Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
TIRANË- Opozita në Shqipëri protestoi këtë të martë (29.10) duke e shtrirë në gjashtë akse kryesore të vendit “aktin e revoltës së mosbindjes civile”, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit. Protestuesit përsëritën kërkesat për formimin e një qeverie teknike deri në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, si dhe lirimin e liderëve të opozitës në Shqipëri. Protesta u shoqërua me djegie të gomave dhe disa përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Opozita vijon "mosbindjen civile”
Deputetët e opozitës shqiptare ndaluan makinat e tyre në mbikalimin e Kamzës, në hyrje të Tiranës, duke njoftuar zyrtarisht nisjen e protestës, prej orës 17:00 të së martës. E njëjta skenë u përsërit edhe në pesë rrethrrotullime të tjera të vendit, në Shkozet, Bradashesh, Rrogozhinë, Levan dhe Milot, duke sjellë bllokimin e qarkullimit rrugor.
Vetëm autoambulancat u lejuan që të kalonin. Me qindra simpatizantë të djathtë iu bashkuan deputetëve në mosbindjen civile të nisur prej 7 tetorit, duke artikuluar për rreth tri orë kërkesën për krijimin e një kabineti teknik, që do ta udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e pranverës së ardhshme. Po ashtu ata përsëriten thirrjet për lirimin e lidershipit të opozitës, kryetarin e Partisë Demokrate, Sali Berisha, dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ky i fundit i arrestuar nga SPAK gjatë javës së kaluar.
Protestuesit djegin goma dhe përplasen me policinë
Protesta e opozitës e përqëndruar në akset kryesore të vendit, u shoqërua me diegie të gomave dhe me disa momente tensioni mes mbështetësve të opozitës dhe policisë së shtetit. Kjo e fundit kërkoi disa herë nga protestuesit që të zhbllokonin rrugët për të bërë të mundur kalimin e automjeteve, duke hasur në kundështimin e tyre."Kauza e opozitës është për votën e lirë dhe një Shqipëri demokratike” – u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.
Më tej ai paralajmëroi se opozita do ta vijojë mosbindjen civile përmes akteve të tjera "deri në rrëzimin e regjimit të Edi Ramës”. Protestës së opozitës iu bashkua në rrethrrotullimin e Kamzës, aty ku u arrestua gjatë javës së kaluar ish-presidenti Ilir Meta, edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ai lëshoi akuza ndaj drejtësisë shqiptare, teksa bëri thirrje se kjo lëvizje e opozitës do të përshkallëzohet edhe më tej, në një përballje "dhëmb për dhëmb” me qeverinë.
Protesta e 29 tetorit u njoftua nga kryetari i partisë demokrate, Sali Berisha, gjatë një komunikimi me gazetarët, vetëm pak orë pas arrestimit të ish- presidentit, Ilir Meta, aleatit të tij në opozitë. Berisha e cilësoi arrestimin e Metës si politik, dhe drejtësinë të vendosur nën urdhërat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Opozita ka paralajmëruar se "mosbindja civile” - siç e cilësojnë ata këtë lëvizje, do të vijojë edhe më tej, por ende nuk kanë përcaktuar një datë të radhës./ DW
Noka TIRANË- Mosbindja civile e opozitës ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. Në një shkrim të publikuar s&eum...
Protesta TIRANË- Deputetë dhe mbështetës të partive opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike dhe Partisë s&e...
Foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri, protesta e radhës e opozitës, u shtri sot në akset qëndrore të rrugëve ko...
Foto ilustruese TIRANË- Mosbindja civile e opozitës e cila u shtri në 6 pika kyç në vend ka tërhequr vëmendjen e media...
Boci MILOT- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi pas përfundimit të mosbindjes civile në Milot ka folur para mediave. G...
TIRANË- Nard Ndoka tha se mosbindja e sotme civile e opozitës, e cila konsistoi në bllokimin e 6 akseve rrugore nga veriu në jug t&eu...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se protesta ia arriti qëllimit. Paloka duke folur për gazetarët në p...
edmond spaho ELBASAN- Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka akuzuar policinë se kanë dhunuar protestuesit në Elbasan. Spaho tha gjithashtu ...
TIRANË- Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës që po zhvillohet mbrëmjen e sotme në qytetin e Tiran&eum...
protesta ne kryeqytet TIRANË- Paraqitet e tensionuar situata në sheshin "Shqiponja" në kryeqytet, ku protestuesit i kanë vënë...