POLITIKE

Tabaku: Shqipëria me perceptimin më të keq të korrupsionit në rajon

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2026, 10:14

Tabaku: Shqipëria me perceptimin më të keq të korrupsionit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim në selinë blu me eurodeputetin gjerman Michael Gahler, koordinator i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane. Në fokus ishin shqetësimet e opozitës për qeverisjen aktuale, aferat e korrupsionit dhe sigurinë kibernetike të vendit.

E pranishme në takime, deputetja Jorida Tabaku, theksoi se misioni i eurodeputetëve në Shqipëri tregon rritjen e mbikëqyrjes nga Parlamenti Europian.

Ajo nënvizoi se raporti dhe rezoluta e ardhshme për Shqipërinë do të vendosin theksin te lufta kundër korrupsionit, standardet zgjedhore dhe siguria kombëtare, duke theksuar se integrimi nuk është “çek i bardhë” për qeverinë.

Tabaku theksoi se shqetësimet kryesore të ndërkombëtarëve lidhen me klimën politike, luftën kundër korrupsionit-duke kujtuar rënien e Shqipërisë në Transparency International-si dhe sigurinë kombëtare pas skandalit të AKSHI.

Sipas Tabakut, për ndërkombëtarët reformat zgjedhore duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të mos ndryshohen “në mes të lojës”, ndërsa çështjet e sigurisë mbeten jetike për angazhimet e Shqipërisë në NATO.

Tabaku:

"Ka qenë një ditë e gjatë në fakt, por pozitive. Pozitive për faktin se një mision i komisionit të jashtëm, mbas një kërkese që ishte bërë që në korrik të vitit të shkuar, erdhi në Shqipëri për të parë situatën nga afër. Ne ishim me fat se të dy përfaqësuesit, si zoti McAllister dhe zoti Gahler, janë njohës të vjetër të rajonit, e njohin Shqipërinë. Zoti Gahler ka drejtuar njëkohësisht dhe misionin e vëzhguesve në përzgjedhje të parlamentit Europian në Shqipëri për 11 Majin, dhe është e thjeshtë të flasësh me njerëz të cilët e kanë informacionin në mënyrë të vazhdueshme dhe e dinë se çfarë ndodh. Është e vështirë kur ti flet, kur ke përfaqësues të cilët ndryshohen dhe nuk kanë interes për vendin. Po, ai grup i cili erdhi me nëntë eurodeputetë në Shqipëri, që tregon edhe angazhimin e Parlamentit Europian, po edhe atë që ne kemi thënë në vite që procesi i integrimit nuk është një visto dhe një letër e bardhë për të bërë çdo lloj gjëje dhe për të kaluar lumin.

Po do të ketë më shumë kontroll, do të ketë më shumë mbikëqyrje dhe ky ishte dhe rasti. Javës tjetër prezantohet në Parlamentin Europian raporti për Shqipërinë. Mbas raportit do të vijë një rezolutë. Pra është një proces i gjatë. Në fakt, këto marrëdhënie ndërkombëtare këtë kanë që produktin ti nuk e sheh dot menjëherë, por e rëndësishme është që Shqipëria është në qendër të vëmendjes, jo për arsyet që unë do kisha dashur.

Unë si shqiptare, ti si shqiptar, besoj kushdo si, si shqiptar do që vendi jonë të përmendet për mirë, por në këtë rast nuk ishte për mirë. Do të donim gjithashtu që e keqja të përmendej me emër. Ashtu do donim, të gjithë ashtu do donim. Është më mirë kur ti i di ku kush janë problemet për t'i zgjidhur ato, se është shumë e vështirë që të flasësh në teori e të bësh teori. Po në këtë rast unë besoj që edhe deklarata e zotit McAllister ishte shumë e qartë. Ishin tre fusha kryesore.

