POLITIKE

'Standarde të dyfishta', Kalaja: SPAK mbron Ramën e Veliajn dhe persekuton opozitën

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Prill 2026, 17:08
'Standarde të dyfishta', Kalaja: SPAK mbron Ramën e Veliajn

Adriana Kalaja, avokate, e ftuar në edicionin informativ të lajmeve me Edvin Parrucën, ka denoncuar drejtpërdrejt kreun e SPAK, Altin Dumani, për përdorim të institucionit në funksion politik.

Ajo deklaroi se drejtësia po vepron me standarde të dyfishta, duke mbrojtur zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe duke goditur opozitën. Sipas saj, Kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj po përfitojnë nga zvarritje të qëllimshme të hetimeve dhe manovra procedurale. Kalaja theksoi se dosjet po kalohen nga një institucion në tjetrin për t’u çuar drejt parashkrimit dhe për të shmangur përgjegjësinë ligjore.

Në të kundërt, ajo u shpreh se ndaj figurave të opozitës ushtrohet presion dhe masa të menjëhershme represive. Avokatja ngriti shqetësimin për mungesë transparence dhe shkelje të rënda procedurale në trajtimin e kallëzimeve. Sipas saj, kjo situatë dëshmon se drejtësia po përdoret si instrument politik në funksion të pushtetit.

Pjesë nga deklarata:

Duhet të jenë gjyqtarë me karakter, gjyqtarë me integritet moral dhe profesional, sepse, për shembull, nëse jemi në një botë tjetër paralele, çfarë do të ndodhte në një vend ku funksionon drejtësia: dëshmitari që ka vënë në lëvizje, me fakte të rreme, me mashtrime, organin e akuzës dhe, së fundmi, gjyqësorin, dhe që kanë persekutuar liderin e opozitës, ka seanca gjyqësore që është arrestuar në mes të sallës, për dëshmi të rreme. Po. Pra, në këto kufij jemi.

Ju shikoni se çfarë frike kishte të përballej; rrethoi gjithë gjykatën sot, se kishte frikë nga njerëzit. Pse kanë frikë nga njerëzit këto? Shkova në orën 11:00 unë në SPAK. Nuk pata frikë as nga njerëzit; nuk kam frikë të dal nga mëngjesi deri në darkë. 95 kallëzime penale kam bërë ndaj këtyre. Nga kush kanë frikë këto? Këto kanë frikë nga bandat. Nuk i gjejnë gjë nga njerëzit këta. Madje, njerëzit shumë tolerantë po bëhen.

Dhe kemi këtë pastaj, kemi këtë absurditetin e Altin Dumanit dhe dumanëve të tjerë. Eh, për mua, këto janë mafiozë, banditë me toga të zeza, që ish-kryeministrin, apo dhe ish-presidentin, zotin Meta, i hetojnë këto, i mbajnë edhe në masa represive, i torturojnë edhe në mënyrë çnjerëzore dhe, ndërkohë, kur vjen fjala për Edi Ramën, siç është rasti i grabitjes së tokës në Surrel, apo për Erjon Veliajn, rasti i sotëm, Altin Dumani, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, por patjetër me dyshime të forta se prapa kësaj fshihen përfitime interesash të paligjshme, e delegon në Prokurorinë e Tiranës.

A ka shqiptar që të mos ketë fare kualifikim juridik që të kuptojë që kompetente për të hetuar një kryeministër apo një kryetar bashkie qenka Prokuroria e Tiranës? Po për çfarë u ngrit SPAK-u? Dhe, ndërkohë, ne kemi një rast precedent të rrezikshëm, siç është rasti i Edi Ramës dhe i familjarëve të tij, Engjëll Agaçit dhe shumë të tjerëve, për rastin e tokës në Surrel.

Kur bëri të njëjtën gjë SPAK-u me Altin Dumanin, Prokuroria e Tiranës nuk e ktheu, pra e shkelën edhe ata ligjin, dhe kur Gjykata e Tiranës mua më dha të drejtë, çuditërisht kjo çështje në SPAK i shkon Irenës me disa mbiemra. Dhe çfarë bëri? E kaloi për kompetencë. Pra, po flas më shumë për anën proceduriale, që të mos e lodh publikun me fakte, sepse i thanë edhe kolegët e mi më përpara.

Dhe çfarë bëri Gjykata e Lartë? Sepse Irena me disa mbiemra, ndërkohë që kishte futur në arrest politik zotin Berisha, ndërkohë kishte dënuar zotin Fredi Beleri, ndërkohë kishte dënuar, ose ishte në gjykim Fatmir Mediu, ndërkohë që po bënte, po priste pazarin e radhës me Ilir Metën, por zotin Berisha, pra për një ish, mendonte që konfliktin e kompetencës ta arsyetojë Gjykata e Lartë. Dhe Gjykata e Lartë më dha të drejtë. Më tha që kompetente për këto raste, për këto subjekte, është GJKKO-ja. Kështu është edhe rasti i sotëm.

