POLITIKE

6 shqiptarë u vranë në Ekuador për pazare droge/ Gazetari jep lajmin bombë: Kartelet serbe që kryenin masakra në Kosovë pastrojnë para me ndërtimet në Tiranë

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Shtator 2025, 17:16
6 shqiptarë u vranë në Ekuador për pazare droge/ Gazetari

Akuzat dhe denoncimet e shumta për lidhjet e krimit me qeverinë Rama kanë qenë në qendër të bisedës në Intervistën e Syri tv në edicionin e mesditës.

Në bisedë me moderatorin Edvin Parruca, Gazetari Elkier Bushkolaj tha se “kartelet përgjakën Shqipërinë, pastruan paratë me bekimin e qeverisë”.

Elkier Bushkolaj: Paradoksi nis që më Gjeneralin Italian Fabricio Lisi i cili kur drejtonte operacionet e Guardia di Fiananzas në Shqipëri në 2015, kur Shqipëria ishte mbuluar me kanabis dhe sapo kishte filluar ai kalvari tragjik i vrasjeve nga Dukagjini deri në Përmet, shprehej se në Shqipëri në krah të Saimir Tahirit gjithmonë luftohej 92 për qind e kanabisit nga autoritet. Pastaj për të mbërritur edhe tek deklarata e Arben Ahmetajt që kanabizimi ishte një projekt kombëtar e thënë nga ish zv kryeministri dhe numri dy i qeverisë për gati një dekadë e kupton atëherë përmasën tragjike të asaj çfarë ka ndodhur.

Por le të kthehemi dhe të jemi pak më konkretë. Dosje që ne kemi lexuar dhe që erdhën nga partnerët belgë dhe partnerët francezë, ne na dhanë një panoramë të qartë, të asaj se çfarë ndodhte me fuqinë financiare të krimit shqiptar i cili tashme rezulton i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, jo si një aktor i dorës së dytë, por si aktor i dorës së parë. Aq sa në disa vende të BE ka diktuar edhe çmimin. Dhe ajo që nisi amnisti fiskale, po të kujtohet, na Edi Rama në një takim në Londër ku bëri thirrje për emigrantët. Për hir të së vërtetës nuk kishte të bënte fare me paratë e djersës së emigrantëve shqiptarë, por ishte kjo.

Bashkimi Evropian atëherë e kundërshtua ashpër por amnistia u finalizua dhe u vendosën të gjithë mekanizmat shtetërore në dispozicion të grupeve kriminale  që ata të kishin të gjitha akseset e nevojshme për të pastruar paratë. Dhe kjo siç është mësuar edhe nga zoti Ahmetaj që ndërtimi është pika kryesore ku janë pastruar këto para, është skanuar edhe nga departamenti amerikan i shtetit edhe në raportin e fundit të shkurtit të këtij viti e evidentonte sektorin e ndërtimit si oazin ku pastroheshin këto para. Por edhe atë që ne kemi parë përgjatë këtyre viteve, me Tiranën dhe bregdetin më ato investimet strategjikë, na e faktojnë.

Janë dy elementë. Njëri element është kulla dhe tjetri është rënia e Euros. Nuk mund të shihen të shkëputura nga njëra tjetra. Kjo tregon se kemi një bashkëpunim institucional ku unë gjykojë që janë përshirë edhe bankat. Dhe një rol të rëndësishëm ka banka e Shqipërisë, por edhe drejtoria e pastrimit të parave. Por kjo për fat të keq ekspozon edhe SPAK-un si të varur totalisht nga kjo. Pasi SPAK pretendon se ka një bilanc në raport me politikanë të arrestuar. Në fakt ka një raport shumë negativ në raport me luftën ndaj krimit të organizuar në raport me aspektin financiar.

Pra janë goditur disa banda, pavarësisht se kolegu Fatjon Gjinaj nxori shifrën e rreth 250 personave kryesisht të karteleve nuk janë arrestuar, kjo edhe për shkak të dekonspirimit. Por nuk e ka goditur krimin në aspektin financiar. Ka një lëvizje pas vizitës së Dumanit në DASH dhe është një lëvizje që më shumë e kam vënë re tek prokuroria e Tiranës dhe prokuroret e rretheve por që prapë është minore. Bëhet fjalë për miliarda euro dhe nuk po flasim për trafikantë të thjeshtë apo për njerëz të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike me doza. Ne po flasim për grupe kriminale që në bashkëpunim me grupet e tjera veçanërisht sllave, kanë trafikuar tonelata me kokainë.

Madje shumë nga këto grupe ne na kanë dalë në dosje që kanë përfituar edhe tendera publikë. Dhe logjika të çon që, me paratë publike janë financuar ngarkesa kokaine. Nuk po ndalemi tek fuqia financiare e këtyre grupeve se ne e kemi parë. Por po ndalemi në dy elementë. Është përgjakja e Shqipërisë po themi përgjatë periudhës 2015 – 2022. Që ka qenë një luftë në disa qytete që kishte përplasje për ato pazare droge te prishura në vendet e Bashkimit Evropian.  Dhe një qytet problematik ka qenë Elbasani në krye te listës, pastaj Durrësi Tirana, Vlora e më pak Fieri me Lezhën, Mirditën dhe Shkodrën që kanë edhe një kontekst tjetër të përplasjeve që vijnë për shkaka të prishjes së pazareve të drogës. Sepse aty futet edhe gjakmarrja.

Pasi përgjakëm rrugët e Shqipërisë , tani kemi kaluar tek fenomeni ekonomik që lidhet me fenomenin financiar që deri tani ka nxitur eksod masiv e deri tani ka krijuar një stok prej 100 mijë apartamentesh në Tiranë..

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë