U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar gazetarin Daniel John Bongino si zëvendësdrejtorin e ri të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), agjencia kryesore federale e zbatimit të ligjit në SHBA. Ky njoftim erdhi pasi Trump pak ditë emëroi Kash Patel si drejtor të FBI-së, zgjedhje e miratuar dhe nga Senati.
Ndërsa uroi Bonginon për emërimin, Trump postoi në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, “Lajm i shkëlqyeshëm për Zbatimin e Ligjit dhe Drejtësinë Amerikane! Dan Bongino, një njeri me dashuri dhe pasion të jashtëzakonshëm për vendin tonë, sapo është emëruar Zëvendësdrejtori i ardhshëm i FBI-së, nga njeriu që do të jetë drejtori më i mirë ndonjëherë, Kash Patel."

Bongino falënderoi Trumpin në X, duke thënë: "Faleminderit zoti President, Prokurori i Përgjithshëm Bondi dhe Drejtori Patel". Bongino dhe Patel do t'i raportojnë drejtpërdrejt Prokurores së Përgjithshëm Pam Bondi.
Kush është Daniel John Bongino?
Daniel John Bongino, i lindur më 4 dhjetor 1974 në Queens, New York City, është një gazetar politik konservator, prezantues radiofonik dhe autor. Bongino ka një diplomë master në psikologji nga Universiteti i Qytetit të Nju Jorkut (CUNY) dhe një MBA nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë. Sipas raportimeve, ai ka punuar në Departamentin e Policisë së qytetit të Nju Jorkut nga viti 1995 deri në vitin 1999 dhe më vonë si agjent special i respektuar i Shërbimit Sekret të SHBA-së.
Referuar mediave amerikane në vitin 2006, ai iu bashkua Divizionit të Mbrojtjes Presidenciale gjatë mandatit të dytë të George W. Bush. Ai vazhdoi të mbronte presidentin kur Barack Obama mori detyrën, por u largua në maj 2011 për të kandiduar për një vend në Senatin amerikan në Maryland. Në vitin 2013, ai shkroi një kujtim të quajtur "Jeta brenda flluskës", ku ndau përvojat e tij si agjent i shërbimit sekret, duke mbrojtur presidentët Bush dhe Obama, duke hetuar krimet federale dhe duke kandiduar për Senat. Në janar 2016, ai botoi librin e tij të dytë, "Lufta", rreth dështimeve të sigurisë dhe politikës. Në vitin 2019, ai publikoi "I shfajësuar", i cili u fokusua në hetimin ndaj Donald Trump. Aktualisht ai moderon shfaqjen "Dan Bongino" në Rumble dhe më parë ka prezantuar "Pa filtra" me Dan Bongino në Fox News deri në prill 2023.
Gazetari amerikan, Dan Bongino i ka kushtuar vëmendje në programin e tij "The Dan Bongino Show" skandalit me ish-zyrtarin e lartë i FBI-së, Charles McGonigal i cili akuzohet se ka marrë para ruse, ndërsa përflitej edhe për takime me kryeministrin Edi Rama. Bongino foli në emisionet e tij edhe për lidhjet e dyshuara të Ramës me kartelin e drogës "Sinaloa".
Ai ngriti pyetjen se mos-reagimi i administratës Biden ndaj kryeministrit shqiptar lidhet me faktin se njerëzit në qeverinë amerikane janë paguar nga shqiptaret?
“Njerëzit nga e gjithë qeveria ishin shumë konfuz se pse Biden nuk po bënte asgjë për këtë kryeministrin e Shqipërisë që dyshohet se po bashkëpunon me zyrtarin e FBI-së, që unë po ju them se është i lidhur me Hunter (Biden), ata janë të lidhur. Këtu kryeministri shqiptar duket se është i përfshirë në një konspiracion narko-trafikimi që përfshin kartelin Sinaloa. Një prej karteleve që po trafikon lëndë narkotike përmes kufirit jugor. Ata janë përgjegjës për sasitë më të mëdha të narkotikëve që trafikohen në SHBA. Por, për çfarëdo lloj arsyeje, administrata e Biden nuk duket e shqetësuar nga kjo gjë. A është kjo sepse njerëzit në qeverinë tonë po paguhen nga shqiptarët? Për t’i bërë njerëzit të kthejnë faqen tjetër? Një pyetje e drejtë apo jo? Dikush në një konferencë shtypi, që bën punë reale në media, duhet të pyesë Karine Jean-Pierre (sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë) se pse Biden nuk ka bërë asgjë për narko-trafikimin në Shqipëri dhe për akuzat për lidhjet me kartelin Sinaloa në kufirin tonë jugor? A ka kjo lidhje me të infiltruarit në qeverinë tonë që lobojnë për të njëjtin kryeministër shqiptar për të cilin nuk po bëni asgjë?” shprehej Bongino.

TIRANA- Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokuroris&eum...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se Safet Bajri nuk u arrestua, por u dorëzua me marrëveshje. Ai tha se nuk mu...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur sot se njerëzit, që sipas tij, kërcënohen nga krye...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij ...
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja është paraqitur ditën e sotme në ...
TIRANË- Kreu i PSD, Tom Doshi pasi ka qëndruar për 90 minuta në ambientet SPAK ka dalë dhe ka folur para gazetarëvë. D...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se programi i PD kishte një pëlqyeshmëri të jashtëzakonshme nga dia...
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka reaguar përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, lidh...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot lidhur me takimet e zhvilluara me emigrantët në Itali dhe Greqi. Berisha tha se k...
klotilda bushka ne spak TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka &e...