
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar nga policia ndaj protestuesve paqësorë përpara Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm dhe në kundërshtim flagrant me standardet demokratike europiane.
Në një postim publik, Tabaku thekson se protesta është një e drejtë kushtetuese dhe jo një krim, ndërsa qytetarët që prej ditësh protestojnë paqësisht nuk kanë kërcënuar dhe as kanë dhunuar askënd, por kanë ushtruar një të drejtë themelore të garantuar nga Kushtetuta.
Sipas saj, reagimi i qeverisë me dhunë ndaj qytetarëve tregon frikë nga zëri i popullit dhe një keqpërdorim të forcës shtetërore për të heshtur protestën. “Në Europë policia mbron protestën, nuk përdoret për të rrahur qytetarë paqësorë. Kjo që po ndodh nuk është standard europian,” nënvizon Tabaku.
Duke paralajmëruar pasoja serioze për shtetin e së drejtës, Kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut thekson se kur pushteti ngre dorë kundër qytetarëve, shteti ligjor pushon së funksionuari dhe vendi rrëshqet drejt një modeli autoritar. Ajo e lidh këtë sjellje me korrupsionin e thellë të qeverisjes, duke e cilësuar dhunën si shprehje të një pushteti të dobët dhe të frikësuar.
Reagimi i Tabakut vjen në një moment tensioni të shtuar politik dhe social, ndërsa opozita dhe shoqëria civile kërkojnë respektimin e lirive themelore dhe ndalimin e përdorimit të forcës ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese.
Reagimi i plotë
Protesta nuk është krim. Është e drejtë kushtetuese.
Qytetarët që protestojnë paqësisht përpara Kryeministrisë nuk kanë kërcënuar askënd. Nuk kanë dhunuar askënd. Nuk kanë shkelur ligjin.
Shteti ishte ai që reagoi me dhunë. Jo sepse u provokua. Por sepse u tremb.
Në Europë, policia mbron protestën. Këtu, policia u përdor kundër qytetarëve. Kjo nuk është Europë.
Kur pushteti godet qytetarët që flasin, shteti ligjor pushon së ekzistuari. Ajo që mbetet është një regjim i dobët, i frikësuar, i kapur nga korrupsioni.
Një pushtet që rreh qytetarët nuk është i fortë. Është i dëshpëruar.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
5 Janar09:49
Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn në GJKKO, ky ishte shkaku
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 19 janar seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut të Tiran&...
POLITIKE
5 Janar09:32
Lapaj pësoi dëmtime në kokë pas përplasjes me policinë, ja si është gjendja e tij!
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për mediat lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, 4 janar, përpara godinës ...
POLITIKE
5 Janar09:24
Vasili: Rama si Maduro, sovraniteti nuk mund të jetë në duart e kriminelëve
Ish-deputeti Petrit Vasili, ka bërë një paralele të fortë mes qeverisjes në Shqipëri dhe situatës në Venezuel&eum...
POLITIKE
5 Janar07:53
Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj arrestimit të Maduros?
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shprehur reagime të përziera për sulmin e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë të...
POLITIKE
4 Janar23:09
Berisha: Mbështetja ndërkombëtare për opozitën shqiptare një thirrje për revoltë kundër narko-regjimit
Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shpërndarë një video nga k...
POLITIKE
4 Janar18:01
Erisa Xhixho fton qytetarët në foltoren e opozitës: Së bashku nesër para Kryeministrisë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke bërë thirrje p&eum...
POLITIKE
4 Janar17:38
PD i rikthehet protestave/ Bardhi: Vendos qytetari, jo pushteti, më 5 janar në shesh para Kryeministrisë
Partia Demokratika do t’i rikthehet protestave sic e kishte lajmëruar kreu i saj, Sali Berisha.
Në një postim në facebook, kryetari...
POLITIKE
4 Janar16:42
“Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor”/ Berisha mbështet protestën e Lapajt para Kryeministrisë
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me tensionet e krijuara në protestën e lëvizjes “Shqipëria B&...
POLITIKE
4 Janar16:15
VIDEO/ Berisha: Një fund i merituar i Maduros!
Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish, lidhur me kapjen dhe arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, gjatë një...
POLITIKE
4 Janar14:38
Arrestimi i Maduros/ Berisha: Podcasti i Ramës ‘Flasim’, të pagëzohet me emrin e ri ‘Heshtim’
Kryetari i PD, Sali Berisha ka ironizuar heshtjen e kryeministrit Edi Rama, lidhur me operacionin e forcave amerikane për kapjen e Presidentit të Ve...