Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË - Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka komentuar sërish ditën e sotme taksimin e profesioneve të lira. Në një deklaratë për mediat Xhixho shprehet se që prej hyrjes në fuqi të kësaj takes 35% e biznesve janë mbyllur zyrtarisht.
Sipas Xhixhos kjo taksë është mekanizmi i radhës, që i shërben shpopullimit masiv të vendit, ndërsa bizneset që mbeten në treg detyrohen të rrisin çmimet e produkteve duke e zhvendosur koston e shtuar te qytetarët. Xhixho shton më tej se Gjykata Kushtetuese duhet të mbrojë së pari interesat e profesionistëve të lirë, duke anulluar këtë taksë mbi dijen, që sipas saj qeveria e ka gjetur si mekanizëm, për të mbushur gropat e krijuara nga korrupsioni.
Reagimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, prej 1 Janarit, taksa e re mbi profesionet e lira, u është ngarkuar si barrë mbi 29 mijë bizneseve në vend. Kjo taksë stimulon largimin e trurit, dhe dëmton në mënyrë të veçantë profesionistë shumë të kërkuar, si mjekët, avokatët dhe mbi 262 ekspertë të fushave të ndryshme.
Që prej hyrjes në fuqi të kësaj takse, Qendra Kombëtare e Biznesit ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje biznesi. Rreth 35% e bizneseve kanë mbyllur dyert zyrtarisht.
Në kushtet e rënies së fuqisisë blerëse, për shkak të krizës së çmimeve, të gjetur përballë një takse të re, të miratuar me forcën e kartonit, pa konsultim me ta, pavarësisht konsultimeve, profesionistët e lirë, shohin si të vetmen zgjidhje, mbylljen e biznesit dhe largimin jashtë vendit.
Kjo taksë është mekanizmi i radhës, që i shërben shpopullimit masiv të vendit, ndërsa me mijëra biznese mbyllen, ato që mbeten në treg, do të detyrohen që të rrisin çmimet.
Duke e zhvendosur koston e shtuar, tek qytetarët.
Këta të fundit të cilët do të përballojnë me vështirësi ekstreme dyfishimin e kostove të jetesës, do të detyrohen të paguajnë më shumë, për shërbimet që ofrojnë mjekët, juristët, dentistët, financierët, arkitektët, IT. etj.
Të tjerë profesionistë do ti drejtohen informalitetit, në përpjekje për t’i shpëtuar gjobës së re, që u ka vendosur qeveria. Në këtë mënyrë, informaliteti i ekonomisë shqiptare, I vlerësuar mbi 33% nga institucionet ndërkombëtare, do të vijojë të rritet.
Shqipëria ka performancën më të ulët në mbledhjen e të ardhurave publike, krahasuar me vendet e rajonit. Shqipëria mbledh 29.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa mesatarja e rajonit, është 38.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Por, kjo performancë nuk mund të përmirësohet, duke shtrydhur biznesin e vogël, ndërsa favorizohen haptazi, klientët e qeverisë. Kjo taksë që godet direkt shtresën e mesme, dëmton rëndë shoqërinë shqiptare.
Mijëra familje që humbasin burimin e të ardhurave, ndërsa numri I ofruesve të një sër shërbimesh, të domosdoshme do të tkurret. Janë 29 mijë biznese të profesionistëve të lirë, që preken nga taksimi në masën 15-23%.
Rreth 3 miliardë lekë më shumë të ardhura do të shkojnë në arkën e qeverisë nga kjo taksë. Kjo qeveri, që krijon lehtësira vetëm për klientët e vet, dënon me faliment bizneset e vogla, që paguajnë rregullisht detyrimet.
Qytetarët shqiptarë nuk mund të paguajnë, sa herë që qeverisë nuk I dalin llogaritë, dhe I duhen para, për të mbyllur aferat e saj. Këto para do të shkojnë në xhepat e klientëve të qeverisë, për konçensione, dhe inceneratorë që nuk kanë punuar një ditë të vetme.
Partia e Lirisë, është e bindur se një sistem taksimi I pabarabartë, I pandershëm në kushtet e krizës, do të dëmtojë rëndë jo vetëm biznesin e vogël, por dhe ekonomitë familjare të vendit.
Ndaj,Gjykata Kushtetuese duhet të mbrojë së pari interesat e profesionistëve të lirë, duke anulluar këtë taksë mbi dijen, që qeveria e ka gjetur si mekanizëm, për të mbushur gropat e krijuara nga korrupsioni.
Foto ilustruese MILANO- Kryeministri Edi Rama do të mbajë nesër takim e radhës me diasporën, konkretisht me emigrantët s...
Jorida Tabaku TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bojkotin ...
Grigels Muçollari TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari në një deklaratë p...
Edi Rama dhe Giorgia Meloni ITALIA- Gazetari italian Gerardo Greco autori i intervistës me kryeministrin Edi Rama, të publikuar ditën e djes...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme u kërkoi emigrantëve që ta p...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme shpopullimin dhe ikjen masive të të rinjve nga vend...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbësht u është drejtuar...
Niko Peleshi TIRANA- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale tha sot së bashku me kompani...
Leonard Hide TIRANA- Kreu i Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dërguar për hetim të thelluar në Prokurorin&e...
Edi Rama TIRANË - Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA) ka reaguar pas takimit që zhvilloi kryeministri i vendit Edi Rama pa...