POLITIKE

Tatimi mbi vlerën e shtuar dhe rivlerësimi i pasurive/ Bozdo: Qeveria nuk e zgjidh problemin e informalitetit

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2025, 10:51

Tatimi mbi vlerën e shtuar dhe rivlerësimi i pasurive/ Bozdo: Qeveria

Deputeti i PD, Eno Bozdo, në një deklaratë për mediat tha se projektligjet e propozuara nga qeveria për faljen fiskale të bizneseve, tatimin mbi vlerën e shtuar dhe rivlerësimin e pasurive janë të papërgatitura dhe krijojnë mundësi për abuzime, duke rrezikuar barazinë ekonomike dhe transparencën.

Sipas Bozdos, amnistia fiskale e pakontrolluar, që lejon kompanitë të ndryshojnë bilancet kontabël në këmbim të një tatimi simbolik prej 5%, mund të përdoret si mjet për pastrimin ligjor të parave.

Bozdo theksoi se amendimet e Partisë Demokratike synojnë përjashtimin e sektorit të ndërtimit nga kjo skemë, dyfishimin e normës së tatimfitimit për sektorët e tjerë, rritjen e transparencës për bizneset që përfitojnë, lehtësimin e procedurave për fermerët dhe uljen e normës së rivlerësimit të pasurive për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Deputeti nënvizoi se këto ndryshime janë të domosdoshme për të parandaluar abuzime dhe për të përmirësuar klimën e biznesit në mënyrë të drejtë dhe të kontrolluar.

Deklarata e plotë:

Si dhe aspekti i dytë, atë të faljes fiskale duke lejuar kompanitë të ndryshojnë pa limit bilancet kontabël të tyre, në këmbim vetëm të një tatimi shtesë prej 5%. Pikërisht, ky aspekt i dytë është shumë problematik.

Është një amnisti fiskale e pakontrolluar, e maskuar në idenë e përmirësimit të klimës së biznesit. Ky mekanizëm, nëse do të lejohet në këtë mënyrë siç qeveria e dëshiron, ofron një mundësi të artë, në thonjëza, për pastrimin ligjor të parave në Shqipëri. Amendimet tona kanë të bëjnë me: Një, përjashtimin e kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit nga ky projektligj.

Si kompani që fitojnë shumë dhe shpeshherë në mënyrë spekulante. Këto kompani janë shumë fitimprurëse, pra nuk ka nevojë për favorizime dhe mbi të gjitha për faktin se askush, as administrata tatimore, qoftë edhe me vullnetin më të mirë të saj, nuk mund të kontrollojë dot periudhën e deklarimit të fitimeve. Me pak fjalë, një kompani ndërtimi e ka në dorë të deklarojë fitim mbi 18% për të përfituar pastaj një normë shumë të ulët prej 5%, sipas këtij projektligji.

Kjo do të përbënte shkelje të barazisë ekonomike dhe diskriminim për kompanitë e tjera. Dy, propozojmë për të gjithë sektorët e tjerë, me përjashtim të ndërtimit, që e kemi përjashtuar nga ky projektligj, për ndershmëri dhe trajtim, të këtyre bizneseve, normë tatimi 10% për çdo tatim fitim më të madh se shifra 18%, nga 5% që e ka propozuar qeveria. Pra praktikisht një dyfishim të normës së tatimfitimit. Shifra prej 10% është më afër normës reale të tatimit, duke ofruar në të njëjtën kohë incentivë të mjaftueshme për vetëdeklarimin dhe përmirësimin e klimës së biznesit.

Tre, propozojmë që çdo ndryshim i bilanceve në mënyrë retroaktive, mekanizëm ky që ofron projektligji, të jetë, pavarësisht shumës së ndryshuar, subjekt i organeve përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. Kështu do të sigurohemi që ky mekanizëm që ofron mazhoranca nuk mund dhe nuk do të përdoret për pastrimin e parave, pa mbajtur askush asnjë përgjegjësi, siç e parashikon varianti i qeverisë.

Projektligji për faljen apo shuarjen e detyrimeve të bizneseve ndaj administratës tatimore dhe doganore.

Për këtë projektligj amendimet tona synojnë: Një, së pari, transparencën e plotë të bizneseve të cilat përfitojnë nga kjo falje. Ky është një detyrim i pashmangshëm ndaj opinionit publik dhe bizneseve të tjera të cilat paguajnë taksat në mënyrë të ndershme. Nuk mashtrojnë dhe nuk i kanë borxh shtetit.

Për këtë ne kërkojmë që të publikohet lista me 3,000 bizneset më të mëdha që përfitojnë. Gjithsesi, asnjë biznes që përfiton falje apo shuarje prej 5 milionë lekësh, ndryshe 50,000 eurosh, nuk mund të mos bëhet publik dhe emri i tij do të publikohet në këtë listë. Dy, nga kjo falje, fshirje, nuk mund të përfitojnë kompani me të njëjtin pronar apo grup pronarësh, të cilët kanë në pronësi biznese të tjera aktive, që dalin me bilance pozitive, ose përfitojnë financime publike në formën e tenderëve dhe prokurimeve publike.

Projektligji për tatimin në vlerën e shtuarit. Ky projektligj mund të konsiderohet një hap përpara drejt njohjes së faktit se fermerët shqiptarë janë lënë nga qeveria socialiste tërësisht në mëshirë të fatit prej 12 vitesh tashmë. Norma e kompensimit 10% e propozuar në këtë projektligj, është e mirëpritur, por zgjidhja që jepet nuk është as e drejta, as e duhura.

Ky version i qeverisë ofron shumë pak për problemin kryesor që ka sektori, informaliteti shumë i lartë, rreth 80% e sektorit. Kështu, ky grup fermerësh, si ata që janë subjekt vetë i TVSH-së dhe lëshojnë faturë shitje, por dhe ata që janë biznese të vogla, jo subjekt i TVSH-së, si për shembull baxhot për prodhimin e bulmetit, në amendimet tona bëhen pjesë e kësaj skeme kompensimi. Sipas propozimit të qeverisë, këto dy grupe shumë të mëdha ishin jashtë skemës së kompensimit. Së dyti, amendimi ynë synon që fermerët të lehtësohen nga pikëpamja burokratike.

Kompensimi i tyre, ndryshe nga çfarë parashikon qeveria, duhet bërë çdo muaj, automatikisht, pa paraqitur asnjë kërkesë apo dokument, pasi është paraqitur në fillim të procedurës vetëm llogaria bankare e fermerit. Së treti, ajo që është më e rëndësishmja, ky projektligj nuk e formalizon sektorin. Ky projektligj nuk i fut të gjitha hallkat e prodhimit bujqësor dhe të shpërndarjes së prodhimit bujqësor në skemën e TVSH-së.

Për të realizuar këtë, si dhe për t'i dhënë zgjidhje përfundimtare formalizimit të tregut, subvencionimit të fermerit, furnizimit me çmime të ulëta, si dhe çështjes shumë të rëndësishme të sigurisë së produkteve konsumatore, ne paraqesim amendime përkatëse të cilat e realizojnë një gjë të tillë. Dhe i fundit, projektligji për rivlerësimin e pasurive. Ky projektligj e vendos normën e rivlerësimit të pasurive të patundshme në 5%.

Kjo është një normë shumë e lartë, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ne propozojmë këtë normë në nivelin e 2% për t'i dhënë mundësi të gjitha familjeve shqiptare, pavarësisht situatës së tyre ekonomike, të përfitojnë nga ky rivlerësim. Ju faleminderit.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 2 Dhjetor18:08

Pse Rama e hoqi maskën

Nga Andi Bushati Edi Rama është përfshirë në një kryqëzatë kundër drejtësisë për të mbroj...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?