Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme shpopullimin dhe ikjen masive të të rinjve nga vendi. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha shprehet se përgjegjës për këtë sipas tij është Rilindja.
Sipas Berishës krahasuar me kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike, shifrat e emigrimit janë rritur ndjeshëm. Berisha shprehet se qeveria e Ramës sipas tij e ka boshatisur Shqipërinë. Ai shton se vendi ynë po përballet me shpopullimin apokaliptik të 35% të popullsisë në 10 vite, ndërkohë që Rama deklaron se Shqipëria është në ditët e saj më të mira.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur shqiptarë dhe shqiptare, në diasporë, emigracion dhe kudo që jeni. Flitet shpesh për rëndësinë e ndihmave, remitancave tuaja. Por nuk flitet aq sa duhet se këto remitanca janë vuajtje, gjaku, djersa, mundi dhe sakrificat tuaja. Sepse kjo ishte kosto që paguat kur morët përsipër largimin masiv nga dheu ynë në vitin 1991. Prandaj kur flitet për remitancat, ato nuk janë vetëm ndihma për të afërmit tuaja, ato janë një kontribut dashurie që i paguani Shqipërisë, sepse ndonëse keni ikur, keni ndërtuar jetët tuaja larg saj, ëndrra juaj vazhdon për një Shqipëri demokratike, për Shqipërinë, të bukurën e dheut.
Ëndrra vazhdon për një Shqipëri të integruar në BE. Ëndrra vazhdon për Shqipërinë që së bashku vizionuam 33 vite më parë. Një ëndërr kjo, që për hir të së vërtetës, në qeverinë e Partisë Demokratike, për të parën herë, u bë e prekshme. Propaganda e Edi Ramës, thotë se largim masiv të shqiptarëve ka patur edhe gjatë qeverisë së Partisë Demokratike. Por e vërteta është se ato vite, statistikat tregojnë një popullsi gjithmonë në rritje, ndonëse atë kohë njerëzit lëviznin lirshëm dhe vizat u liberalizuan.
E vërteta është se në ato vite, shumë shqiptarë që ikën me eksode, po ktheheshin. Shqipëria ato vite ishte e populluar, e re në moshë, besimplotë, energjike, e etur për fitore. Ndërsa sot Shqipëria me Edi Ramën në krye është e boshatisur, e plakur, e topitur dhe e dorëzuar. Qytetare dhe qytetarë shqiptarë, në diasporë, emigracion dhe kudo që jeni, mos harroni se fjala shpopullim, kryefjala e ditëve të sotme, nuk ishte dëgjuar ndonjëherë në qeverinë e Partisë Demokratike. Por pas vitit 2013, njësoj sikur nga varri të ishte ngritur fantazma e Enver Hoxhës, një valë tjetër eksodi nisi për shqiptarët. Vala më e madhe në gjithë historinë e kombit shqiptar. Në 10-vjeçarin e Rilindjes, si një sëmundje e egër që rishfaqet, u përballëm sërish me pamjet e gomoneve dhe refugjatëve. U përballëm me numrin më të lartë të të rinjve që largohen, pas Sirisë. U përballëm me shpopullimin apokaliptik të 35% të popullsisë në 10 vite. Të gjitha këto, në një kohë që Edi Rama me tallje dhe përbuzje, thotë se Shqipëria është në ditët e saj më të mira.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbësht u është drejtuar...
Niko Peleshi TIRANA- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale tha sot së bashku me kompani...
Leonard Hide TIRANA- Kreu i Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dërguar për hetim të thelluar në Prokurorin&e...
Edi Rama TIRANË - Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA) ka reaguar pas takimit që zhvilloi kryeministri i vendit Edi Rama pa...
Foto nga takimi TIRANA- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se Shqipëria duhet që...
Komisioni Hetimor TIRANË - Kryetarja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, bashkë me deputetët e k&eu...
Belind Këlliçi TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bër&eum...
Klevis Balliu TIRANË- Kordinatori rajonal i Tiranës për Partinë Demokratike Klevis Balliu ka dhënë një deklarat&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabak për mes një reagimi në llogarinë...
TIRANË- Vajza e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Argita Malltezi ka publikuar disa dokumenta dhe fakte që sipas saj, Prokuroria ...