Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

TIRANA- Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja tha sot në ceremoninë e pritjes së rezidentëve të parë nga Franca, Tunizia, Libani, Malta, Italia e vende të tjera, se “Vila 31 x Art Explora” sjell bashkëjetesën e kujtesës historike me krijimtarinë e gjallë të së tashmes. Gonxhja tha se transformimi i “Vilës 31”, është shembull i përkushtimit për të promovuar artin dhe kulturën si motorë të zhvillimit ekonomik, forcimit të identitetit dhe rritjes së ndikimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare kulturore.
Sipas tij, një vëmendje shumë të rëndësishme merr promovimi i artistëve të rinj vendas, duke i mbështetur në rrugëtimin e tyre krijues dhe duke i krijuar hapësira ku ata mund të shprehin veten dhe të ekspozojnë veprat e tyre. Gjithashtu ai tha se krijimi i një skene kulturore vibrante, dinamike, provokuese është kryefjala e ditëve që po jetojmë dhe atyre që do të vijnë.
“ArtExplora nga vetë emri, qëllimi, ngjall eksplorimin krijues dhe ndërveprues mes vendeve dhe komuniteteve duke rrëzuar hierarkitë, ashtu siç punët e artistëve që do t’i përjetojmë sot, fryt i misionit të Vilës 31, ku sot bashkëjetojnë shpirtra të lirë nga e gjithë bota, brenda mureve ku dikur ekzistonte vetëm një fantazi – ajo e antilirisë.
Këtë vit, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka mbështetur përmes Programit Kombëtar të Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë, dhjetëra artistë e aktivitete që do të zhvillohen te Vila Art Residence, edhe më gjerë. Qeveria shqiptare e ka bërë kryefjalë mbështetjen dhe bashkëpunimin me skenën artistike, me politika kulturore dhe me investimin, besimin e shtetit tek shprehia krijuese bashkëkohore. Besojmë fort se kultura është jo vetëm mjet i kujtesës, por edhe themel për të ndërtuar një të ardhme më të hapur, më të lirë dhe më gjithëpërfshirëse.
Kjo lëvizje dhe frymë vjen përmes lidhjes së ndërtesave të trashëgimisë kulturore, programeve artistike, por po ashtu dhe me inaugurimin e hapësirave të reja të cilat i vihen në funksion skenës së pavarur. Nuk ka asgjë më efektive sesa kur një shoqëri vetëreflekton, vetëkorrigjohet, hapet ndaj një katarsisi konstant kulturor e artistik, liron vetveten nga klaustrofobia lokaliste dhe emancipohet përmes artit”, tha Gonxhja.
TIRANA- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato tha sot, teksa mori pjesë në inaugurimin e Vila 31 x Ar...
TIRANA- U inaugurua sot "Art Explora" ose e njohur ndryshe si vila 31 e ish-diktatorit Enver Hoxha për të cilën prej më shu...
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kritukuar ashpër deklaratën e kryemi...
TIRANA– Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot Ministrin Francez të Deleguar për Evropën, ...
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja morën pjesë në inaugu...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se në fushën e rendit dhe sigurisë do të ndodhë...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se me ardhjen e tyre në qeveri do të largohen nga Policia e Shtetit dhe ...
takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në prezantimin e programit qeverisës t&eu...
TIRANË- Delegacioni i OSBE-ODIHR që do të monitorojë zgjedhjet e 11 majit është fotografuar ditën e sotme para ambienteve t...
TIRANË- Diskutimet në Gjykatën Kushteuese në lidhje me çështjen e gazetarit Elton Qyno janë zbardhur ditën e so...