POLITIKE

"Të dorëhiqet kryebashkiakja Emirjana Sako!" PD: KLSH ka zbuluar dhjetëra shkelje dhe ndëshkuar 39 zyrtarë

M.B. Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2024, 12:12

"Të dorëhiqet kryebashkiakja Emirjana Sako!" PD: KLSH ka

TIRANA- Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka bërë sot një deklaratë për mediat ku kërkoi dorëheqjen e kryebashkiakes së Durrësit Emirjana Sako pas raportit të KLSH-së.

Vangjeli tha sot se nga auditimi i 6 procedurave të prokurimit publik gjatë vitit 2022 me vlerë totale 5.2 milion euro, janë gjetur shkelje për përllogaritje të gabuar e fondit limit, hartim i kritereve për kualifikim të paargumentuara.

Ajo shtoi se janë skualifikuar padrejtësisht OE me ofertat më të ulëta, dhe janë kualifikikuar OE të shpallur fitues në mospërmbushje të kritereve të kualifikimit. Vagjeli tha se Bashkia Durrës, ka lejuar ushtrim aktiviti nga subjekte private në pasuri shtetërore pa Kontratë-Qiraje

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Denoncimet e vijueshme të PD për performacën e kryebashkiakes së Durrësit Emirjana Sako, i ka vërtetuar plotësisht Kontrolli i Lartë i Shtetit , i cili në raportin e fundit të auditimit (2024) ku vetëm për vitin 2022 ka identifikuar:

"Të dorëhiqet kryebashkiakja Emirjana Sako!" PD: KLSH ka

1. Bashkia Durrës, ka lejuar ushtrim aktiviti nga subjekte private në pasuri shtetërore pa Kontratë-Qiraje;

2. 34 raste ku edhe pse ka procesverbal konstatimi për ndërtime pa leje, nuk është vjiuar procedura brenda afatit për nxjerrjen e vendimit për “Prishje Objekti të Kundërligjshëm“ dhe vendimit për “Dënim me Gjobë“;

3. Nga 119 vendime për “Prishje e Objektit të Kundërligjshëm“, janë të ekzekutuara vetëm 25 vendime;

4. “Urdhërat e Ekzekutimit“ për prishjen e objektit të kundërligjshëm, nuk zbatohen duke vijuar me prishjen e objekteve me justifikimin se mjetet ekskavator mund të dalin jashtë përdorimit gjatë procesit të ekzekutimit

5. Vendime “Për Dënimin me Gjobë“ të pa likujduara.

6. Detyrime në vlerën 7.3 milion euro, dhe për pakësimet e tyre nga Bashkia Durrës nuk administrohet asnjë dokument për vlerën e pakësuar;

7. Kontrata qiraje të cilat nuk zbatohen por tejkalojnë hapsirat publike të përcaktuara në to duke sjellë mungesë të ardhurash;

8. Administrimi dhe mbledhja e taksave dhe tarifave vendore në mosrespektim të menaxhimit financiar dhe kontrollit;

9. Nga auditimi i 6 procedurave të prokurimit publik gjatë vitit 2022 me vlerë totale 5.2 milion euro, janë gjetur shkelje për përllogaritje të gabuar e fondit limit, hartim i kritereve për kualifikim të paargumentuara, janë skualifikuar padrejtësisht OE me ofertat më të ulëta, dhe janë kualifikikuar OE të shpallur fitues në mospërmbushje të kritereve të kualifikimit;

10. Nga auditimi i zbatimit të punimeve të ndërtimit të 7 kontratave për punë publike, me vlerë totale prej 2.8 milion euro, rezultuan punime ndërtimi të pakryera;

11. Përdorim pa efektivitet të fondeve në Bashkinë Durrës;

12. Taksat e ndikimit në infrastrukturë janë përllogaritur në mënyrë të parregullt;

13. “Depozitimi i mbetjeve urbane”, me vlerë të kontratës 2.8 milion euro pa tvsh , realizuar nga OE “Integrated Energy BV spv ” (për 12 muaj), rezultoi se në kontratë nuk ekzistojnë specifikime teknike të detajuara, nuk ka një peshore dhe as persona përgjegjës për peshimin e mbetjeve para transportit për në Landfill-in e Sharrës, duke mbartur riskun për shifra fiktive të ardhura nga Furnizuesi dhe për pagesa të pajustifikuara.

14. Bashkia Durrës, përfaqësuar nga titullari institucionit, si personi i ngarkuar nga ligji, nuk ka kryer ekzekutimin e Vendimit Gjyqësor të Formës së Prerë.

15. Titullari i Bashkisë Durrës nuk ka ngritur komision për nxjerrjen jashtë përdorimit të aktiveve, duke sjellë si pasojë moskryerjen e procedurës së nxjerrjes jashtë përdorimi dhe asgjesimit të aktiveve etj…

Për sa më lart KLSh ka dhënë :

– 7 masa për shpërblim dëmi;

– 7 masa për masa për uljen e borxhit tatimor;

– 3 masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike;

– 39 masa disiplinore duke filluar nga vërejtja deri tek largimet nga puna, por edhe largimi nga shërbimi civil.

Çfarë duhet të bëjë më tepër Emirjana Sako …..

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të KB së Durrësit Emirjana Sako dhe kërkon nga SPAK nisjen e hetimit për të gjitha shkeljet e identifikuara më lart.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan