POLITIKE

Tomorri: Deputetët socialistë të marrin akt politik sot, ndryshe do të mbahen mend si tradhtarë

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Tetor 2026, 19:01
Tomorri: Deputetët socialistë të marrin akt politik sot, ndryshe

Gazetari Klodian Tomorri u ka bërë thirrje deputetëve socialistë që të marrin një ‘akt politik’ në votimin për reformën e re administrativo-territoriale, duke paralajmëruar se në të kundërt do të mbahen mend si njerëz që kanë tradhtuar zgjedhësit e tyre.

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Tomorri tha se votimi për reformën territoriale është një moment shumë më i rëndësishëm, sipas tij, se debati politik rreth kërkesës për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Sipas gazetarit, reforma prek drejtpërdrejt jetën e qindra mijëra qytetarëve dhe nuk duhet të shihet thjesht si një përplasje brenda Partisë Socialiste.

Ai u ndal te deputetët socialistë që kanë artikuluar më herët qëndrime për demokratizimin e partisë dhe forcimin e institucioneve, duke thënë se sot është momenti për t'i dëshmuar këto qëndrime me votë, ose ndryshe do të mbahen si tradhtarë.

‘Balluku është më i rëndësishëm në kuadrin e testit në publik sesa kjo që po kalon sot. Sigurisht që Belinda Balluku ka të bëjë me sundimin e ligjit, me një event, por kjo është një reformë që prek jetët e njerëzve dhe jo, dhe jo, dhe jo një, dy, tre, por prek jetët e qindra mijëra qytetarëve.

Është një reformë e cila bëhet pa asnjë bazë reale, por thjesht edhe vetëm për kalkulimet elektorale të qeverisë. Pra dëmi që bëhet aty është shumë i madh. Dhe nëse ka sot brenda Partisë Socialiste deputetë të cilët mendojnë se duhet vënë interesin publik mbi interesin e partisë, është ky rasti, jo kërkesa e imunitetit të zonjës Balluku.

Zonja Spiropali, zoti Braçe, zoti Sinaj, apo kushdo tjetër, nëse kishin për të ndërmarrë akt politik duhet ta ndërmerrnin sot. Pra zonja Spiropali ka dalë me parimin e demokratizimit të partisë, me parimin e institucioneve të forta. Është rasti sot, nuk mund të jetë thjesht një inat personal apo sherre klanesh që Partia Socialiste ka brenda njëra-tjetrës dhe ne pastaj dalim bëjmë luftën e demokracisë.

Pra ajo që dua të them është që ata deputetë të cilët kanë shqetësimin apo ndjejnë që këtu gjërat nuk janë duke shkuar siç duhet të shkojnë, dhe kjo mazhorancë është totalisht e shthurur, sot duhet të marrin aktin politik. Sepse ky votim është rasti flagrant kur parlamenti, mazhoranca në fakt, nuk përfaqëson më vullnetin e zgjedhësve të saj.

Të gjitha sondazhet në bashkitë që planifikohet të shkrihen, 99% e atyre zgjedhësve që kanë votuar këta deputetë, janë kundër shkrirjes. Zoti Sinaj e ka mbarin e votave të tij në Selenicë. Selenica është një nga bashkitë që zhduket.

Pra 99% e atyre njerëzve që kanë votuar për ta çuar zotin Sinaj në parlament, janë kundër dhe ky votim është qartazi rasti kur parlamenti nuk përfaqëson më vullnetin e qytetarëve. Pse është një reformë me pasoja afatgjata? Edhe për një arsye tjetër. Do jetë shumë e vështirë që kjo të zhbëhet sepse do jetë shumë e vështirë në vijim të ketë një mazhorancë me 84 vota për të bërë apo për të zhbërë këtë reformë nëse kalon sot.

Çfarë ndodhi me eksperimentin që Edi Rama bëri në 2014-n a 2015-n kur ishte reforma e parë? I cili, reforma e parë administrativo-territoriale, e cila i u shit publikut, e mbani mend, tundnin tabelat këta atëherë, e shihni sa paguhen për rroga, e shihni ne do... lekët ikin për rroga, ne do bëjmë reformë, do vëmë shërbimet, do çojmë shërbimet, do rrisim investimet. Raporti i pagave ndaj buxhetit total të bashkive sot është më i përkeqësuar sesa ishte përpara se ne të ndërmerrnim reformën. Çfarë bëri reforma? Thjesht largoi shërbimin nga qytetari. Çfarë bën reforma e re? E largon edhe më shumë.

Pra, ti të ecësh në një rrugë që e ke të provuar që e bëre gabim dhe ta thellosh më tej, je idiot. Ose je malinj, ke qëllime malinje. Pra kjo është ajo që po ndodh. Prandaj unë them që ata deputetë të mazhorancës nëse kanë për të ndërmarrë akt politik, duhet ta bëjnë sot. Përndryshe do të mbahen thjesht mend si disa njerëz që tradhtuan zgjedhësit e tyre, tradhtua

 

n interesin e tyre dhe u përkulën’, u shpreh Klodian Tomorri në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime