Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

NAPOLI- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, nga Napoli u ka bërë thirrje shqiptarëve atje, të votojnë për koalicionin PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore duke theksuar se ata që nuk janë regjistruar mund të vijnë të votojnë në Shqipëri. Noka tha se fitorja e PD-së do të vijë vetëm si efekt i një konsensusi të madh kombëtar.
Ai shtoi se PD dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore, sot ka përpara dy detyra madhore, e para sipas tij, të ndalojë rrëshqitjen e vendit zyrtarisht në kthetrat e një narkodiktature dhe e dyta t’i japë zgjedhje për rimëkëmbje dhe rikthimin e tij në vlerat dhe parimet e lirisë demokratike të fituar në vitet 90.
Noka tha se koalicioni i tyre do t'i japë Shqipërisënjë zgjidhje duke filluar nga ekonomitë familjare tek ekonomia në tërësi, "duke filluar nga hallet dhe brengat e çdo shqiptari tek hallet dhe lëngatat e Shqipërisë."
Pjesë nga fjala e Nokës:
Nuk ka kërcënim më të madh, për lirinë dhe demokracinë e një vendi se krimi dhe korrupsioni bëhen bashkë. Nëse diktatura ideologjike, goditi brutalisht vendin tonë para viteve ‘90, sot Shqipëria jonë është në një provë të ekzistencës nga abuzimi, hajdutëria qeveritare dhe lidhjet e kësaj qeverie me krimin e organizuar. Këtë zgjedhje do të keni ju vëllezër dhe motra të diasporës për të bërë më 11 maj. Këtë zgjedhje duhet të bëjnë shqiptarët dhe do ta bëjnë në të gjithë Shqipërinë. Ne do të na duhet të ngrihemi sërish si në vitet 90, pasi vendi ynë është sot në një rrezik më të madh se ai në ato ditë. PD dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore, sot ka përpara dy detyra madhore. E para: të ndalojë rrëshqitjen e vendit zyrtarisht në kthetrat e një narkodiktature. E dyta: t’i japë zgjedhje për rimëkëmbje dhe rikthimin e tij në vlerat dhe parimet e lirisë demokratike të fituar në vitet 90.
Dhe ne jemi sot më të vendosur se kurrë, për t’i realizuar të dyja. Më 11 maj, me votën tuaj, me votën e çdo shqiptari të lirë dhe të ndershëm, ne do ta frenojnë rrëshqitjen e Shqipërisë. Ne do t’i japim Shqipërisë një zgjidhje duke filluar nga ekonomitë familjare të çdo shqiptari tek ekonomia në tërësi, duke filluar nga hallet dhe brengat e çdo shqiptari tek hallet dhe lëngatat e Shqipërisë tonë. Ne do t’i japim zgjidhje vendit, pasi qasja jonë ndaj Shqipërisë, është krejt e kundërt nga qasja e qeverisë në ikje. Ne e quajmë Shqipëri Madhështore dhe do ta bëjmë atë Shqipërinë ku çdo pensionist të jetë i siguruar për minimumin jetik të munguar deri më sot.
Pra, që çdo pensionist të marrë më shumë se 200 euro në muaj. Dhe me parashikimin e rritjes së vazhdueshme, asgjë më pas se çdo 200 euro, si mbështetje ekonomike që qeveria Berisha do t’i japë çdo të papuni, çdo pensionisti e çdo hallexhiu. Qeveria në ikje dhe kreu i saj e quan të tillë Shqipërinë, atë Shqipëri që i mundëson atij të fluturojë me avion personal, duke shpenzuar miliona euro të familjarëve tuaj në Shqipëri. Ne, Aleanca për Shqipërinë Madhështore, e quajmë Shqipërinë Madhështore, atë Shqipëri, ku paga minimale të jetë 500 euro dhe paga mesatare të jetë 1299 euro. Kjo do të thotë për ne dinjitet, mirëqenie dhe zhvillim.
Ndërsa kreu i qeverisë në ikje, e quan të tillë atë Shqipëri që i mundëson atij të pijë 33 mijë euro një shishe verë. Të shkojë në stadiume në SHBA me 22 mijë dollarë biletën, të marrë dhe të ndërtojë 4 milionë euro kopshte në oborrin e Kryeministrisë. Ne, jemi ndryshe, ne bëjmë dallimin me të. Sepse ne e quajmë Shqipërinë Madhështore. Atë Shqipërinë që mbështet fermerin për çdo njësi prodhimi e për çdo kokë bagëti. Atë Shqipëri që mbështet krijimin e familjeve të reja, që u jep studentëve bursa mbi 200 euro e që ul tarifat dhe taksat. Atë Shqipëri që ul çmimin e energjisë dhe të naftës.
NAPOLI- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka marrë pjesë në takimin e sotëm me ...
NAPOLI- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur ambientin kur zhvillohet sot takimi i kësaj force politike me shqiptarët n&eu...
NAPOLI- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u mirëprit ditën e sotme në një takim në qytetin e Napolit nga Kryetari i ...
KOSOVA- Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë - dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në v...
Edi Rama VLORË - Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të diel punimet në Muzeun Hebraik & Qendra Multifunksional...
Parku TIRANË - Parku Olimpik I Tiranës “Feti Borova”, do të shërbejë si vendgrumbullimi dhe numërimi për vot...
TURQI- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu, u la sot në paraburgim për korrupsion me një vendim nga gjykata. Avokatët e Imamoglu, nj...
Edi Rama VLORË - Kryeministri Edi Rama ka ironizuar këtë të diel sërish Lulzim Bashën. Nga qyteti i Vlorës aty ku zhvill...
Sali Berisha ITALI - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë këtë të dielë një takim me emigra...
VLORË -Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi këtë të diel me kandidatët për deputet në Qarkun e Vlor&eu...