POLITIKE

Tomorri: Ky takim nuk do t'i hapë Ramës dyert në Uashington, ai është i përjashtuar nga çdo takim

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2026, 19:16
Tomorri: Ky takim nuk do t'i hapë Ramës dyert në Uashington,

Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar takimin për krijimin e Bordit të Paqes në Uashington, ku i pranishëm ishte edhe Edi Rama. Sipas tij, kjo nuk përbën ndryshim thelbësor në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për gazetarin Klodian Tomorrit, Shqipëria nuk ka arsye të shmangë pjesëmarrjen në struktura ndërkombëtare si Bordi i Paqes.

Megjithatë, sipas tij, nënvizoi se prania e Ramës në këtë forum erdhi si rezultat i rrethanave dhe jo si shenjë e një përmirësimi të marrëdhënieve të tij me Shtëpinë e Bardhë.

Tomorri theksoi se, edhe pse Rama ishte i pranishëm në takimin me Trump, nuk pret ndodnjë ndryshim të qëndrimit amerikan ndaj qeverisë shqiptare. Sipas tij, ky takim nuk do të ndikojë në rikthimin e kontakteve të nivelit të lartë mes Ramës dhe administratës amerikane.

‘A duhej të ishte, duhej të ishte Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes? Unë mendoj që Shqipëria i ka disa borxhe të mëdha Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe sigurisht nuk ka asgjë të keqe nëse Shqipëria është aty. Nuk shoh asgjë të keqe edhe te fakti që Rama aty përmend çështjen e Kosovës. Ajo është një arenë ndërkombëtare. Pastaj mënyra se si i drejtohet prokurorit, ajo është një çështje tjetër.

Tani, thënë këtë Rama shkoi aty për shkak të disa rrethanave të fatit, po themi, sepse SHBA-së i duheshin sa më shumë shtete, por kjo nuk mendoj se ka për të ndryshuar raportet e demokracive të konsoliduara të perëndimit me qeverinë e Shqipërisë. Unë nuk mendoj se nga nesër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ja përmendin më kartelet qeverisë, Edi Ramës, në çdo deklaratë që ata ëh lëshojnë për Shqipërinë.

Unë nuk mendoj se ky takim ka për t'i hapur derën e Shtëpisë së Bardhë zotit Rama dhe ka për ta nxjerrë atë nga pozicioni i ngrirjes së raporteve që ëh qeveria e tij ka me Shtetet e Bashkuara, apo që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur me qeverinë e tij, por me atë veçanërisht.

Shiko, unë nuk e di nëse shkuarja e Ramës aty ka ardhur për shkak se sigurisht që ai këtu vendos gjithçka dhe i ka thënë presidentit të tij, ti do rrish aty te cepi, do shkoj unë atje, apo ka ardhur edhe për shkak se, edhe për shkak të lobimeve që ai mund të ketë bërë, sepse mund të ketë pasur një barrierë që nuk të duam, apo ku di unë, dhe mund të jetë çarë me lobime.

Por nuk e shoh këtë një zhvillim domethënës në raport me ato që thamë, me fatin e Edi Ramës. Nëse do të ishte kështu do ta kishte shumë kollaj, Edi Rama ka kohë që lobon, dhe ky nuk është një sekret, po e dinë të gjithë, ka kohë që lobon për të rivendosur kontakte me Shtëpinë e Bardhë, ka kohë që lobon për një takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump, por Edi Rama praktikisht është përjashtuar nga çdo takim me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës’, u shpreh Klodian Tomorri në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?