Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pasi presidenti amerikan Donald Trump ndërpreu programet e ndihmës së SHBA-së për disa vende në botë, mes tyre dhe për Shqipërinë. Në reagimin e delegacionit të BE-së thuhet se Bashkimi Europian ka qenë në pararojë të dhënies së ndihmës për reformën në drejtësi dhe është e vendosur të vazhdojë ta mbështesë reformën në drejtësi në Shqipëri.
Po ashtu thuhet se që kur u miratua reforma në sistemin e drejtësisë në vitin 2016, BE-ja e ka intensifikuar këtë mbështetje. Sipas tyre aty përfshihej mbështetje buxhetore dhe mbi 50 milionë euro asistencë teknike, duke synuar veçanërisht ndërtimin e institucioneve. Delegacioni i BE thotë se burime të tjera parashikohen për ta vazhduar këtë mbështetje, edhe përmes Mekanizmit të Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor.
Më tej në reagim thuhet se BE e ka mbështetur SPAK-un që nga themelimi i tij nëpërmjet asistencës teknike të dedikuar në kuadër të projekteve EU4LEA dhe EU4 FOCAL me buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro.
REAGIMI I PLOTË I DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EUROPIAN NË TIRANË:
• Kemi marrë dijeni për njoftimin e bërë nga Presidenti Trump për të pezulluar përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj të SHBA-së për 90 ditë në pritje të rishikimeve nga administrata e re.
* BE-ja ka qenë në pararojë të dhënies së ndihmës për reformën në drejtësi dhe është e vendosur të vazhdojë ta mbështesë reformën në drejtësi në Shqipëri.
* Që kur sistemi i drejtësisë iu nënshtrua një reforme thelbësore në vitin 2016, BE-ja e ka intensifikuar ndjeshëm këtë mbështetje. Kjo përfshinte mbështetje buxhetore dhe mbi 50 milionë euro asistencë teknike, duke synuar veçanërisht ndërtimin e institucioneve.
* Burime të tjera të rëndësishme parashikohen për ta vazhduar këtë mbështetje pa probleme, përfshirë përmes Mekanizmit të Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor.
* Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit është i një rëndësie kyçe. BE-ja e ka mbështetur SPAK-un që nga themelimi i tij nëpërmjet asistencës teknike të dedikuar në kuadër të projekteve EU4LEA dhe EU4 FOCAL me buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro.
* SPAK-u ka prodhuar rezultate të prekshme, duke kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të krijuar një historik të besueshëm në luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë.
Shtetet e Bashkuara me urdhër të Presidentit Donald Trump kanë ndërprerë ndihmat e çdo lloj natyre për vendet e juaja. Ndër vendet që janë prekur nga ky urdhër i adminisratës Trump është dhe Shqipëria, ku janë ndërprerë fondet për më shumë se 30 institucione dhe për shuma organizata të tjera.
SHBA deri më tani ka qenë një nga mbështetëset kryesore të sistemit të drejtësisë në Shqiqëri dhe për reformën në drejtësi. Por me urdhërin e Trump, kjo mbështetje tashmë është shuar, deri në një njoftim të dytë pasi administrata e re të ketë vlerësuar efikasitetin dhe “përputhshmërinë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.
Por cilat kanë qenë mbështetjet e SHBA-së për Shqipërinë?
Dosja.al, ka bërë një kërkim në faqen zyrtare të SHBA-së për ndihmat e vendeve të huaja dhe ka nxjerr disa të dhëna në lidhje me këto ndihma. Në vitin 2024, SHBA-ja ka dhënë për Shqipërinë 18 mln dollarë nga të cilat sistemi i drejtësisë ka marrë 66,574 dollarë. Ndërkohë që reforma anti-korrupsion ka marrë 33,463 dollarë ndihma.
Ndërkohë që në vitin 2022, SHBA-ja i ka dhënë Shqipërisë 52 milion dollarë ndihma, nga të cilat gati 2 milion dollarë janë shpenzuar në forcimin e ligjit dhe anti-korrupsionin. Ndërsa 22 mijë dollarë janë shpenzuar për regjistrimin e magjistratëve në vend.
Në vitin 2021, SHBA-ja ka dhënë për Shqipërinë në total 14 milion dollarë ndihma dhe grante. Ku nga këto 1,825,000 dollarë janë shpërndarë për forcimin e ligjit dhe anti-korrupsionin.
Po ashtu dhe në vitin 2020 janë dhënë nga SHBA-ja 54 milion dollarë ndihma dhe grante, nga të cilat 4,131,209 dollarë janë dhënë për forcimin e ligjit dhe kontrollin e narkotikeve. Ndërsa 1,700,000 dollarë janë dhënë për sistemin e drejtësisë në vend.
KOSOVA- Kanë mbetur edhe tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka b&...
TIRANA- Një projekt energjitik i mbështetur nga ish-ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim, dyshohet se po shërben si ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në tryezën e organizuar nga Banka e Shqipërisë lidhur me prezantimin e planit...
Adriana Kalaja TIRANË - Kryetarja e Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK 31 zyrtarë t&eu...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën ku u diskutua për një skemë të re mbështetjej...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Shqipëria është zgjedhur të organizojë të organizojë Kongre...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama është shprehur se sektori i bujqësisë është më i ekspozuari ndaj risqeve. G...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se objektivi i qeverisë është që eksportet bujqësore do ...
TIRANA- Është hedhur shorti elektronik për gjykimin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Pasi çështja e tij ka ka...
Hekuran dhe Asim Gjoni TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën...