Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka thënë të martën se blloku mbetet i shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në vendet kandidate në Ballkan, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, edhe pse ka pasur përparim të dukshëm në këtë fushë.
"Ndërhyrja në procedurat gjyqësore, trysnia mbi zyrtarët që hetojnë korrupsionin dhe politizimi i rregullatorëve të medias po vazhdojnë, gjë që është e papranueshme", tha Kos në një konferencë për media.
Ajo i bëri këto komente pas një mbledhjeje të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku ministrat nga disa shtete anëtare dhe vende kandidate biseduan për sundimin e ligjit në BE.
Danimarka mban tani presidencën e Këshillit dhe ministrja e saj për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, theksoi se sundimi i ligjit në BE është tani vlera e saj më e rëndësishme.
Bjere tha se gjatë diskutimit, ministrat diskutuan gjendjen e sundimit të ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar raportit të publikuar mbi këtë temë nga Komisioni Evropian (KE) në korrik të këtij viti.
Në diskutimin e Këshillit të BE-së morën pjesë edhe ministrat për integrimin evropian të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk komentuan mbi rezultatin e bisedimeve, raportoi agjencia e lajmeve Beta.
Kos shtoi se anëtarët e BE-së mbështeten në sundimin e ligjit, i cili përfshin një gjyqësor të pavarur, zgjedhje dhe media, dhe se vendet që synojnë anëtarësimin, por nuk mund të garantojnë një nivel të caktuar të sundimit të ligjit, nuk mund të anëtarësohen.
Ajo deklaroi gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor janë tani "në qendër të procesit të zgjerimit" dhe se sundimi i ligjit u garanton atyre liri dhe forcë në atë proces.
“Është e qartë se nëse kandidatët nuk respektojnë zbatimin e sundimit të ligjit në vendet e tyre, ata nuk do të jenë në gjendje të jenë anëtarë të Unionit”, tha Kos.
Kos nuk e përmendi Kosovën kur foli për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kosova bëri kërkesë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.
Derisa vende të tjera të Ballkanit kanë ngecur në rrugën drejt integrimit në BE, Shqipëria këtë javë i hapi edhe disa kapituj, duke e çuar në 28 nga 33 gjithsej numrin e kapitujve të hapur.
Ndërkohë, Bjere dhe Kos folën gjithashtu për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë, dhe arritën në përfundimin se nevojitet një mbështetje më e fortë evropiane për Ukrainën, si dhe një rezistencë më e fortë ndaj Rusisë.
"Rusia është një kërcënim për BE-në. Ne duhet të tregojmë vendosmëri dhe të ushtrojmë presion shtesë mbi të", tha Bjere.
Nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
Zyrtarët e lartë të Serbisë vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie të ngushta me Kremlinin, pavarësisht thirrjeve nga Brukseli se Serbia është e detyruar, si vend kandidat për anëtarësim në BE, të përafrojë gradualisht politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me atë të Bashkimit Evropian. /Rel/
Pasi kryeministri Edi Rama njoftoi në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste se do të zhvillohen zgjedhje të reja në Tir...
Gazetari dhe analisti Sami Neza i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramë...
Lëvizja Bashkë do të ketë kandidatin e saj në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës. Lajmin e konfirmon deput...
Partia e Lirisë ka krijuar grupin e saj parlamentar. Në mënyrë që grupi të formohet tre deputetë të Partisë ...
Kuvendi i Shqipërisë u zhvillua për pak minuta. Me vetëm votat e mazhorancës, deputetët miratuan drejtuesit e komisioneve të ...
Ndërsa pretendon se po çon përpara procesin e anëtarësimit në BE, vendimi i kryeministrit Edi Rama për të shkrir&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur vendimin e njëanshëm të mazhorancës socialiste për ndryshimet e komisi...
Biznesmeni Ermal Beqiri është paraqitur këtë të hënë në SPAK, ku mësohet se ka qëndruar për pak ç...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjata fjalës së tij në parlament ka akuzuar mazhorancën e Edi Ramës, nuk ka fillim m...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka miratuar emrat e deputetëve që do të drejtojnë komisionet parlamentare të opozitë...