Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Alimehmeti gjatë fjalës së tij u shpreh se mbrojtja e kryeministri ndajt Erion Veliajt kishte si qëllim kapjen e pushtetit vendor nga Edi Rama. Ai thekson se Rama haptas deklaroi se deklaroi se do të jetë "Kryetari në distancë i Bashkisë Tiranë" në kundërshtim të plotë të Kushtetutës dhe të çdo ligji në fuqi në Shqipëri apo në Perëndim.
Alimehmeti theksoi se emërimi i kryetares së deleguar të bashkisë Tiranë e ka bërë në kundërshtim të plotë të Kushtetutës dhe të çdo ligji në fuqi. Ai shtoi se është e përcaktuar se pushteti qendror dhe pushteti vendor janë të pavarur nga njëri-tjetri dhe përcaktimi i drejtuesve të tyre vjen vetëm përmes votës dhe organeve përfaqësuese të zgjedhur përmes saj.
Alimehmeti tha se kërkojnë, konform Kushtetutës dhe ligjit, shkarkimin e ish-Kryetarit të Bashkisë Tiranë, dhe zgjidhjen e problemit të krijuar nga dyshja Rama-Veliaj përmes votës së lirë të qytetarëve të vjedhur të Tiranës. Ai tha se Tirana ka nevojë për zgjidhje të fortë, të qëndrueshme dhe ndryshim.
Deklarata e plotë e Ilir Alimehmetit:
Të nderuar qytetarë të Tiranës e të Shqipërisë! Dje të gjithë ne pamë ‘mbrojtjen’ e ish-Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, nga ana e Kryeministrit, Edi Rama, dhe se si kjo ‘mbrojtje’ në fakt kishte qëllimin e kapjes së pushtetit vendor nga vetë Kryeministri. Haptas ai deklaroi se do të jetë ‘Kryetari në distancë i Bashkisë Tiranë’ në kundërshtim të plotë të Kushtetutës dhe të çdo ligji në fuqi në Shqipëri apo në Perëndim.
Haptas ai gjithashtu emëroi edhe Kryetaren e Deleguar të Bashkisë Tiranë, sërish në kundërshtim të plotë të Kushtetutës dhe të çdo ligji në fuqi. Shumë qartë është e përcaktuar se pushteti qendror dhe pushteti vendor janë të pavarur nga njëri-tjetri dhe përcaktimi i drejtuesve të tyre vjen vetëm përmes votës dhe organeve përfaqësuese të zgjedhur përmes saj.
Shumë qartë, ligji 139/2015, neni 7 citon se: ‘Organi përfaqësues i Bashkisë është Këshilli Bashkiak.’ Shumë qartë, neni 54 i të njëjtit ligj citon se: ‘Këshilli Bashkiak mbron dhe garanton interesin publik.’ Kjo do të thotë, shumë qartë, se detyra në këtë rast i takon Kryetares së Këshillit Bashkiak, znj. Romina Kuko, e cila hesht, si edhe 60 anëtarëve të tjerë të Këshillit Bashkiak të zgjedhur përmes votës.
Me këtë sjellje Edi Rama, nuk është sjellë si Kryeministër, madje as si Kryetar i një Partie, por si Kryetar i një Partie-Shtet, siç ka bërë prej kohesh nën ndikimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të dy Sorosëve. Pse e ka këtë sjellje antikushtetuese Kryeministri?
Sepse është i qartë që zhvatja e Tiranës dhe e qytetarëve të saj nuk është kryer vetëm nga ish-Kryetari i Bashkisë, Veliaj, në mënyrë të izoluar, por me bekimin, mbështetjen dhe interesin e përbashkët të tij. Sepse ai është i qartë se burgosja e numrit 2 de facto të Partisë Socialiste, Veliaj, është goditje e fortë për këtë parti dhe vetë Kryetarin e saj.
Sepse ai është i qartë që duhet të zbusë ‘kryengritjen’ brenda kampit të tij socialist pas lëshimit të numrit 2 te radhës, siç beri me numrin 2 të qeverisë, Ahmetaj. Sepse ai është i qartë që situata politike brenda kampit socialist po i rrëshket nga kontrolli, tre muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.
Këto veprime janë vetëm në interes të vetë Kryeministrit dhe të askujt tjetër. Ne kërkojmë të përdoret i njëjti standard që është përdorur në rastin e Elvis Roshi në Kavajë, Shukri Xhelili në Dibër, Safet Gjici në Kukës, Jorgo Goro në Himarë, etj. Për shkelje në magnitudë shumë më të ulët se Veliaj, këta ish-kryetarë bashkish janë shkarkuar ose u është kërkuar dorëheqja, për t’ju hapur rrugë zgjedhjeve vendore, siç përcaktohet me ligj.
Pra, kërkojmë, konform Kushtetutës dhe ligjit, shkarkimin e ish-Kryetarit të Bashkisë Tiranë, dhe zgjidhjen e problemit të krijuar nga dyshja Rama-Veliaj përmes votës së lirë të qytetarëve të vjedhur të Tiranës. Tirana ka nevojë për zgjidhje të fortë, të qëndrueshme dhe Ndryshim. Këtë zgjidhje nuk e ofron Rilindja që solli vdekjen klinike të saj. Tirana duhet të merret nga hajdutët dhe të kthehet te qytetarët!
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në Kuvend po zhillon sot punimet. Gjatë Komisionit u shpreh se KQZ ka bllokuar ...
TIRANA- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha bëri një ekspoze të situatës, në konferencën “Nga Fitimet e Paligj...
TIRANA- Partia Demokratike do të zhvillojë primaret më datën 1 mars 2025. Bëhet me dije se vendmi është marrë n&e...
Rama TIRANË- Marrëveshja e emigrantëve me Italinë nuk është e vetmja çështje e cila tërheq vëmendjen e ...
ITALIA- Media italiane "Il Fatto Quotidiano" i ka dedikuar sërish një artikull çështjes së qendrave të emigrantëve n...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste. Rama gjat&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste. Rama gjatë fjal&eu...
TIRANË- Seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj në GJKKO është ndërprerë. Mësohet se seanca është nd&eum...
Bushka TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Grupit Parlamentar i...
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Grupit Parlamentar i Partisë S...