POLITIKE

Vrasja e të miturit te shkolla “Fan Noli”/ Rama shfajëson Tik Tok-un pas mbylljes njëvjeçare: Fajin e ka algoritmi, rrugaçi i lagjes në xhepin e fëmijëve. “Smart City” përgjigjja jonë institucionale

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Korrik 2026, 14:41

Vrasja e të miturit te shkolla “Fan Noli”/ Rama shfajëson

Kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë në inagurimin e Qendrës së Monitorimit për projektin “Smart City” deklaroi se projekti është përgjigjja institucionale ndaj vrasjes tragjike të një nxënësi në shkollën “Fan Noli”, duke theksuar se sistemi synon të parandalojë ngjarje të rënda përmes inteligjencës artificiale dhe monitorimit në kohë reale.
Gjatë prezantimit të projektit, Rama tha se nuk e ka harruar tragjedinë që, sipas tij, u politizua dhe u keqpërdor, ndërsa nënvizoi se një shtet nuk matet me ngjarjet që ndodhin, por me mënyrën se si reagon ndaj tyre.
“Reagimi ynë është sistemik dhe në nderim të kujtimit të një viktime të pafajshme. Ky mekanizëm, i mbështetur në aftësitë e inteligjencës artificiale, do ta ngrejë parandalimin në një nivel tjetër”, u shpreh ai.
Sipas Ramës, faza e parë e projektit përfshin 20 shkolla të përzgjedhura në bazë të numrit të nxënësve, intensitetit të aktivitetit përreth dhe nevojës për të nxjerrë përfundimet e para, përpara shtrirjes së sistemit në të gjithë vendin.
Kreu i qeverisë tha se sistemi nuk është projektuar vetëm për të regjistruar ngjarjet, por për të sinjalizuar rrezikun në kohë reale. Ai solli si shembull rastin kur një person nxjerr një thikë në një vend publik, duke theksuar se qendra e monitorimit do të njoftohet menjëherë. Po ashtu, sipas tij, teknologjia do ta bëjë shumë më të vështirë fshehjen e personave në kërkim dhe do të ndihmojë në identifikimin e automjeteve të përdorura në aktivitete kriminale.
Rama njoftoi gjithashtu se kamerat e trupit të punonjësve të Policisë do të lidhen drejtpërdrejt me qendrën e monitorimit, me synimin për të rritur transparencën dhe kontrollin gjatë komunikimit me qytetarët.
Ai tha se, pas ngjarjes në shkollën “Fan Noli”, është shtuar angazhimi në institucionet arsimore me praninë e policisë, rojeve të sigurisë dhe bashkëpunimin me këshillat e prindërve, por vlerësoi se teknologjia do ta çojë parandalimin në një nivel të ri.
Në përfundim, kryeministri bëri të ditur se Ministria e Arsimit do të hartojë një protokoll të ri për informimin e prindërve dhe se qytetarët do të kenë një kanal të dedikuar komunikimi me sistemin Smart City për të raportuar shqetësimet dhe problematikat e tyre.

“Sot të gjithë e kanë harruar vrasjen tragjike të një nxënësi në shkollën “Fan Noli”, që krijoi një situatë konvulsive me politizimin ekstrem të ngjarjes dhe me gazetarinë e gjakut.

Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Policia u vunë në qendër të akuzave.

Unë nuk e kam harruar, siç e kanë harruar ata që e përdorën, keqpërdorën dhe abuzuan deri në fund me atë tragjedi, sepse e kujtoj çdo ditë duke ndjekur këtë projekt, sepse është përgjigjja ime ndaj asaj tragjedie.

Një shtet nuk matet me atë që ndodh çdo ditë, sepse edhe në shtetet më të konsoliduara ndodhin ngjarje të tilla, por një shtet matet me reagimin ndaj gjithçkaje që ndodh. Reagimi ynë është sistemik dhe, në nderim të kujtimit të një viktime të pafajshme dhe të panevojshme, do të mundësojë që shumë fëmijë, të cilët mund të jenë një ditë të rrezikuar, të mbrohen, sepse ky reagim do të lërë pas një mekanizëm të sofistikuar me aftësitë e pakonkurrueshme të IA-së dhe do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër.

Me 20 shkollat e para që janë përzgjedhur për nga dendësia e numrit të nxënësve, për nga intensiteti i veprimtarive rreth e rrotull dhe domosdoshmëria për të nxjerrë konkluzionet e nevojshme. Prindërit duhet të ndihen mirë që qeveria, ndryshe nga sa përshkruhet në të përditshmen e jetës, pa një minutë gjumë të algoritmit, bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Nuk ka projekt pa pengesa, por sot projekti merr jetë dhe nuk do të ndalet më, me shtrirjen në të gjithë territorin, duke u futur në një fazë të re të menaxhimit të sigurisë publike.

I gjithë projekti është i ndërtuar në mënyrë që sistemi të njoftojë në kohë reale për rrezikun dhe jo thjesht të ruajë një informacion, kur fakti ka ndodhur.

Nëse një thikë del nga xhepi, në cilindo vend publik, sistemi jep menjëherë informacion në qendrën e monitorimit.

Nëse një person në kërkim sot ka shumë mundësi të fshihet, sistemi e bën të pamundur.

Historia e makinave që bëjnë akte kriminale dhe gjenden të djegura nuk ndodh më, pasi sistemi e sheh makinën para se makina të ndalet.

Ndalimi i makinave shoqërohet me shkëmbime indulgjencash, nuk ndodh më, sepse sistemi njoftohet kur një makinë që nuk ka paguar detyrimet del nga parkimi.

Kamerat e trupit do të jenë të lidhura me qendrën dhe është e pamundur të bëhen lojëra. Komunikimi etik me qytetarin përcillet te qendra, jo se s’do të ndodhë më asgjë, por rreziku do të ulet dhe zbulueshmëria do të rritet në mënyrë eksponenciale.

Kemi pasur një angazhim të shtuar në shkolla, falë policisë, këshillave të prindërve, rojeve të sigurisë, por ka qenë punë e stërmundimshme për të parandaluar ngjarje ekstreme dhe, për fat të mirë, kemi pasur vetëm një ngjarje tjetër, dhe ajo jashtë oborrit të shkollës.

Sot, kur jemi në kohën e armikut të fëmijëve, rrezikut të rrugaçit të lagjes që është algoritmi, ky sistem do të na japë krah dhe do të fokusohet te bashkëpunimi me prindërit. Do të hartohet një protokoll nga Ministria e Arsimit për t’i mbajtur prindërit të informuar, me qëllim rritjen e vigjilencës.

Po u japim qytetarëve një armë që s’e kanë pasur. Do të punojmë që qytetarët të kenë një inbox për hallet e tyre, të lidhur me sistemin”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan