Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Kryeministri Edi Rama thotë Shqipëria është sot një destinacion tejet tërheqës dhe prania e një rrjeti të tillë “është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata që janë të përfshirë në industrinë e pasurive të paluajtshme.
Në një takim nga Forbes Global Properties, Rama thekson se rritja e vlerës së pasurive është lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët, pasi brenda disa vitesh do të kushtojnë shumë më shumë.
Kryeministri nuk u përgjigj se si do të strehohen shtresat në nevojë në vendin tonë dhe familjet me të ardhura të ulëta, megjithëse këtë pjesë e përmendi shkarazi në fjalën e tij.
Kryeministri Edi Rama: Do të flas dy fjalë në anglisht, së pari duke shprehur falënderime shumë të sinqerta për një çift që e bëri të mundur një gjë të tillë dhe është diçka që t'ju them të vërtetën ishte diçka për të cilën isha skeptik, sepse ne e dimë shumë mirë që Forbes property nuk është degë po themi këtu, është ajo e mirëfillta, e vërteta, dhe të shohësh drejtuesin ekzekutiv që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një grup jo të vogël, për të kremtuar këtë mbrëmje është vërtetë një arritje mjaft e madhe, kështu që përgëzime.
Në fakt u çudita pak, sepse kur iu ofrua përkthim nga shqipja në anglishte, refuzoi. Mu duk se ishte një nga ata shqiptarët e vjetër të emigruar më parë, të rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por mësova që në fakt nuk ka lidhje aspak me rrënjë shqiptare, kështu që do ma thuash një moment, se pse nuk deshe përkthim. Jam i sigurt që më e mira s'ka ardhur ende, dhe ju e dini më mirë se sa unë, në të kundërt, nuk do të kishit të vënë këmbë në Shqipëri.
Dhe po është e vërtetë që sot Shqipëria është një destinacion shumë tërheqës dhe është një gjë shumë e mirë të dish që Forbes Properties ka një shprehje shumë të fortë interesi për Shqipërinë, por është po kështu diçka e mirë të dihet që ata nuk janë kudo, ata nuk shkojnë kudo. Ata shkojnë saktësisht aty ku mendojnë se ka një horizont të ri. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata që janë të përfshirë në industrinë e pasurive të paluajtshme, por është po kështu edhe lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët, sepse nënkupton që pronat, pasuritë e tyre, po marrin gjithmonë e më tepër vlerë.
Dhe pasi thashë para pak ditësh në Vjenë, që të gjithë duhet t’i shohin pasuritë e paluajtshme në Shqipëri si një mundësi e jashtëzakonshme dhe një investim i madh sepse për 4 a 5 vjet, ne do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe historia e anëtarëve të rinj na tregon që vlera e pasurive të paluajtshme pëson një rritje dyfish.
Shumë njerëz nuk e kuptuan saktësisht atë për cilën po flisja dhe morën anën negative të mesazhit, që do të thotë gjërat do të bëhen, apo do të bëhet edhe më e shtrenjtë, më e kushtueshme që të marrësh një shtëpi, por pjesa pozitive e mesazhit është që çdo familje shqiptare do të ketë të një pronë, një shtëpi të vetën, që do të ketë një vlerë shumë herë më të lartë, vetëm në pak vite.
Çfarë do të thotë se në një vend që ka përqindjen më të madhe të shtëpive që zotërohen nga njerëzit, 94% është përqindje e jashtëzakonshme. Flasim shtëpi me pronësi, që njerëzit i kanë në pronësi.
Është diçka e jashtëzakonshme që vlera e shtëpisë, e banesës si pasuri të rritet në të tillë mënyrë, kështu që është diçka shumë pozitive. Pastaj, pyetja se si do të trajtojmë nevojën për strehim të përballueshëm është mjaft legjitime, por nuk nënvlerëson, përparimin e jashtëzakonshëm dhe ndryshimin e madh që po përjetojmë sa i takon vlerës së pasurisë së paluajtshme.
Kështu që jam shumë, shumë i nderuar që gjendem këtu, që jam ftuar të mirëpres disa “kapitalistë të pamëshirshëm” amerikanë, patjetër. Ah, ata janë “peshkaqenë”, shiheni, shiheni veten, shikojeni në fytyrë. Është “peshkaqeni” tipik amerikan që shihni në çdo film. Por është një gjë e mirë dhe kemi nevojë për ta, na duhet që ata “të thithin sa më shumë gjak” të jetë e mundur nga europianët dhe të tjerët, që do të blejnë pasuri të paluajtshme në Shqipëri.
Faleminderit shumë të gjithëve - dhe shijojeni këtë eveniment, - edhe moderatores, e cila në fakt më sfidoi, sepse unë zakonisht mbaj fjalën më të gjatë, po ajo foli më gjatë sesa unë, pa ofendim.
Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në SYRI TV me moderatorin Bled Marku, ka komentuar lidhjet mes kryeministrit Ed...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mohoi lajmet që qarkulluan në media sipas të cilave, ministrja e Jashtme e Ekuadorit p&e...
Rastësi ose jo, një ditë pas publikimit të investigimit të fortë të gazetarit italian, Nello Trocchia autor i librit “M...
Kryetari i Këshillit të Qarkut në Korçë, Erjon Nexhipi ka dhënë dorëheqjen për të ikur në Kanada ku i j...
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi ka vendosur të thërrasë seancën e radhës plenare për më datë 29 shtator. Ndryshe n...
Gazetari Genc Burimi hedh alarmin se zbulimet e fundit nga gazetari italian lidhur me takimet e qeveritarëve shqiptarë me trafikantë droge n&eu...
Akuzat dhe denoncimet e shumta për lidhjet e krimit me qeverinë Rama kanë qenë në qendër të bisedës në Intervist&eu...
Deputeti i PD, Klevis Balliu shprehet se dosja “Rama–Aruba” është një tjetër provë ndërkombëtare që ...
Presidenti Bajram Begaj, ka zhvilluar këtë të premte një takim me kryeministrin e përkohshëm të Bangladeshit, Muhammad Yunu...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar në emër të grupit Parlamentar një mocion me debat mbi prioritet e ...