Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbajtur një takimi me studentët dhe pedagogët në selinë blu. Gjithashtu Berisha premtoi para studentëve dhe pedagogëve se me ardhjen e demokratëve në pushtet, do të hiqet mesatarja për pranimin në universitete. Po ashtu Lideri i opozitës u shpreh se studentët do marrin 200 euro çdo muaj si minimum jetik.
"E shfrytëzoj këtë rast të ftoj pedagogët e universiteteve, të mos harrojnë një moment, sëmundja më e keqe e intelektualit është konfirmizmi. Albert Ajnshtajni thotë diku, konformizmi ka fuqi shkatërrimtare më të madhe se bomba nukleare. Në kuptimin figurativ. Ndaj dhe ne, duhet që së bashku me studentët, të bëjmë gjithçka për t’i dalë kundër këtij regjimi. Të bëjmë gjithçka që këto muaj që kanë mbetur, me mosbindje civile, t’i dridhim themelet e tij. Fuqia e universiteteve dhe studentëve është e jashtëzakonshme. Nuk ka institucione të tjera një komb që mund të transformojnë më shumë se sa studentët dhe universitetet. Ndaj dhe këto kohë, le të jenë kohët e tronditjes më të madhe të këtij regjimi.
Është radha jonë, ne do ta fitojmë këtë betejë. Kjo diktaturë nuk ka të ardhme. Europa provoi për herë të parë në histori narkoshtetin dhe narkodiktaturën. E përcolli me indiferencë, por tani ky është një realitet i hidhur që duhet të shpëtojmë ne dhe Europa prej saj. Ndaj dhe, duke u garantuar ju se programin e arsimit të lartë, do e hartoni ju me ekspertizën më të mirë, dhe se qeveria e PD do bëjë gjithçka për zbatimin e saj, rikthimin e universiteteve në qendra të fuqishme kërkimore dhe shkencore, heqjen e diskriminimit, ndëshkimit në pranimet universitare me të ashtuquajturën mesatare. U ndëshkuan të gjitha zonat e varfra të vendit, kjo merr fund.
Nga vitet ’80 të shekullit të kaluar e në vazhdim, vendet e lira i kanë të hapura dyert e universiteteve për fëmijët e tyre. Kjo është e vërteta. Po këta kanë një mendësi, çfarë t’u thuash mendësisë së tyre... Po të shkosh të marrësh të gjithë gjimnazet periferike, e kanë nën 6.5 mesataren. E privon arsimin nga njëri nga funksionet bazë që është edhe lufta kundër varfërisë. E privon nga funksion, midis të tjerash. Ndaj këto kohë që kanë mbetur, le të jenë kohë beteje për të vërtetat që ne besojmë. Betejë për t’u dhënë shqiptarëve sistemin arsimor më cilësor të mundshëm në kushtet e këtij vendi. E njëjta gjë për shëndetësinë, por sot jemi te arsimi.
Ndaj dhe i ftoj edhe gjimnazistët, të mos harrojnë se në vitin e ri universitar, pa mesataren e partisë. Të hapura dyert. Dhe jo vetëm kaq, po minimumi jetik do aplikohet për çdo student, 200 euro. Karta e studentit do të pasurohet me një seri lehtësirash të tjera. Ne, siç kam deklaruar këto ditë, do të fusim gjerësisht në përdorim kartën e konsumatorit për të rikthyer TVSH-në pensionistëve, rrogëulurve dhe atyre që janë në nevojë.
Por studentët nuk mund të mos jenë përfitues si këta të tjerët," tha Berisha.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike do ta konsiderojë arsimin si çështjen më serioze të kombit...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në Bruksel një takim me stafin ushtarak dhe civil të Shqip&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbajtur një takimi me studentët dhe pedagogët në selinë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me studentët dhe pedagogët tha se kryem...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në Bruksel një takim me stafin ushtarak dhe civil të Shqipër...
Bislimi BRUKSEL- Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi ka konfirmuar se është arritur dakordësi për zbatim të plotë t...
takimi BRUKSEL- Takimi trepalësh mes emisarit special të BE-së Miroslav Lajçak dhe dy kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm e të NATO-s Mark Rutte në Bruksel. Me anë...
GJERMANIA- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një takim me shqiptarët n&eum...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka folur për zhvillimet më të reja brenda Partisë. Demokratike. S...