Pra, çështjen që unë kallëzova për Erion Veliajn dhe Alban Dokushin, po me emra të tjerë, se nuk kanë interes për publikun, SPAK-u, Altin Dumani, sepse për këtë dosje të Erjon Velisë nuk kishte urdhër si për dosjen e Enesti Angonit, që hetoi me themel, e kaloi për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës.

Dhe unë, gjatë gjithë kohës, i thashë Prokurorisë së Tiranës që ju nuk jeni kompetente për të hetuar kryebashkiakun. Prokuroria e Tiranës e pushon çështjen dhe, në Gjykatën e Shkallës së Parë, sërish Gjykata e Shkallës së Parë më dha të drejtë dhe tha: kompetente për këtë çështje është Gjykata e Posaçme. Dhe sot ishim, po, sot ishim pikërisht në këtë çështje.

Por, duke qenë përpara një fenomeni, në fakt edhe të rrezikshëm do të mendoja, dhe uroj që të jetë një gabim material dhe jo një indicie për t’i lënë gjërat që të lihen, të harrohen, të kamuflohen apo të mos marrë informacion publiku, mua më vjen një fletëthirrje për ditën e sotme dhe unë, përveç se e dija që gjyqin do ta bënte zonja Elsa Ulliri, për të cilën realisht unë kam konsideratë, por unë nuk dija as se për çfarë çështje bëhej fjalë, kush ishte numri i procedimit penal dhe çfarë kërkese kishte bërë organi i akuzës.

Prandaj unë sot u ngrita në seancë dhe i kërkova gjyqtares shtyrjen e seancës, sepse unë thashë: duke qenë kallëzuese në 95 kallëzime, nuk e di se për çfarë dosje bëhet fjalë. Dhe i kërkova që të marr masa që të përgatitem për seancën tjetër.

Dhe më e çuditshmja në këtë histori, për ironi të fatit, prokurori i çështjes ishte Olsi Dado, i cili më dha të drejtë në kërkesën time për shtyrjen e seancës, që unë të vij e përgatitur për pretendimet e mia lidhur me këtë çështje.

Pra, eh, më e pakta, më e pakta, ne kemi një shkelje të rëndë të ligjit dhe Kushtetutës, kemi një shpërdorim detyre të pastër, për të mos folur për përfitimet e interesave të paligjshme nga zoti Dumani.

Dhe pyetja që unë bëj sot: kush përgjigjet për këto vonesa tre deri në katër vite, pesë vite, që këto dosje shkojnë nga një gjykatë në një gjykatë, nga një prokurori në një prokurori, kush e mban përgjegjësinë?

Sepse, me të drejtë, edhe nga televizioni juaj, po edhe nga media dashakeqe, e them këtë, gjithmonë më kanë thënë: po ti nuk ke besim te SPAK-u, pse shkon prapë te SPAK-u? Unë shkoj te SPAK-u sepse SPAK-u është institucion i përcaktuar nga ligji për të depozituar unë kallëzimet penale ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë.

E dyta, ajo që ne kemi ruajtur me kallëzimet penale, të gjithë po e bëjnë kundër nesh SPAK-u, sepse ne çojmë kallëzimet penale për të mos kaluar në parashkrime të këtyre veprave penale, dhe këto ping-pongjet që bën Altin Dumani dhe dumanët e tjerë, çfarë tregojnë?

Duan që t’i kalojnë në kalendat greke, që të shkojë pastaj me përfundimin e turpshëm, amoral dhe të papërgjegjshëm, se antiligjor po e po, që mori po Altin Dumani për Irena Gjokën, duke thënë që vepra penale është parashkruar.

Pra, jemi në situatën kur asgjë nuk është e rastësishme; çdo gjë ka një qëllim kryesor, primar, dhe kjo është e para: që të shtyhen këto afatet për të shkuar drejt parashkrimit dhe, mbi të gjitha, duke bërë këtë kamuflimin që ne nuk marrim informacion se çfarë ndodh me dosjen, atëherë ata e kanë më të lehtë për t’i mbyllur gjërat dhe për të na njoftuar ne në momentin kur gjërat janë mbyllur.

Pra, siç ndodhi edhe me rastin e Irenës me disa mbiemra, sepse është e pafalshme që ti të thërrasësh për deklarime personin e akuzuar, personin që është vërtetuar që i ka bërë veprat penale, ndërkohë që ti e ke të regjistruar kallëzimin pa emër.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan