“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”/ Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
TIRANA- Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka deklaruar sot se opozita ka thirrur një protestë më 11 korrik, për padrejtësitë që po u bëhen familjeve dhe të ardhmes së vendit. Teliti tha se sipas statsitikave të UNICEF, në çdo 100 fëmijë shqiptarë, 47 janë të kequshqyer. Sipas tij, çmimet janë shumëfishuar, ndërkohe që si pagat ashtu edhe pensionet nuk janë rritur as me normat e indeksimit të inflacionit ndër vite.
Ai shtoi se prej 13 muajsh Edi Rama refuzon të miratojë minimumin jetik, propozim i opozitës që flen në sirtaret e Parlamentit. Sipas Telitit, varfëria dhe padrejtësia janë ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve të ndershëm, ndërkohë qe qeveria jeton në një tjetër botë.
Deklarata e këshilltarit për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti:
Opozita ka thirrur një protestë më 11 korrik, për padrejtësitë që po u bëhen ju, ne, familjeve tona dhe të ardhmes së vendit. Ekonomia familjare, ekonomia juaj dhe e vendit në këto 11 vite, të Edi Ramës dhe keq-qeverisjes së tij ka lënguar. 1/3 e popullatës u largua nga vendi, duke ndarë familjet për së gjalli.
Sipas statsitikave të UNICEF, në çdo 100 fëmijë shqiptarë, 47 janë të kequshqyer. Çmimet janë shumëfishuar, ndërkohe që si pagat ashtu edhe pensionet nuk janë rritur as me normat e indeksimit të inflacionit ndër vite. Prej 13 muajsh Edi Rama refuzon të miratojë minimumin jetik, propozim i opozitës që flen në sirtaret e Parlamentit.
Shqiptarët paguajnë prej vitesh çmimin e rritur të energjisë dhe ujit. Prej vitesh paguajmë edhe “taksën Rama” mbi karburantin, e cila na kushton 240 lekë të vjetra për cdo litër që konsumojmë.
Edi Rama dhe qeveria e tij, tradhëtuan rininë dhe çiftet e reja, të cilët sot nuk kanë pothuajse asnjë mundësi të blejnë një banesë për strehim, pasi çmimet e rritura disa fish të apartamenteve, si pasojë e parave të krimit, drogës dhe korrupsionit, e kanë nxjerrë këtë sektor nga binarët normal të zhvillimit.
Edi Rama dhe qeveria e tij vranë konkurrencen e lire e të ndershme, duke larguar investitorët e huaj. Edi Rama dhe qeveria e tij jo vetëm tradhëtuan sipërmarrjen, por i shpallën luftë të hapur. Me rritjen e taksave e tatimeve, Shqipëria prej 11 vitesh është vendi me barrën fiskale më të lartë në rajon, duke e pamundësuar zhvillimin e biznesit, shpeshherë duke i çuar drejt falimentit.
Varfëria dhe padrejtësia janë ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve të ndershëm, ndërkohë që qeveria jeton në një tjetër botë. Shpërdorimet e fondeve publike për lukse, udhëtime luksoze me chartera private, tendera multimilionëshe pa garë e të porositura, kontrata koncesionare PPP abuzime dhe korruptive, kanë qenë dhe janë të vetmet të cilat marrin vemendjen e plotë të qeverisë.
Të dashur qytetarë duhet thënë NDAL!
Ndal abuzimit, ndal klientelizmit, ndal korrupsionit, ndal taksimit mbytës, ndal braktisjes së njerëzve në nevojë, ndal cdo praktikë që përkeqëson jetesën e çdo shqiptari. I bëj thirrje cdo shqiptari që e ka pësuar nga keqqeveisja, që është braktisur, që paguan shumë taksa e merr pak shërbime, të bëhemi bashkë më 11 korrik ora 20.00 para KM.
Të bashkuar në betejën për të sotmen e të ardhmen, të protestojmë babëzitë dhe marrëzitë e Edi Ramës. Të kërkojmë qeveri teknike, dhe nëpërmjet saj zgjedhje të lira e të ndershme.
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi ka shënjestëruar sërish presidenti Bajram Begaj pasi dekretoi kat&...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se brenda tre orëve, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, KQ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sot se me 180 mln euro të deklaruara për ndërtimi...
TIRANË- Krei i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve ësht&eum...
Fredi Beleri dhe Edi Rama SARANDA- Bashkimi Demokratik i minoritetit grek, OMONOIA, ka dalë në një deklaratë për shtyp pasdit...
Foto ilustruese TIRANA- Në një njoftim për mediat, Presidenca bën me dije se data 4 gusht është zgjedhur &ldqu...
Fredi Beleri TIRANA- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka caktuar 4 gushtin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin ...
Fredi Beleri TIRANA- Në Shqipëri, Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot pavlefshmërinë e mandatit t&e...
Fredi Beleri në mbledhjen e Komisionit të zgjedhjeve TIRANA- Në Shqipëri, Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi de...
Fredi Beleri GREQIA- Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandati...