
Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi, kërkon ndërhyrjen e qeverisë për uljen e çmimit të karburanteve. Në një reagim publik, Blushi kërkoi pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit, duke argumentuar se masa do të sillte ulje të menjëhershme të çmimit të naftës për qytetarët dhe bizneset.
Sipas tij, çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur në 219 lekë për litër, ndërsa vendet fqinje kanë ndërhyrë me masa fiskale për të frenuar rritjen e kostove.
Blushi solli si shembuj Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ku sipas tij janë ndërmarrë masa për uljen e çmimit të karburanteve.
Ai kërkoi që mazhoranca të rikthejë për shqyrtim dhe votim projektligjin e depozituar më herët nga Partia e Lirisë për pezullimin e dy taksave.
Një pjesë e rëndësishme e argumentit të Blushit lidhet me peshën që karburantet kanë në ekonominë e familjeve dhe bizneseve. Sipas tij, rritja e çmimit të naftës nuk ndalet te pika e karburantit, por përcillet edhe te transporti, prodhimi dhe çmimet e produkteve të shportës.
“Çdo rritje e tij transmetohet zinxhir në të gjithë ekonominë, duke rritur koston e transportit, të prodhimit, të shërbimeve dhe, mbi të gjitha, çmimin e produkteve bazë që qytetarët blejnë çdo ditë.”-u shpreh ai.
Blushi argumenton gjithashtu se taksat zënë rreth 60% të çmimit të naftës. Sipas tij, vetëm Taksa e Qarkullimit është 27 lekë për litër, ndërsa me TVSH-në arrin në rreth 32 lekë për litër.
Në reagimin e tij, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë u ndal edhe te kostot që qytetarët përballojnë për automjetet dhe rrugët.
Ai pretendon se shqiptarët paguajnë për rrugët përmes taksave të automjeteve dhe më pas përmes Taksës së Qarkullimit të përfshirë në çdo litër karburant.
Një tjetër argument lidhet me koston e jetesës. Blushi solli të dhëna për peshën e ushqimeve në buxhetin familjar dhe pagat në Shqipëri, duke kërkuar masa që, sipas tij, do të lehtësonin familjet dhe bizneset.
Në fund, ai kërkoi që projektligji i Partisë së Lirisë për pezullimin e taksave të rikthehet në Kuvend dhe të votohet.
“Pezulloni Taksën e Qarkullimit, pezulloni Taksën e Karbonit, ulni çmimin e naftës dhe ktheni paratë në xhepat e shqiptarëve”, është kërkesa e Blushit.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
1 Shtator12:35
“Ndaloni marrëzitë tuaja!”, Luan Baçi thirrje mazhorancës: Tërhiquni nga ndryshimet që prekin invalidët
Deputeti Luan Baçi ngre shqetësimin për ndryshimet e propozuara në ligjin për nxitjen e punësimit, duke i cilësuar diskri...
POLITIKE
1 Shtator12:33
Zhupa: Bashkëshorti i Kumbaros merrte honorare nga AADF kur hartohej ligji për Trashëgiminë!
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien mes familjes së ish-ministres së Kulturë...
POLITIKE
1 Shtator11:40
Kalaja para SPAK: 41 refuzime për sekuestrimin e Teatrit, prova të reja për Tirana DC dhe Maznikun
Avokatja Adriana Kalaja, deklaroi para SPAK se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kërkuar informacion mbi fazën procedurale të hetimeve p&...
POLITIKE
1 Shtator07:37
94 protesta kundër qeverisë, qytetarët: Nuk largohemi pa dorëheqjen e Edi Ramës!
Qytetarët do të zhvillojnë sot protestën e 94-të kundër qeverisë, duke vijuar një aksion proteste që tashmë ...
POLITIKE
31 Gusht22:34
'Divjaka bashki!' Banorët protestë në ditën e 32-të
32 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës. Protesta vijon të sjellë në shesh qytetarë që p...
POLITIKE
31 Gusht22:05
Protesta në ditën e 93-të, aktivistja: Mund të përshkallëzohen mënyrat sesi qytetarët kërkojnë të drejtën e tyre
Duke folur nga sheshi i protestës aktivistja Edlira Çepani tha se mund të kemi edhe përshkallëzim të mënyrave sesi qytetar&...
POLITIKE
31 Gusht21:43
Propagandë në vend të transparencës/ Si Rama po i kthen ministrat në influencerë
Gjithçka nisi me Zvërnecin.
Kundërshtimi ndaj ndërtimeve në këtë pasuri natyrore ngriti pyetje themelore mbi pronësin...
POLITIKE
31 Gusht21:36
'Edi Rama o legen gjithë Shqipëria të urren' 93 ditë protestë dhe marshim kundër qeverisë
Janë mbyllur fjalimet para kryeministrisë dhe tashmë protestuesit do të nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës me thirrj...
POLITIKE
31 Gusht21:34
“Me këtë regjim nuk shtyhet më”, Bushati: Në Shqipëri ka pakënaqësi ekstreme
Analisti Andi Bushati ka komentuar valën e protestave kundër qeverisë dhe e ka cilësuar atë si një shprehje të një pak&e...
POLITIKE
31 Gusht20:51
Gjendet e vdekur ish-e dashura e Charls McGonigal, denoncoi lidhjet e tij me Edi Ramën
Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, ish-drejtorit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, e cila ...