Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

Kandidati i pavarur në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, aktori dhe moderatori i mirënjohur, Florjan Binaj festoi sot 40-vjetorin e lindjes.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Florjan Binaj rikujton rrugëtimin e tij në këto 40 vite, teksa falënderon çdo person që ka qenë pjesë e jetës së tij, që nga fëmijëria e tij e deri më sot.
E ndërsa thekson dashurinë e madhe dhe mësimet që ka marrë në jetën e tij, Florjan Binaj nuk falënderon vetëm ata që e kanë mbështetur dhe ndihmuar, por kujton edhe ata persona, që siç ai vet shprehet “kanë dashur t’i bëjnë keq”.
“I jam mirënjohës edhe atyre që në jetë kanë dashur të më bëjnë keq sepse falë tyre zbulova sa i fortë jam. Bëhesha edhe më i drejtë sa herë donin të më shtrëmbëronin. Bëhesha edhe më i fortë sa herë donin të më lëndonin. Bëhesha edhe më i dashur sa herë donin të më hidhëronin”-shkruan ndër të tjera Florjan Binaj.
Postimi i plotë i Florjan Binajt:
S’e mbaj mënd si sot, kur erdha në këtë botë me not.
Por, në këto 4 dekada, unë nuk do isha ky që jam pa çdo bashkëudhëtar të jetës time. Shokët shoqet e fëmijërisë në periferinë e Alliasit ku hapësirat ishin të pafundme po aq sa imagjinata, ku ligjet e fizikës i mësonim duke lozur qindra lojra nga lindja e diellit deri në perëndim. Shokët e shoqet e klasës dhe mësuesit e nderuar në shkollën (8 vjeçare atëherë) Ramazan Jarani, me shumë prej të cilëve takohemi ende. Shoqërinë tek Pallati i Pionerëve i cili ishte oazi i artistëve të kohës dhe atyre që do vinin më pas me mësues të rrallë si Atixhe Arapi. Të gjithë artistët e shquar që i shihnim nëpër filma, këndonim dhe këndojmë këngët e tyre të festivaleve dhe sot, humoristët guximtarë dhe frymëzues si Koço Devole, Parodistët e Vlorës, Zef Deda, Vasillaq Vangjeli, Fadil Hasa, Muharrem Hoxha, Gëzim Kruja, Zyliha Miloti, Marjana Kondi, e shumë të tjerë që në kanë gdhëndur shqisat. Shoqërinë e Liceut Artistik “Jordan Misja” të cilët sot i kam motra e vëllezër. Mësuesin e artit Klement Zoraqi dhe shumë mësues të tjerë të cilët na mësuan me disiplinë durimin për të punuar shumë për të arritur në heshtje mjeshtrinë e së bukurës. Kushurinjtë e mi në Tiranë e Vlorë me të cilët kam kujtime më të bukura se të gjithë filmat vizatimorë mbledhur së bashku. Shoqërinë e Akademisë së Arteve. Bashkëudhëtarët e Portokallisë me të cilët u rrita në një tjetër përmasë që deri në atë kohë, të tjerët ma quanin “mungesë serioziteti” por që ato 18 vite punë deri në vetëmohim, sot flasin ende vetë! Përkrahësin e parë aty, Agron Llakajn i cili besoi tek unë. Çunat e gocat e talentuara në Top Albania Radio, Club FM dhe sot PaperRadio ku RIKOSHET lindi e u rrit si emisjoni humoristik radiofonik më i dëgjuar prej 19 vitesh e gjysëm. Mësuesit dhe miqtë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dega Arkitekturë që sot i quaj familje. Kolegët e projekteve të shumta, ca të kryera e shumë ende nëpër sirtare ëndrrash, të netëve pa gjumë, të sakrificave të patreguara, të plagëve të pashëruara që më mbështetën dhe më dhanë zemër edhe kur unë isha në kufijtë e mi. Njerëz të rrallë si Dritan Hoxha që krijoi kontinentin ku çelën qindra artistë të rinj si unë. I jam mirënjohës edhe atyre që në jetë kanë dashur të më bëjnë keq sepse fal tyre zbulova sa i fortë jam. Bëhesha edhe më i drejtë sa herë donin të më shtrëmbëronin. Bëhesha edhe më i fortë donin të më lëndonin. Bëhesha edhe më i dashur sa herë donin të më hidhëronin. Miqtë fotografë të botës së egër, miqtë ekologjistë, miqtë artistë. Fansat anembanë botës të cilët edhe sot më çojnë video ku më thonë: kur isha i vogël e kisha shumë qejf këtë skeçin tënd, sot e shoh sërisht por me fëmijët e mi! Emisjonin Piranjat që më bëri edhe më të pjekur edhe më pranë problemeve të njerëzve dhe që më njohu me një ekip guximtar, të rrallë për këto kohë. Gjyshërit që na rritën me urtësinë e të dashurit atdheun dhe Kombin më shumë se sytë e ballit. Prindërit e mi të cilët më mësuan që nderi dhe dinjiteti as nuk blihet dhe as nuk shitet dhe se padrejtësitë vetëm luftohen. Ndershmërinë në ADN-në e tyre e trashëguam plotësisht unë, motra ime Ada dhe vëllai im Klevin. Dhe padiskutim gjysmën time më të shtrenjtë, gruan time, Sadina e cila ka qënë në çdo hap timin këto 22 vite bashkë, edhe kur jam rrëzuar, edhe kur jam ngritur sërisht me të përkrah, ku prej dashurisë tonë erdhën në jetë 3 mrekullitë tona, Krena, Glauk dhe Vjosa!
Faleminderit që më keni bërë ky që jam. Faleminderit për urimet. Ju dua shumë!
Kryetarja e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në Partinë Demokratike ka njoftuar se nesër, më 13 tetor, n&e...
Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një video nga festimet e tifozëve shqiptarë në stadiumin “Air Albania”, gjatë nde...
Një masiv shkëmbor në malësinë e Thethit është shembur së fundmi, duke krijuar një imazh të paprecedentë...
Në një reagim në "Facebook", kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar vendimin e qeverisë për të sekretuar sh...
Tirana do të jetë mikpritëse e Forumit të parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian - Ballkani Perëndimor) më...
Ka një vend në Durrës ku lashtësia, mesjeta dhe realiteti qëndrojnë së bashku. Falë motit të mirë, porta e ...
Partia Demokratike ka ngritur dyshime për një skandal në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, ku sipas saj ja...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se ka penguar debatin publik në Kuvend për shkak të frikës s&e...
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ka folur p&eu...
Kryetarja e grave të Partisë Socialiste në Mat ka dalë si kandidate e pavarur në zgjedhjet për kreun e bashkisë që do ...