasuri të padeklaruara, që i merr nëpër shishe vere paratë, që jep tendera dhe nuk dinë si t’i justifikojnë edhe thonë “ne blejmë çokollata”. Dhe pastaj marrin peng edhe njerëz, kur shkon përpara drejtësisë, shkon me sigurinë që nuk do të ketë asnjë masë të rëndë ndaj saj.

Shikoni Mirlinda Karçanaj. Mirlinda Karçanaj, ishte në arrest shtëpie dhe vendosi të qëndronte në një shtëpi me qira dhe jo në asnjë nga shtëpitë e veta, që ta përdornin politikisht këtë, dhe shkon në Gjykatën e Lartë, ku e pret me krahë hapur Ilir Panda, një ish-gjyqtar, një ish-zëvendësministër i Drejtësisë ky, ish-nënkryetar i KLD-së, i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dikur. Një njeri që duhet të kontribuonte në drejtësi ose duhet të rrinte për të kontribuar në drejtësi siç duhej, ose duhet të largohej nga vetingu ose nga dëshira. Por ai reflekton të gjithë të shkuarën e vet në drejtësi dhe në politikë, duke marrë një vendim si ai që mori për Mirlinda Karçanajn, që ta largonte nga arresti i shtëpisë dhe ta bënte detyrim paraqitje.

Masë detyrim paraqitje për një zyrtar të lartë që akuzohet se kërcënon dhe merr peng biznesmenët në grup të organizuar kriminal, grup të strukturuar kriminal, se intimidon dëshmitarët që janë në rrugëve e të tjera e të tjera, është një skandal i jashtëzakonshëm, ë? I njëjti gjyqtar që Ilir Metën e mban në burg, ë, kur është si senator në Gjykatën e Lartë, në kolegje, e mban në burg sepse ka frikë se Meta do të trembë dëshmitarët e “2 me 12”-ës.

Pra, dhe çfarë ndodh? Dakord, u lirua Mirlinda Karçanaj. Po Mirlinda Karçanaj del në televizion. Dhe nga televizioni, Mirlinda Karçanaj intimidon një nga dëshmitarët kryesorë të çështjes dhe i thotë “ti je fajtori për atë që ka ndodhur në AKSHI”. Pra, lirimi me kusht, detyrim paraqitje që i ka bërë gjyqtari, del publikisht, qartësisht që është një lirim i padrejtë. Që duhet të anulohej urgjentisht që në momentin që ajo, nga televizioni, kërcënon një nga dëshmitarët e çështjes. Por askush nuk flet.

Mirlinda Karçanaj shkoi prapë sot në detyrim paraqitje, nuk u foli fare gazetarëve, vazhdoi me trimërinë që e karakterizon pas mbështetjes politike që ka marrë, dhe asgjë nuk ndodh. Pra, dhe ne këtu themi, a ka drejtësi minimale ky vend? Po të ishte ai dëshmitar, si do të ndihej ai dëshmitari i drejtësisë që ka dëshmuar, ka marrë guximin minimalisht të dëshmojë diçka nëpër AKSHI-n, sot që ajo e ka kërcënuar publikisht dhe vazhdon të lëvizë e lirshme nëpër Tiranë?

Kjo tregon që ne kemi gjithë iluzionin që krijohet për dosjen e AKSHI-t, që u mor dhe po hetohet si një dosje shumë e rëndë, që nuk po pyesim për lidhjet që kanë me pushtetin e të tjera e të tjera, në fakt nuk është e vërtetë. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?