POLITIKE

"Të mbyllet, po shpenzon para nga taksat e shqiptarëve"/ Sindikata e RTSH: Agron Shehaj e shkeli vijën e kuqe me median

r.ll Përditësimi i fundit 10 Prill 2025, 10:36
"Të mbyllet, po shpenzon para nga taksat e shqiptarëve"/
shehaj, rtsh

TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është shprehur në rrjetet e tij sociale se Radio Televizioni Shqiptar duhet të mbyllet pasi sipas tij nuk ndiqet. Shehaj shprehet se paratë për financimin e televizionit publik janë para të shpenzuara kot, ndërsa shton se me mbylljen e RTSH-së, do të kurseheshin 30 milionë euro në vit.

“Një televizion publik që nuk e shikon askush, nuk e ndjek askush, dhe nuk ka asnjë ndikim real,shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat tuaja. Vetëm një shembull nga shumë të tjerë. Kështu i kursej unë Shqipërisë 1 miliard euro në vit, duke ndalur abuzimin, jo shërbimin; duke larguar parazitët, jo mësuesit e mjekët”, thotë Shehaj.

Lidhur me deklaratën e tij, ka reaguar edhe Sindikata e RTSH-së, ku shprehen se Shehaj e ka shkelur vijën e kuqe me mediat. Sipas tyre, propozimi i tij për të larguar nga puna me qindra punonjës, është kalimi i vijës së kuqe dhe cënim i lirisë së medias në Shqipëri.

Sindikata kërkon reagimin e institucioneve ndërkombëtare, prezencës së OSBE në Tiranë, ambasadës amerikane, European Broadcasting Union - EBU dhe KQZ Shqipëri.

Po ashtu kërkojnë që Shehaj të tërhiqet nga ato që Sindikata i cilëson "deklarata kërcënuese për 1046 punonjës të RTSh në të gjithë Shqipërinë, që nga punonjësi i mirëmbajtjes së antenave e deri te trupa e gazetarëve."

REAGIMI I PLOTË I SINDIKATËS: 

Agron Shehaj E SHKELI VIJËN E KUQE ME MEDIAN

SINDIKATA E RADIO TELEVIZIOINIT SHQIPTAR shpreh indinjatën për përdorimin politik e elektoral, të medias Publike, nga një prej kandidatëve në zgjedhjet Parlamentare.

Propozimi i tij për të larguar nga puna me qindra punonjës, secili i vlerësuar në profesionin e vet, është kalimi i vijës së kuqe dhe cënim i Lirisë së Medias në Shqipëri.

Z. Agron Shehaj nuk mund ta çojë as në mend që të krahasojë median publike me atë private. Misioni i tyre është komerçial, ndërsa i RTSH Radio Televizioni Shqiptar udhëhiqet nga përfaqësimi i të gjitha kategorive sociale në vend.

Deklaratat e z. Agron Shehaj për nivelin e profesionalizmit të RTSh nuk mund të bëhen nga kafeneja apo zyra elektorale e partive.

Qëllimi i tij, dukshëm populizëm për të mbledhur vota nuk i shërben lirisë së medias.

Sindikata Rtsh kërkon reagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe drejtpërdrejt OSCE Presence in Albania si organizmi që ka investuar në trajnimin e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, U.S. Embassy Tirana , European Broadcasting Union - EBU dhe KQZ Shqiperi .

Kërkojmë tërheqjen e kandidatit z. Agron Shehaj nga deklaratat kërcënuese për 1046 punonjës të RTSh në të gjithë Shqipërinë, që nga punonjësi i mirëmbajtjes së antenave e deri te trupa e gazetarëve.

Kërkojmë nga z. Agron Shehaj ndjesë publike, në rast të kundërt dyshojmë për qëllime personale të tij duke sulmuar RTSH.

Deklaratë e përbashkët e qindra punonjësve!

agron shehaj rtsh

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë