POLITIKE

VIDEO/ Habit Edona Bilali: Arsyeja pse dalim keq në raportet për klimën e biznesit, është se biznesmenët përmenden me emra

I.A Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2024, 16:25

VIDEO/ Habit Edona Bilali: Arsyeja pse dalim keq në raportet për

TIRANË- Ish-Ministrja për Sipërmarrjen e qeverisë Rama, Edona Bilali ka shpjeguar sipas saj arsyen pse Shqipëria del keq në raportin e klimës së biznesit. Gjatë fjalës së saj në Komisionin hetimor për Shëndetësinë dhe Sterilizimin, Bilali ka kërkuar që Vilma Nushi të mos përmendet me emër, por me iniciale.

Duke ngulmuar, për arsye ende të paditura, se përse deputetja Bilali nuk do që sipërmarrsja Vilma Nushi të përmendet me emër nga kryetarja e Komisionit Albana Vokshi, edhe pse është një nga personat që duhet të thirret për të dëshmituar në këtë komision për koncesionit që ka fituar pa garë për Check Up-in. Bilali ka theksuar se arsyeja se pse Opozita ashtu dhe Mazhoranca do të fshikullohen nga raporti i Klimës së Biznesit vitin e ardhshëm është se përse Vokshi po përmend me emër Vilma Nushin disa herë në komision. 

"Unë vi nga radhët e biznesit. Kam pasur nderin me shërby si Ministre për Sipërmarrjen. Dhe shqetësimi që ngre këtu ka të bëj me përmendjen e emrave. Unë po zbuloj si ish-sipërmarrëse dhe si ish-Ministre, pse ishte kaq e vështirë të ftosh investitor për të investuar në Shqipëri. Sepse ditët e fundit me edhe ne edhe ju, sepse luani një rol për të ftuar një investitor në Shqipëri, ca mendoni se do mendojnë se do dëgjojnë se do të të thirren në Parlament për të dhënë shpjegime, se do përmenden emrat, se mua nuk me duket fare normale. Mund të përmenden me iniciale, për etikë. Edhe fjala hajdutë e vjedhje nuk më duket fare normale.

Ne jemi komision parlametar, nuk jemi gestapo, që të thërrasim njerëzit këtu e ti bëjmë reprezalje se çfarë kanë bërë në biznesin e tyre. Nuk e kam fare te emrat. Të gjithë pronarët e bizneseve nuk duhet të përmenden. Po ngremë një precedent shumë të keq, i cili në raportin e klimit të biznesit vitin e ardhshëm na çon në hapa mbrapa. Nuk është normale që ne të marrin në gojë emra e mbiemra, qofshin shqiptarë apo të huaj. Si deputetë të Kuvendit keni një përgjegjësi të gjithë, që te raporti i klimës së biznesit vitin tjetër, kur të fshikullohemi të dyja palët se nuk përmenden emrat në përgjithësi. Arsyeja pse ne zbresim në rankim, se kur flasim për klimë biznesi është kjo, sepse nesër pasnesër kur të dali, sa herë është përmendur me emër një biznesmen qoftë shqiptarë apo i huaj. Nga ana e klimës së biznesit nuk është normale as me i përmend me emra e as me dalë jashtë objektit në të cilin është mbledhur komisioni", tha Edona Bilali. 

Ndërkohë që në të vërtet, raporti i klimës së biznesit ka kritikuar ashpër Shqipërinë, për shkak nivelit të lartë të korrupsionit dhe të zbatimit të dobët të kontratave. Në raportin për vitin 2023, DASH thekson se arsyet e rankimit të dobët të Shqipërisë në klimën e biznesit është niveli i lartë i korrupsionit, pastrimi i parave, ndryshimet e shpeshta fiskale dhe zbatimi i dobët të kontratave.

Në raport përmendet dhe shqetësimin e komunitetit të biznesit se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembërojnë konkurrencën në treg. Investitorët shpesh raportojnë se ata bëhen objektiv i zhvatjes si nga administrata publike, ashtu edhe nga media dhe grupet kriminale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan