POLITIKE

Tomorri: BE kërkon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, investimet strategjike kanë tjetërsuar prona

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Korrik 2026, 19:28
Tomorri: BE kërkon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura,

Gazetari Klodian Tomorri, ka komentuar procesin e integrimit europian, kërkesat e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë dhe çështjen e investimeve strategjike, duke ngritur akuza të forta për mënyrën se si janë menaxhuar pronat publike dhe zonat bregdetare. Tomorri tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian është vetëm hapi i parë dhe se procesi drejt euros mund të kërkojë vite të tjera.

Sa i përket çështjes së zonave të mbrojtura dhe kërkesave të Brukselit, gazetari tha se deklaratat e qeverisë kanë qenë një lojë fjalësh dhe se kërkesa e Bashkimit Europian ka qenë e qartë.

‘Duhet të hyjmë njëherë në BE, pasi të hyjmë në BE, duhet të kalojë edhe ndoshta dhe një dekadë tjetër se ka pasur vende që kanë mbetur edhe më shumë, pra, janë anëtarësuar në BE dhe kanë mbetur me vite të tëra para se të hyjnë në eurozonë.

Shiko, kryeministri bëri lojë fjalësh aty sepse kërkesa e Bashkimit Europian ishte e qartë. Shfuqizimin e amendimeve të ligjit për zonat e mbrojtura. Pra janë të gjitha amendimet ligjore që iu bënë ligjit të zonave të mbrojtura të cilat mundësonin që në zonat e mbrojtura të ndërtohej. Pra Bashkimi Europian po kërkon këtë, që këto ndryshime që iu bënë ligjit të shfuqizohen dhe të rikthehet në gjendjen e mëparshme, pra të rikthehet ligji i mëparshëm. Deklarata nuk thoshte që, shiko nga këto ndryshimet janë ca që nuk rrinë, ca janë mirë po ca nuk rrinë, kështu që t’i ndryshojmë ato. Jo, ata thonë shfuqizimin e plotë të të gjitha ndryshimeve. Kurse, përsa i përket ligjit të investimeve strategjike, kryeministri është ndër të paktat herë që është i sinqertë. Ai ligj e ka përmbushur misionin e vet, dhe me të vërtetë, misioni i atij ligji ishte të rrëmbente copat e Shqipërisë dhe t’i tjetërsonte ato drejt klientëve të qeverisë, drejt biznesmenëve që ndoshta janë edhe prestanome. Dhe me atë ligj u shkatërruan porte, u tjetërsuan qindra e mijëra hektarë tokë në zonat më të lakmuara të Shqipërisë, pra në zonat bregdetare…

Sigurisht, ato kanë qenë të dyja të lidhura sepse Albanian files ishte pikërisht për ndërtime në zonat bregdetare kryesisht, por edhe kullat në Tiranë. Dhe pastaj, mekanizmi i cili bënte të mundur tjetërsimin e këtyre zonave nga publike në privat, ishte pikërisht ligji i investimeve strategjike.

Është skema e famshme me Korporatën e Investimeve, e cila është një tjetër mekanizëm po ashtu shumë kontrovers, dhe që mundëson edhe ky mekanizëm tjetërsimin e pasurive publike dhe grabitje të pronave. Fillimisht u tentuan disa projekte kullash nëpër Tiranë, ku me sa duket nuk pati shumë interes.

Ose financimi qe i pamundur. Dhe tani Korporata është shtrirë në zonat bregdetare, në Palasë, në Dhërmi, ku është hapur një tender sot.

E kanë hapur një tender. Janë disa projekte, janë projektet e hospitality të Albania, përmes të cilave me sa duket u tjetërsuan apo më saktë u dhanë tek privatët disa nga vilat qeveritare në bregdet, rezidencat qeveritare. Tani është një projekt tjetër në Copsat, i cili edhe ky është një mekanizëm po aq kontrovers pasi thotë që nëse një privat ka tokë në një territor dhe aty ngjitur ka edhe një tokë shtetërore, ky privati mund ta marrë atë tokën shtetërore në qoftë se i jep shtetit në këmbim një ndërtim, një pjesë nga ndërtimi. Dhe me këtë projekt do grabisin Komisariatin e Dhërmiut.

Çfarë të mundin, ku ka zonë në vende të lakmueshme kalojnë përmes këtyre skemave. Me gjasë do bëhen disa në Palasë, disa godina publike dhe në këmbim merret tokë dhe u jepet privatëve për resorte, për rezidenca, pallate, vila.’, u shpreh Tomorri ndër të tjera.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan