Nga Belind Këlliçi:
Një video e publikuar nga gazetari Flamur Vezaj, tregon se si në shkelje të çdo rregulli, një bandë e lidhur me qeverinë bënte aheng në burg dhe posedonte çdo gjë që është e ndaluar dhe e paligjshme.
Çdo gjë që ata e kanë zakonisht kur janë jashtë dhe në liri, e kishin dhe në atë qeli. Telefona, alkool, lëndë narkotike dhe ushtarë.
Ky denoncim është në fakt konfirmim i asaj që njihet dhe ne e themi vazhdimisht, se grupet kriminale janë të lidhura me qeverinë dhe nuk i humbasin privilegjet edhe kur përfundojnë brenda. Brenda përfundojnë kryesisht për shkak të provave që sjellin agjencitë e vendeve partnere.
Por ka diçka që të bën përshtypje në reagimin e Drejtorisë së Burgjeve, pra të Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, pas këtij skandali. Kujdesi i tij për të vënë theksin se kjo ngjarje ka ndodhur para Janarit. Pra ka ndodhur, përpara se ai të bëhej Ministër…
Ai tregon me gisht se fajin e ka Lamallari, i cili, pas Ministrisë së Drejtësisë u gradua në Ministër i Brendshëm. Po të pyetet Lamallari, ai me gjasë do të thotë se ka ndodhur në kohën e Ulsiut. Ndërsa Ulsiu do ja pasonte paraardhësit.
Duke shkuar tek deviza e Edi Ramës, se dhe kjo ishte një tenxhere, dhe në fund si gjithmonë, fajin e ka Saliu! Mosmbajtja e përgjegjësisë, mohimi i realitetit dhe mungesa e reflektimit nuk i bën qeveritarët të duken as engjëj, as të pafajshëm.
Por i bën edhe më qesharakë, përpos se figurantë në një skemë të madhe, kur krimi që kishte koordinator në paradhomën e kryeministrit, patjetër se do të ketë privilegje edhe në burg, si pjesë e ndarjes dhe ushtrimit të pushtetit me Edi Ramën.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 Maj22:38
Protesta e 8 Majit, deputetja e PD Greta Bardeli: Në Shkodër për Shkodrën
Deputetja e PD-së në Shkodër, Greta Bardeli ka zhvilluar sot takime për të ftuar qytetarët që të marrin pjesë n&eum...
POLITIKE
2 Maj22:29
Zgjedhjet për kreun e PD Gramsh, shpallet kandidati fitues
Mbyllet procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kreut të degës së Partisë Demokratike në Gramsh. Procesi nisi në...
POLITIKE
2 Maj17:34
"Dy standardet e trajtimit", Cakrani: Kushtet e paraburgimit të Metës nuk respektojnë standardet ligjore
Në një intervistë për ‘Edicionin e Pasdites’ në Syri TV, avokati Kujtim Cakrani ka ngritur shqetësime serioze mbi traj...
POLITIKE
2 Maj15:39
SPAK kontroll në shtëpinë e Sokol Ballës
SPAK po ndjek një strategji hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke futur...
POLITIKE
2 Maj14:20
Këshilli Bashkiak i Pogradecit dyfishon tarifën e parkimeve, opozita kundër: Rëndon xhepat e qytetarëve, distancohemi nga ky vendim i të majtës!
Këshilli Bashkiak i Pogradecit në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë ka vendosur rritjen e tarifës së parkimit nga 50, n...
POLITIKE
2 Maj13:44
Mediu në IDU: Shqipëria në udhëkryq, korrupsioni sistemik dhe integrimi drejt BE i vonuar
Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, njëherësh dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Fatmir Mediu, de...
POLITIKE
2 Maj12:54
Berisha akuza Ramës për pasurinë: Shkarkoi drejtoreshën e ILDKPI se nisi hetimet
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për pasurinë, duke thënë se ka ndërtuar një kopsht privat në Surre...
POLITIKE
2 Maj12:23
“Energjia e Tigrave të Belindës 6 herë më shtrenjtë”, Gazment Bardhi thirrje SPAK: Ndiqni paranë! Një vit pas dorëzimit të dokumenteve…
Kreu i Grupit Parklamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka kujtuar se një vit më parë ka dorëzuar në Prokurorin&e...