Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, reagoi pas votimit të shumicës socialiste në Kuvend lidhur me kërkesën e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si “varrosjen zyrtare të asaj që quhej drejtësia e re”.
Strazimiri deklaroi se me këtë vendim u tregua qartë se kush kontrollon drejtësinë në vend. Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka dëshmuar se “e bën dhe e zhbën drejtësinë sa herë të dojë”.
Strazimiri: Sot ka ndodhur më shumë se të ketë ndërruar fjalën një grup parlamentar, qoftë dhe në mënyrë brutale. Sot është praktikisht varrosur zyrtarisht ajo që quhej drejtësia e re, që do të kapte të pandëshkueshmit, që nuk pyeste se kë ka përballë dhe që, domethënë, më në fund do të ishin heronjtë e fëmijëve tanë. Sot, Edi Rama, siç e kemi thënë ne vazhdimisht, ka 10 vjet që e themi, ju tregoi që të gjithëve, nga i pari te i fundit, dhe atyre që flasin anglisht në këtë vend se kush e zotëron kë.
Se kush është zoti i vendit, kush është zoti i vetë drejtësisë, kush e bën dhe e zhbën drejtësinë sa herë të dojë. Sot ju ka treguar që fakti që SPAK-u e çoi, e çoi situatën deri atje sa njëra prej prej dy strukturave duhet të vdiste, o SPAK-u si strukturë e drejtësisë, o qeveria si strukturë politike, është zgjidhur sot. Do të vazhdojë qeveria, do të vazhdojë Edi Rama me sundimin e tij dhe SPAK-u do të bëjë, është i detyruar të bëjë siç i thotë Edi Rama, aq sa i thotë Edi Rama, deri kur t'i thotë Edi Rama. Reagimet besoj janë krejtësisht të pavend. Kam parë, domethënë, reagime të trupit diplomatik, që për mendimin tim kanë qenë krejt totalisht një gjuri impotente.
Nuk nuk m'u duk e përshtatshme që të ishin më pak të nxehta dhe dhe të vendosura reagimet sesa për fishekzjarret që u hodhën tek shtëpia e diktatorit, pikërisht që kjo të mos ndodhte si presion që kjo të mos ndodhte. Kështu që, sot përjetuam aktin e fundit të një të një maskerade 10-vjeçare, që është luajtur dhe me sponsorizim jashtëzakonisht të fuqishëm ndërkombëtar. Dini përgjithësisht ndërkombëtarë që që e kanë mbyllur karrierën në Shqipëri me turp, si Yuri Kim, Donald Lu dhe edhe shumë të tjerë. Kjo Vlahutin dhe kjo nuk di nga bëhet kjo kokë pa krehura që na tregonte se ç'duhet të bëjmë me drejtësinë.
Kemi 10 vjet që e themi, sot keni marrë, sot të gjithë kanë marrë, shoqëria brutalisht, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë kanë marrë brutalisht atë shuplakën që kemi 10 vjet që e paralajmërojmë. Këtë vend drejtësinë e bën Edi Rama, e bën kurdo, si do, nëse do, dhe në qoftë dhe në momentin më të papërshtatshëm, me çfarëdolloj kushti.
Nuk është klasa politike. Jo, nuk është, jo jo, nuk është klasa politike përgjegjëse. Është një individ, është Edi Rama. Ata e dinë shumë mirë, nuk është klasa politike. Se nuk ka pse bëjnë përgjegjësinë. Se kësaj i thonë pastaj që për t'ju bërë qejfin atyre të pranoj dhe unë përgjegjësinë time. Në fakt nuk është e vërtetë, nuk kam asnjë përgjegjësi në këtë punë. Përkundrazi, unë dhe kolegët e mi kemi thënë këtë të vërtetë që po ndodh sot e kemi thënë 10 vjet përpara. E kemi thënë kur kjo reformë në drejtësi ishte thjesht një draft. E kemi thënë kur ata, kur ambasadorët, Yuri Kim-i, Donald Lu-ja, Vlahutin-i e të tërë të tjerët na thonin atëherë që ne po bëhemi pengesë për integrimin e vendit dhe se do ta bënin me Edi Ramën, kryetarin e një mazhorance me 19 kriminelë në parlament. Se në atë periudhë është bërë, 2013-2017 është bërë reforma në drejtësi. Të gjithë kriminelët e Edi Ramës kanë votuar për këtë reformë në drejtësi. Taulant Balla ishte entuziast, Belinda Balluku ishte entuziaste, Lefter Koka mezi e priste, Arben Ahmetaj na kërcënonte me këtë, domethënë, këta kam fjalën.
E gjithë banda na kërcënonte, ne ishim ata që kishim frikë nga reforma në drejtësi, sepse ne ishim të korruptuarit, jo ata. Sot ky po ju tregon haptazi, brutalisht, me shuplakë në fytyrë të gjithëve këtyre, se kush e bën drejtësinë në vend, se sa historike ishte dhe sa progres kemi bërë në luftën, në rrugën tonë të integrimit. Kështu që, domethënë, nuk është më koha, janë të gjitha skenare që luhen në kurrizin tonë si shoqëri, duhet të zgjohemi. Këto gjysmë-fraza jo klasa politike, jo tranzicioni i tejzgjatur. Shoh ca dhe prej tyre i shikoj sot për turp të zotit, disa prej tyre që i quajmë shoqëri civile ne, që financohen nga këto ambasada, që pikërisht përmes këtyre përpiqen domethënë të mos ta, janë të gjithë njësoj, tranzicioni i tejzgjatur, klasa politike, me ku di unë se çfarë. Jo, ka emër. Ky është Edi Rama. Është Edi Rama sot brutalisht ka reaguar, ndërkohë që reagonin me shumë kujdes, prisnin ambasada të reagonin një nga një se domethënë çfarë kishte ndodhur.
Jua ka përplasur në fytyrë brutalisht siç di ta bëjë vetëm ai. Kjo është një gjë që nuk mund të tolerohet sot e mbrapa. Pastaj, nëse këto do ta vuajë integrimi i Shqipërisë, po, ka mundësi, ata e kanë në dorë ta bëjnë. Ta vuajë integrimi i Shqipërisë, por jo Edi Rama. Edi Rama, unë jam ndër ata që e kam thënë vazhdimisht në këtë mënyrë, si drejton, nuk është i interesuar që Shqipëria të integrohet. Një Shqipëri e avancuar në integrimin evropian do të thotë një Shqipëri, një qeveri më e kontrolluar për mënyrën se si i përdor fondet e buxhetit, për mënyrën se si i bën zgjedhjet në këtë vend në qoftë se doni, për mënyrën se sa të lirë e lë shtypin, median, shoqërinë civile në këtë vend që të jetë kundër qeverisë. Këtu e vetmja liri që i ka mbetur të gjithëve këtyre faktorëve që do të duhet të përfaqësonin demokracinë shqiptare është të shajnë opozitën. Kjo është kthyer në sport nacional.
Çfarë po bëjnë deputetët e opozitës, çfarë po bën Sali Berisha, a do të ketë ndryshime në opozitë se çfarë bën qeveria nuk ka asnjëri, asnjëri nuk guxon të flasi. Kështu që, arrijnë deri atje sa të thonë, këtë do ma lejoni dhe këtë ta them, që kur rezultati del 93% në një kuti të Beratit po themi, apo diaspora, vetë shqiptarët që janë më të ndriçuar, ata që janë, që tashmë kanë, janë upgraduar në gradën e, në shkallën e renditjes sociale, janë bërë evropianë me pasaporta evropiane, frymëzoheshin nga Zeqinja. Nuk i frymëzon Sali Berisha, nuk i frymëzon asnjëri prej deputetëve të Partisë Demokratike, zonjave dhe zotërinjve, jo, i frymëzon Zeqinja, Sara Milja e ku di unë se çfarë. Deri këtu arrin. Në një kohë kur ka një raport të OSBE/ODIHR që tregon se çfarë farse ishin zgjedhjet në këtë vend. Para kësaj nuk mund të mbyllim më sytë. Ju thashë dhe njëherë, është e patolerueshme, është kriminale edhe sot të flasësh për klasë politike, të flasësh për tranzicion të tejzgjatur, për kulturë demokratike në këtë vend, në një kohë kur ka, kur është një individ.
Ambasada e Suedisë ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvend, ku mazhoranca votoi kundër autorizimit të SPAK për të arr...
GJKKO përmbylli seancën paraprake për Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurit e tjerë dhe t&eum...
Në një deklaratë të përbashkët, një grup organizatash të shoqërisë civile kanë reaguar pas vendimit t&eum...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i cilësoi 82 votat e maxhorancës kundër arrestimit të B...
Me anë të një postimi në X, kreu i qeverisë deklaroi se vendimi që mori sot Kuvendi ishte i drejtë, ndërsa theksoi se ...
Ish deputeti i PS, Ilir Zela ka reaguar ashpër pasi mazhoranca socialiste vendosi me votë në Parlament të rrëzojë kërkes&eu...
Sot po mbahet seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe të tjerëve. Meta i cili është nën akuzë...
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas rrëzimit nga Kuvendi të kërkesës së SPAK për heqjen e imun...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar ashpër sot (12 mars) pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, ku...
Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi sot dy ambasadorë shqiptarë, përkatësisht në Katar dhe në NATO. Në Kata...