Sulm i ri me dronë ukrainas në Rusi, goditen depot e Wildberries, një i vrarë dhe disa të plagosur
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të martën më 27 qershor me 10 votat e anëtarëve të pranishëm projektaktet për renditjen e kandidatëve për tre pozicione vakante në Prokurorinë e Tiranës, ku në të tre rastet e para në listë u rendit prokurorja e Vlorës, Eranda Felaj.
Ajo është motra dhe familjarja e katërt e deputetes së Patisë Socialiste, Ermonela Felaj, e cila pritet të emërohet në Prokurorinë e Tiranës.
Përgjatë katër viteve të fundit, në Prokurorinë e Tiranës janë emëruar tashmë tre familjarë të deputetes Felaj. Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut. Vetëm pak muaj më vonë, në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Në mbledhjen plenare të datës 29 maj, u miratua projektakti për transaferimin e bashkëshortes së këtij të fundit, Alma Felaj, nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.
Miratimi i renditjes së Felajt e para në listën e kandidatëve për të tre pozicionet vakante në Prokurorinë e Tiranës, u krye pas diskutimeve mes anëtarëve të KLP-së. Anëtari Sokol Stojani vërejti se në Prokurorinë e Tiranës tashmë janë emëruar vëllai, kunati dhe kunata e prokurores Eranda Felaj.
“E kam me merak se katër vetë familjarë në një prokurori është ‘too much',” tha ai.
“Kemi të bëjmë me shumë njerëz brenda familjes. meraku im është perceptimi që krijohet se një familje ushtron funksionin në një institucion”, shtoi Stojani.
I pyetur nga kryetari I KLP-së, Alfred Balla, nëse meraku ishte moral apo ligjor, Stojani vërejti se nga pikëpamja formale nuk mund të ketë probleme, por duhet parë në një këndëveshtrim më të gjerë.
“Po t'i vendosësh katër familjarë në një prokurori më të vogël si ajo e Kukësit apo ndonjë prokurori tjetër, atëherë ndikon në gjithë strukturat shtetërore dhe në entet private”, tha Stojani, duke paraqitur një situatë të mundshme bazuar në këtë praktikë.
“Të ndalemi pak më gjerë. Me kompetencën që ka prokurori sot ata bëhen shumë të fuqishëm”, vijoi Stojani, ndonëse theksoi se ishte dakord për vlerësimin maksimal të Eranda Felajt.
Relatorja e projektakteve, Eloida Goxhi tha se Felaj ka dorëzuar formularin lidhur me mungesën e papajtueshmërisë ambientale në Prokurorinë e Tiranës. Megjithëse ajo pranoi se qëndron shqetësimi i Stojanit, vërejti se është përcaktimi ligjor ai që e lejon kandidimin dhe vijimin e procedurës së emërimit.
“Nuk kemi çbëjmë”, tha ajo.
Edhe anëtarja Nurihan Seiti u shpreh se ndante të njëjtin shqetësim. “Janë një trung familjar. Ata e dinë, por si e bëjnë kërkesën kur e dinë që kanë aty të afërmit”, u pyeti Seiti.
Anëtari Bujar Sheshi konstatoi se ndryshimet ligjore të vitit 2021 kanë bërë të mundur një gjë të tillë. “Më parë e ndalonte kategorikisht”, theksoi ai.
Në përfundim, u vendos që diskutimi për këtë çësgtje të vijojë në momentin e miratimit të projekt-aktit për transferimin e prokurores Eranda Felaj në kryeqytet.
Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar në vitin 2016 si pjesë e reformës në drejtësi, i adresoi lidhjet nepotike në institucionet e drejtësisë në klauzolën e papajtueshmërisë ambientale – duke u bërë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të shmangnin lidhjet e ngushta mes magjistratëve. por, ndryshimet ligjore kategorizuan si lidhje të ngushta familjare bashkëshortin, bashkëjetuesin ose të afërmit e magjistratit deri në shkallën e dytë, duke shmangur nga papajtueshmëria ambientale lidhjet e krushqisë të shkallës së dytë që përcaktonte ligji fillestar, duke referuar Kodin e Procedurës Civile.
Në mbledhjen plenare të martën u miratuan projekt aktet edhe për renditjen e kandidatëve për pozicione në prokuroritë e Durrësit, Shkodrës, Fier, Vlorë dhe Elbasan. Po ashtu, u miratuan emërimet e 26 magjistratëve të rinj; raportet e vlerësimit për pesë prokurorë në kuadër të procesit të rivlerësimit, si dhe u caktua drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Beratit./ BIRN
Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat, reagoi për çështjen McGonigal, ndërsa theksoi se gjykimi do të...
Këshilli Bashkiak i Himarës do drejtohet nga Socialisti Dhimitër Kapaj, i cili mori 5 vota më shumë se kandidatja e koalicionit Bashk...
Është shoqëruar me tensione mbledhja e këshillit bashkiak të Himarës. Ditën e sotme bëhet konstituimi i këshilli...
Kryeministri i vendit Edi Rama është pritur ditën e sotme në selinë e BE-së në Bruksel nga presidentja e Komisionit Europia...
Është shoqëruar me tensione nisja e mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Himarës. Mbështetës të Fredi Belerit ...
Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, njësoj si kolegët e tij socialistë, do të qëndrojë në paraburgimin e Durr&eum...
Ditën e sotme konstituohet këshilli bashkiak i Himarës. Ndërkohë ditën e djeshme Gjykata e Posaçme rrëzoi kërk...
Ministria e Jashtme greke ka reaguar sa i përket refuzimit të kërkesës së kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Hi...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi sot shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për këshillat e bashkive Elbasa...
Kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithësesi shumë i mirë, sepse e par...