POLITIKE

Vizita në Athinë dhe çështja Beleri/ Mitsotakis mesazh Ramës: Rruga e Shqipërsë për BE kalon pashmangshëm nga vendi ynë

b.z Përditësimi i fundit 19 Maj 2024, 17:13
Vizita në Athinë dhe çështja Beleri/ Mitsotakis mesazh
Mitsotakis, Rama

GREQI - Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar ditën e sotme një intervistë për mediat maqedonase, ku ka folur edhe për mardhëniet Shqipëri-Greqi. Mitsotakis ka komentuar vizitën e Ramës në Athinë për të cilën ka thënë se qeveria greke nuk kishte arsye ta ndalonte, ndërsa ka përmendur ndër të tjera edhe çështjen Beleri.

Mitsotakis e ka cilësuar burgimin e Belerit si të paligjshëm, ndërsa ka dhënë një mesazh të hapur për kryeministri Edi Rama. Ai është shprehur se rruga për integrimin europian të Shqipërisë kalon nga Greqia, kështu Shqipëria duhet të bashkohet pa probleme në rrugën e vlerave europiane dhe mos të shkelë vlerën e shtetit ligjor.

Pyetje: Kryeministri shqiptar z. Edi Rama mbajti një fjalim të pazakontë parazgjedhor në Galatsi, në një kohë kur marrëdhëniet greko-shqiptare po kalojnë një periudhë recesioni dhe për shkak të paraburgimit të Fredi Belerit. A jeni të shqetësuar për tensionet e kahershme në marrëdhëniet tona me shtetin fqinj? Dhe cili do të ishte mesazhi juaj për Edi Ramën sot?

Mitsotakis: Vizita e Edi Ramës këtu ishte private, ashtu si fjalimet përkatëse parazgjedhore që ai ka planifikuar tashmë në vende të tjera, në funksion të zgjedhjeve në Shqipëri. Qeveria nuk kishte arsye ta ndalonte. Thjesht sepse Republika Helenike nuk ka pse të frikësohet nga një ngjarje e tillë.

Çështjet në marrëdhëniet greko-shqiptare sigurisht që mbeten. Dhe kryeministri i Shqipërisë nuk mund të anashkalojë kushtet për anëtarësimin e vendit të tij në BE. Së pari, respektimi i shtetit ligjor, i cili është i parashikuar në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian.

Do të jem i qartë: me paraburgimin e paligjshëm të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, tashmë kandidat i ND-së për Parlamentin Europian, Fredi Beleri, Shqipëria shkel vlerën e shtetit ligjor, duke shfuqizuar të drejtën e tij të vetëkuptueshme për t’u gjykuar, prezumimi i pafajësisë. Prandaj, kjo nuk është vetëm një çështje dypalëshe, por kryesisht një çështje evropiane. Dhe duke qenë se rruga e anëtarësimit të Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave themelore të minoritetit grek, ajo kalon në mënyrë të pashmangshme nga vendi ynë. Jo për të “pajtuar” apo “ndëshkuar”. Por për të parë Shqipërinë duke u bashkuar pa probleme në rrugën e vlerave europiane.

edi rama kyriakos mitsotakis greqi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë