POLITIKE

Vendoret 2023/ OSBE-ODIHR: Klimë e tensionuar, por deri tani fushata modeste! Ka 2 raste dhune, shqetësim premtimet e Ramës dhe 'Aktivisti'

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Prill 2023, 19:33
Vendoret 2023/ OSBE-ODIHR: Klimë e tensionuar, por deri tani fushata

TIRANË- 2 javë para zhvillimit të zgjedhjeve vendore në Shqipëri, misioni vëzhgues i OSBE/ ODIHR ka bërë publik një raport të ndërmjetëm. Misioni, i cili ka mbërritur në Shqipëri që më 6 Prill po vëzhgon situatën e derimëtanishme, duke vlerësuar se mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë
ndërmjet kryetarëve të partive të mëdha. Në raportin e përpiluar shkruhet periudha 30 ditore e fushatës filloi më 14 prill dhe është veçanërisht e dukshme në Tiranë, e se deri tani nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka patur një ton të moderuar. Megjithatë janë theksuar dy raste dhune - mes tyre dhe tritoli i vendosur tek mjeti i kreut të PD në Vaun e Dejës Benard Ndreca- për të cilin u shprehën se iu rrezikua jeta.  

Në raport është pasqyruar edhe situata brenda Partisë Demokratike: Pas zgjedhjeve të vitit 2021 dhe shpalljes persona non grata nga qeveria e SHBA-së e ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe kryetarit të PD-së për një kohë të gjatë, Z. Sali Berisha, kryetari i atëhershëm i PD-së, Lulzim Basha, e përjashton atë nga grupi parlamentar i PD-së.6 Pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie të marsit 2022, z. Basha dha dorëheqjen si kryetar partie dhe Enkelejd Alibeaj, kreu i grupit parlamentar të PD-së, u bë ushtrues i detyrës së kryetarit të PD-së. Më 25 mars 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë regjistroi ndryshimet statutore të miratuara në dhjetor 2021 nga një kuvend kombëtar i PD-së i thirrur nga mbështetësit e zotit Berisha dhe më pas, më 22 mars, anëtarët e partisë e zgjodhën atë si kryetar partie. Z. Alibeaj apeloi vendimin e Gjykatës së Rrethit dhe Gjykata e Apelit Tiranë më 3 mars 2023 e rrëzoi atë vendim dhe i ktheu përfaqësimin ligjor të partisë z. Alibeaj. Z. Berisha dhe Partia e tij Demokratike e Shqipërisë-Komisioni i Rithemelimit  (PDKR) kanë njoftuar se do të apelojnë atë vendim.

Por gjithashtu janë listuar edhe shqetësimet lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik. Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare. Megjithatë premtimet e Ramës janë mbajtur shënim nga OSBE. Por edhe akuzat e opozitës së kryedemokratit Sali Berisha për aplikacionin "Aktivisti" por edhe për kërcënimin e kryeministrit se nuk do u jepte fonde bashkive të opozitës. Nga ana e Enkelejd Alibeajt nuk është raportuar asnjë shqetësim. 

"Partitë politike të mëdha e kanë filluar zyrtarisht fushatën. Ato duken të jenë të orientuara më tepër ndaj profileve të kandidatëve sesa platformave specifike politike të tyre, ku zgjedhjet e këshillave kanë kaluar në plan të dytë krahasuar me zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë. Ndërkohë që grupet kryesore të opozitës e nisën fushatën e tyre me takime publike, PS në pushtet ka deklaruar që ka synim të ketë një fushatë jo të bujshme.32 Kështu, që fushata ka qenë relativisht modeste dhe me ton të moderuar deri më tani. Disa garues iu shprehën MVZ-së të ODIHR-it që kishin planifikuar ta bënin fushatën në media sociale, me vizita derë më derë, takime të vogla me zgjedhës, dhe postera të vegjël.

Meqënëse disa Rama deklaroi, gjithashtu se mbështetja e qeverisë së ardhshme ndaj bashkive do kushtëzohej nga rezultati i zgjedhjeve.Më 24 mars, kandidati i Komisionit të Rithemelimit i kërkoi Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të fillojë hetimin penal ndaj Kryeministrit Rama dhe të tjerëve
lidhur me shpërndarjen dhe përdorimin e aplikacionit “Aktivisti”, prezantuar në 2022 nga PS. Kërkesa
e kandidatit sugjeron që aplikacioni përdoret brenda administratës publike të kontrolluar nga PS, për të
kontrolluar veprimtarinë nëpër media sociale të punonjësve vartës në sektorin publik për të mbështetur
aktivitetet e PS dhe zyrtarëve qeveritarë dhe liderave të partisë në rrjetet sociale,"-shkruhet në raport. 

Një pikë e rëndësishme e raportit ishte dhe media. Televizioni (TV) mbetet burimi kryesor i informacionit politik, por ODIHR-it ngritën shqetësime lidhur me përqëndrimin dhe kontrollin e mediave nga ndërthurja e
interesave të biznesit me interesat politike, duke vënë në dukje se të dy faktorët krijojnë pengesa për
pavarësinë editoriale dhe i bëjnë gazetarët të pambrojtur ndaj presionit dhe vetë-censurimit.

"Sulmet mbi gazetarët, retorika diskretituese e politikanëve, dhe vështirësitë për marrjen e informacioneve
publike u identifikuan si faktorë kryesorë që prekën profesionistët e mediave,"-theksohet ndër të tjera në raport.

Shefja e Misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR në Shqipëri Audrey Glover e paralajmëroi disa javë më parë raportin e ndërmjetëm, duke premtuar se ditën e zgjedhjeve 324 vëzhguesit e huaj do të ishin kudo. Listat, financimet e partive, vendimet e KQZ dhe media ishin ndër shqetësimet e kryevëzhgueses së misionit të OSBE-ODIHR.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë