POLITIKE

"Vishej me të bardha, Belinda nuk hante bar"/ Këlliçi për shkarkimin e Spiropalit: Berisha e kishte paralajmëruar! Ja nga e ka "peshqesh"

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Mars 2026, 19:12
"Vishej me të bardha, Belinda nuk hante bar"/ Këlliçi

Deputeti demokrat Belind Këlliçi zbardhi sot në studion e 'Task Force' në Syri Tv prapaskenat e shkarkimit të Elisa Spiropalit nga kryeministri Edi Rama.

I kthyer në Kuvend pas pezullimit për mbi 2 muaj, vendim i marrë nga maxhoranca, Këlliçi tha se gjeti një situatë të tensionuar brenda maxhorancës. Për Këlliçin shkarkimi i Spiropalit nuk ishte një rikonfigurim rutinë, por një eliminim politik i nxitur nga lëvizjet e Spiropalit në arenën ndërkombëtare. Këlliçi flet për anëtarësimin e Spiropalit në “China Club” në Berlin, një forum i fuqishëm lobimi politik me akses në Bundestagun gjerman.

Në këtë  klub, një pikë nevralgjike për marrëdhëniet ndërkombëtare, Këlliçi thotë se më parë kishte akses edhe vetë Kryeministri Rama, por që tashmë nuk e ka më.

Një tjetër element kyç është vizita e Spiropalit në SHBA muajin e kaluar, ku u prit në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë ku Edi Rama nuk shkon dot dhe kjo ka alarmuar kryeministrin.

Belind Këlliçi: Gjeta kreun e parlamentit në një gjendje më agresive, edhe më të radikalizuar.  E lidha këtë në fakt me largimin e Elisa Spiropalit, se duhet të kuptoni diçka. Muajin e shkuar kanë qenë dy politikanë të Partisë Socialiste, të vetmit që u pritën dhe janë pritur edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit, por në rastin e Spiropalit edhe në Shtëpi të Bardhë, dhe i pari na la shëndenë. Pra Elisa Spiropali zyrtarisht tashmë është e papunë dhe e larguar, e përzënë nga kabineti qeveritar nga Edi Rama. Jo se kjo nuk dihej apo nuk pritej sepse kishte kohë që flitej që Klubi i Anglishtfolësve, mes tyre edhe Elisa, po ka një, qasje normale dhe logjike në raport me të huajt. Shtuar këtu faktin që Elisa prej dy vitesh kaloi nga Klubi i anëtarëve të lubisë te Klubi i anëtarëve të China Club në Berlin dhe e kupton fare mirë Elisa për çfarë e kam fjalën unë.

Sonila Meço: Çfarë është?

Belind Këlliçi: Një klub në të cilin më parë e ka patur aksesin vetë Rama por që nuk e ka më në Berlin dhe duke qenë se u anëtarësua në këtë klub, duke u larguar nga Klubi i lubistëve, me sa duket kjo i kushtoi dhe karrierën politike edhe Elisa Spiropalit. Kjo mendoj unë është arsyeja pse unë kam gjetur sot një kryetar Kuvendi agresiv për asnjë arsye.

Është klubi ku bëhen të gjitha lobimet politike të Partisë Socialiste në raport me Bundestagun gjerman, në Berlin. China Club.

Sonila Meço: Ky klub ka pasur ndonjë problem këto kohët e fundit se për shembull nga Gjermania pothuajse kanë mbërritur silure, do të thoshte Fitja Koka, më të forta gjatë ca periudhe për Edi Ramën.

Belind Këlliçi: Me sa duket do vijnë silura edhe më të forta për Edi Ramën dhe për të gjithë anëtarët e mazhorancës të këtij klubi. Por, po them dhe njëherë, fakti që Rama nuk shkon më...

Sonila Meço: Pra ti Belind nuk je me teorinë, ti nuk je me teorinë që Elisa Spiropalin e hoqi Belinda Balluku?

Belind Këlliçi: Jo jo, ka qenë Edi Rama. S'ka lidhje Balluku. Aty vendimmarrjen Edi Rama e ka. Balluku të bëjë çfarë të dojë, Edi Rama është aty, në fund të ditës. Kjo mund të ketë qenë një çokë tangjenciale për  Ballukun. Por, po e them dhe njëherë, ajo kaloi nga anëtare e Klubit të lobistëve, pra është një klub i ri që është formuar në Partinë Socialiste, kështu quhet, kaloi në anëtarët e Klubit të Kinës apo China Club në, në Berlin, që është një vend shumë i famshëm për të gjithë ata që merren me politikë të jashtme, për të gjithë ata që kanë shkëmbime me deputetë gjermanë apo me anëtarë të Bundestagut, me funksionarë shtetërorë në Berlin dhe e dinë shumë mirë për çfarë po flas. Dhe duke shtuar këtë, dua të dal te konkluzioni që ka qenë një seancë absurde, ku gjatë gjithë kohës provokoheshin...

Një detaj tjetër. Provokoheshin deputetët e PD-së dhe ndërkohë sot u diskutua dhe propozimi i ri për të amenduar sërish rregulloren e parlamentit, që t'ia heqim edhe minutazhin që kanë deputetët e opozitës, ta bëjmë nga 10 minuta në 5 minuta. Të gjithë iniciativat e njëanshme të mazhorancës janë ku t'i heqim minutazhin, ku t'i ngushtojmë hapësirat, ku të mos i lejojmë komisionet hetimore, t'i heqim të drejtën e fjalës edhe t'i heqim edhe opozitën në fund.

Këlliçi komenton dhe deklaratën e Spiropalit e cila tha se shkarkimi i saj u paralajmërua publikisht nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha sot në Kuvend se shkarkimi erdhi si pasojë e Ballukut dhe faktit që Spiropali "gëzonte evishej me të bardha se shpresonte të bëhej zv. kryeministre". 

“E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha në sallën e kuvendit dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala, për asgjë tjetër’ tha Spiropali sot paradite në Kuvend.

Belind Këlliçi: Berisha këtë e ka paralajmëruar që në momentin e parë që Spiropali pati një takim në Shtëpi të Bardhë, aty ku Edi Rama nuk shkon dot, aty ku nuk shkel dot, aty ku dhe në parlament, po ta mbani mend tha unë do shkoj në Bordin e Paqes, do futem në Shtëpinë e Bardhë, do jem me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. Në fakt shkoi Elisa aty para një muaji dhe pikërisht në atë moment Berisha ka paralajmëruar shkarkimin, largimin shumë të shpejtë të Spiropalit nga kabineti qeveritar.

Sonila Meço: Kishit informacione për këtë gjë Belind apo është një deduksion i një nuhatjeje politike..

Belind Këlliçi: Jo jo, është një informacion logjik, logjik fare i thjeshtë, plus mos harroni eksperiencën e zotit Berisha dhe mos harroni se kë kemi përballë. E dimë se kush është njeriu më i izoluar në ShBA-ja sot, në Shqipëri dhe në mazhorancë, që është vetë Edi Rama. Dhe kjo është e bërë publike.

Dhe Elisa ishte tek klubi i politikanëve shumë të rrallë tashmë në mazhorancë që filloi t'i fliste ndërgjegjja dhe deri diku logjika racionale. Pra filloi të fliste gjëra normale deri diku dhe të pranonte që në Shqipëri ka dhe korrupsion, që kështu nuk vazhdohet, që krimi i organizuar është kthyer në problem, që ekzistojnë kartelet. Pra me sa duket kjo ishte arsyeja që ne e kemi paralajmëruar prej më shumë se një muaji dhe në fakt brenda një kohe rekord, Edi Rama bëri realitet atë që deklaroi vetë Berisha një muaj më parë, që ajo do ishte kokë turku shumë shpejt.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë