Reuters: Sulmet e Iranit ndaj objekteve të CIA-s ngrenë pyetje rreth rolit të Rusisë
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Sot vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vra...
DashiËshtë një ditë e mrekullueshme për ju, një ditë në të cilën do të zbuloni se qasja juaj e gëz...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Franci Nuri, komentoi sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas Nurit, vendimi është gjithëpërfshirës dhe i detyrueshëm, duke krijuar një precedent të qartë: një kryetar bashkie nuk mund të shkarkohet për mungesë në detyrë, por vetëm për shkelje të rënda të ligjit, siç parashikon Neni 115 i Kushtetutës. Ai theksoi gjithashtu se Veliaj nuk iu garantua procesi i rregullt ligjor nga Këshilli Bashkiak dhe qeveria, çka e bëri të pavlefshme VKM-në për shkarkimin e tij.
“Ky vendim pranon plotësisht kërkesën e ankuesit dhe shfuqizon VKM-në e qeverisë, si dhe dekretin e presidentit për zgjedhjet në Tiranë”, tha Nuri. Ai shtoi se, në situatën aktuale, Veliaj mbetet kryetar bashkie, derisa të ndodhë një fakt tjetër juridik, si një shkelje e rëndë ligjore ose një dënim penal.
Nuri:
Mendoj që po, sepse krijohet një distancë e tillë, sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme dhe ato përbëjnë dhe precedent dhe për raste të ardhshme. Për të qenë më konkret, çfarë thotë Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj?
Thotë që një i zgjedhur vendor, një kryetar bashkie, cilido qoftë ai, e përsëris dhe njëherë, nuk mund të shkarkohet tashmë, u vendos ky precedent sot, u nda kjo, ky debat juridik. Nuk mund të shkarkohet për mungesë në detyrë, por duhet të shkarkohet për shkelje të rëndë të ligjit. Këtë thotë Kushtetuta.
Neni 115 i Kushtetutës këtë thotë, që qeveria mund ta shkarkojë një të zgjedhur vendor vetëm nëse ai kryen shkelje të rënda të ligjit. Dhe rrjedhimisht, me interpretim të kundërt, një mungesë tre mujore sipër nuk konsiderohet, se kështu i bie, nuk konsiderohet shkelje e rëndë e ligjit.
Po, pikërisht, duke u nisur nga nga këto rrethana. Pra, për më tepër, thotë Gjykata Kushtetuese, Këshilli Bashkiak dhe qeveria nuk garantuan një proces të rregullt ligjor, ndaj Erjon Veliaj, sepse nuk e, nuk e ftuan, nuk e lejuan që të paraqitej përpara Këshillit Bashkiak të paktën që inicioi procedurën, që edhe ai të jepte argumentat e tij, të mbrohej, të dëgjohej, sikundër u bë edhe në Gjykatën Kushtetuese, ku zoti Veliaj pati mundësinë që të dëgjohej...
Po, pikërisht janë pikat që kanë të bëjnë me faktin se VKM-ja nuk përmbushte një shkelje të rëndë të Kushtetutës. Pra, neni 115 i Kushtetutës kërkon që vendimi për shkarkim të ketë, të jetë i bazuar mbi një shkelje të rëndë. Dhe nga ana tjetër, kryetarit të Bashkisë, zotit Veliaj, nuk i është garantuar procesi i rregullt ligjor.
Po, unë mendoj që është një vendim gjithëpërfshirës edhe për faktin se është një vendim i plotë. Është një vendim ku pranohet plotësisht kërkesa e ankuesit, në rastin konkret të zotit Veliaj, dhe Gjykata Kushtetuese ka marër dy vendime brenda, do të, po po themi të këtij vendimi. Pika e parë shfuqizon VKM-në e Edi Ramës për shkarkimin e Veliaj dhe pika e dytë shfuqizon dekretin e presidentit Bajram Begaj për caktimin e zgjedhjeve në Tiranë në 9 nëntor. Pra ai vendimi i famshëm, ai dekreti i famshëm që ngjalli disa debate dhe që ishte i...
Unë mendoj se për momentin nuk ka zgjedhje në në Bashkinë e Tiranës. Në këtë situatë ku ne jemi, ku është shfuqizuar dekreti i presidentit, por është shfuqizuar po ashtu dhe VKM-ja e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj do të ngeli ende për disa kohë kryetar bashkie. Ndoshta do të presim, ndoshta do të presim një ngjarje të re.
Teorisht, teorikisht është kjo që thoni ju. Pra ose do të duhet që zoti Veliaj të dorëhiqet në një moment të caktuar nga nesër e deri në 2027-ën, kur janë zgjedhjet, pse 2027-ta, që ta kuptojë publiku, se janë zgjedhjet normale në Bashkinë e Tiranës, pra mbarimi i mandatit katërvjeçar. Do të duhet ose të japë dorëheqjen, ose të ndodhë një fakt tjetër juridik, siç mund të jetë një shkelje e rëndë e ligjit, sepse gjithmonë këtu mund të ndërhyjë qeveria pastaj për shkarkimin.
Ose një dënim penal, një formë e prerë, siç e thoni dhe ju, po.
Edi Rama dhe djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros, kanë kaluar një javë intensive së bashku në disa forume të organizua...
Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ...
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka diskutuar në lidhje me marrjen...
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur të lënë në detyrë Erion Veliajn si kryetar të Bashkisë s&...
Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku u vendos rrëzimi i shkarkimit të kryebashkiakut t&e...
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila shquhet në vazhdimësi për vendime ‘pro’ qeverisë Rama, nuk ka befasuar as k...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se grupi parlamentar ka vendosur të përshkallëzojë aksionin opozitar brenda parlamen...
Gazetari Enton Abilekaj, në një intervistë në Syri TV, hodhi akuza të forta rreth një tenderi me vlerë 50 milionë euro, ...
Ndërsa mandati i Avokates aktuale të Popullit, Erinda Ballanca ka përfunduar, socialistët dhanë sinjale se do të zgjedhin avokatin...
Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj një projektligji të qeverisë Rama, të cilin e cilëson si “ligj që moho...