As unë, askush nuk merret me emra. Ne, për ne nuk ka rëndësi emrat, se ka ikur i pari, ka ikur e dyta, do vijë i treti, do ikin të gjithë me radhë, nuk ka asnjë diskutim kjo çështje që sot në, në qeveri ke vetëm kryeministrin që është që nga 2013-ta dhe të gjithë të tjerët i ke qeveri të pandehurve sot. Domethënë ky është ky është fakt.

Pra është, është fakt i njohur botërisht që sot ke një qeveri të të pandehurve dhe këtu nuk po flasim për emra, po këtu po flasim për një standard dhe unë besoj që ishte e qartë deklarata e zotit McAllister në këtë drejtim. Elementi i dytë lidhej me luftën ndaj korrupsionit, se Shqipëria ka rënë 11 vende në Transparency International. Me tre pikë është, është perceptimi më i keq për korrupsionin në të gjithë rajonin. Dhe pika e tretë lidhej me çështjen e sigurisë.

Shiko Flavio, Shqipëria ka pasur shumë probleme. Kemi bërë debat, jemi zënë me njëri-tjetrin në parlament, por NATO ka qenë e shenjtë. Kontributi jonë në NATO dhe çështjet e sigurisë kanë qenë të shenjta. Ajo që ndodhi me AKSHI-n, cënoi sigurinë kombëtare. Skandali i AKSHI-t ka kërcënuar sigurinë kombëtare dhe kjo ishte elementi i tretë që u përmend në konferencën për shtyp që ka ngritur alarmin dhe ka ngritur shqetësimin. Tani ti ke parasysh, një grup individësh që sot janë zyrtarisht një grup i strukturuar kriminal, jo se duam ne, por sepse kështu është akuza, kanë pasur mundësi, kanë pasur në dorë dosje të të tatimeve, dosje të gjyqësore, kanë pasur në dorë emërimin e gjykatësve në një çështje ose në një tjetër, kanë pasur në dorë të dhënat e TIMS-it, të dhënat personale të shqiptarëve. Tani kjo është një çështje përtej politikës së brendshme.

Kjo nuk është një tender i radhës. Kjo është një çështje sigurie kombëtare së pari dhe së dyti interesi kombëtar dhe së dyti është dhe një çështje e procesit të integrimit. Ti tash ti miraton një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale dhe bën përralla me një ligj dhe thua që unë kam standartin më të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale kur ndërkohë ti ja ke lënë të gjithë sistemet në dorë këtij grupi? Kjo është shumë e rëndë dhe kjo ishte dhe pika e tretë e deklaratës së zotit McAllister që unë besoj i preku problemet ashtu siç thua ti, aty ku, ku janë, me emër.

Ka qenë një kërkesë e kahershme që reformat të cilat prekin zgjedhjet të jenë të gjithë pranuara, të jenë me gjithë përfshirje. Ky rregull në fakt nuk është prishur kurrë në 34 vite nga askush që ka qenë në pushtet, përveç Edi Ramës. Ky rregull u prish në 2020-ën. Nuk kishim parë me të vërtetë asgjë akoma. U prish në 2020-ën nga qeveria socialiste se ti nuk mund të ndryshosh rregullat e lojës në mes të lojës.

Ti nuk mundet që të marrësh më shumë fuqi për veten duke prishur garën. Dhe garën elektorale e ka prishur mazhoranca socialiste. Për këtë arsye kërkesa e vazhdueshme për reformat, qoftë ajo zgjedhore, qoftë ajo territoriale, gjithëpërfshirëse, nuk është një dëshirë e një eurodeputeti, pavarësisht se ai sot është numri dy i Parlamentit Europian dhe është kryetar i Komisionit të Jashtëm, por është një kërkesë e procesit të integrimit. Besoj që ti e dëgjove dhe ne patëm edhe gjatë debatit dhe diskutimeve tona, ti e dëgjove që përsëriste herë pas here faktin që \klima politike, klima politike'. Edhe diskutimet tona që ne patëm ishin së pari për të përdorur institucionet dhe së dyti për hapësirën  e opozitës ne këto institucione."

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?