Vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi një tjetër, Violand Braçellari u shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...

TIRANA- Në Tiranë Kuvendi zhvilloi sot një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga opozita, lidhur me transportin nga Shqipëria drejt vendeve aziatike të mbi 100 konteinerëve me mbetje metalurgjike, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese. Alarmin e dha në fillim të gushtit organizata “Rrjeti i Aksionit të Bazelit”, ndërsa ngarkesa me origjinë nga Porti i Durrësit është bllokuar në Singapor. Opozita kërkoi shpjegime mbi rolin e autoriteteve shqiptare në këtë çështje, ndërsa kryeministri Rama hodhi poshtë komentet e saj mbi shkelje të procedurave shtetërore, ndërsa theksoi që bëhet fjalë vetëm për dyshime dhe se hetimet do të sqarojnë gjithçka.
Mbetjet industriale të dyshuara si të rrezikshme nga hiri oxhaqeve metalurgjike janë nisur në korrik nga porti i Durrësit në dy anije me mbi 816 ton lëndë në mbi 100 konteinerë me destinacion Tajlandën, bëri të ditur në fillim të gushtit Rrjeti i Aksionit të Baselit (BAN), një organizatë e specializuar në çështjet e drejtësisë mjedisore.
Alarmi i saj nga një anë i bllokoi ato konteinerë në Singapor, dhe nga ana tjetër nxiti hetimet e zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve OLAF në Bruksel si dhe nga prokuroria shqiptare. Drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i kërkoi në Kuvend qeverisë gjatë interpelancës së sotme të japë shpjegime mbi përgjegjësitë e autoriteteve shtetërore në këtë eksport.
“Organizata joqeveritare amerikane “Rrjeti i Aksionit të Bazelit” është shprehur për media prestigjigjoze, përfshirë “Zërin e Amerikës”, se ajo është e bindur që Porti i Durrësit, jo vetëm në këtë rast por edhe në raste të tjera më parë është shfrytëzuar për të nxjerrë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria, rajoni e me gjasa edhe nga vende të tjera evropiane mbetje të rrezikshme helmuese drejt disa vendeve aziatike. Për këtë organizatë prestigjioze ndërkombëtare, nga porti i Durrësit çdo 3 apo 4 muaj është eksportuar një material që dyshohet se është pluhur helmues, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike”, tha zoti Bardhi.
Materiali i dyshuar me pluhur helmues për t’u transportuar nga Shqipëria në Azi, u ngarkua në portin e Durrësit në konteinerë, të cilët nga porti shqiptar udhëtuan drejt portit të Triestes në Itali, dhe aty ngarkohen në dy anije të tjera transportuese të firmës “Maersk”. Udhëtimi i konteinerëve nga porti italian vijon përmes Detit Mesdhe dhe bregdetit të Afrikës drejt Singaporit me destinacion Tajlandën. Lënda e eksportuar nga porti i Durrësit i takon firmës “Sokolaj”, e cila e ka blerë atë nga kompania “Kurum” në Elbasan, ku prodhohet çelik dhe hekur. Kryeministri Edi Rama tha në interpelancë se për eksportin e këtyre mallrave bëhet fjalë vetëm për dyshime, por asgjë e vërtetuar me analiza dhe prova të faktuara.
“Sipas të dhënave të bëra me dije publikisht, në çdo deklaratë, e në çdo dokument të paraqitur nga subjektet private, si pjesë e procedurave të eksportit, është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme. Gjithashtu, praktika doganore e këtyre eksporteve ka të bashkëngjitur certifikatën e analizës së mallit, nga laboratori i një vendi të BE-së, i cili konfirmon deklarimin e subjektit”, tha zoti Rama.
Ai shtoi se mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku u transportuan nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane me dokumentacionin përkatës përmes linjave konteinerike ndërkombëtare me një reputacion të padiskutueshëm, kanë qëndruar e janë magazinuar përkohësisht në vende të Bashkimit Europian, ku askush nuk i ka penguar. Më pas janë lejuar të vijojnë normalisht itinerarin e tyre.
Debati ka mbetur deri tani në rrafshin politik mbi përgjegjësitë institucionale të gjithësecilit. Opozita beson se organet shtetërore shqiptare nuk kanë ushtruar kontrollet e nevojshme dhe as zbatuar protokollet ndërkombëtare, për ngarkesat e dyshuara si mbetje helmuese,
“Rastet e përsëritura të konstatuara ngrejnë dyshime serioze se Shqipëria është përfshirë në një tregti të paligjshme ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar, por me një aktivitet të mirëfilltë kriminal, që përfshin përgjegjësi për veprime të paligjshme apo mosveprime të disa autoriteteve shtetërore në varësi të kryeministrit dhe këshillit të ministrave, si dhe mungesa apo neglizhenca kriminale të mbikëqyrjes së aktivitetit të paligjshëm të disa subjekteve private”, tha kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Por kryeministri Rama hodhi poshtë akuzat e shprehura nga opozita, të cilat i quajti “ekstreme”, “të pabazuara” dhe me fajtorë të paracaktuar, ndonëse hetimet vazhdojnë. Ai theksoi se mallra me klasifikim të tillë nuk konsiderohen si mbetje të rrezikshme as në katalogët evropiane mbi të cilat bazohet dhe procedura mjedisore dhe doganoree Shqipërisë as nuk bëjnë pjesë në kategorizimet e Kodit Ndërkombëtar Detar për Mallrat e Rrezikshme.
“A prodhohen mbetje nga proceset industriale dhe teknologjike në Shqipëri? Sigurisht që po dhe është mëse normale, siç politika ka prodhuar mbetje, çdo proces prodhon mbetje, por këtu jemi në rastin kur mbetjet prodhojnë politikë. Ndër to, ka mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. A ka një kontroll të këtyre mbetjeve të rrezikshme? Patjetër”, tha Rama.
Ai shtoi se mbetjet e rrezikshme trajtohen sipas ligjit përkatës nëpërmjet rikuperimit, riciklimit, asgjësimit, dhe në përputhje me lejen mjedisore trajtimi kryhet në vendndodhjen e tyre përmes rikuperimit ose ato grumbullohen, transportohen dhe asgjësohen në mënyrë përfundimtare nga subjekte të licencuara. Përveç debateve politike, ende ka pak të dhëna, dhe çështja është ende e mbështjellë nga shumë dyshime dhe të panjohura. Nëse vërtetohet që lënda vjen nga oxhaqet e fabrikave metlurgjike, atëherë, sipas Rrjetit të Aksionit të Bazelit (BAN), bëhet fjalë për material me pasoja të rënda për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin./ REL
Argita Malltezi TIRANA- Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi, ka reaguar sot pas vendimit të SPAK pë...
Argita Malltezi TIRANA- Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi, ka reaguar sot pas vendimit të SPAK pë...
Argita Malltezi TIRANA- Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi, ka reaguar sot pas vendimit të SPAK pë...
TIRANA-Kryesocialisti Edi Rama do të zhvillojë të premten mbledhjen e takimit me grupin e deputetëve të Partisë Socialiste ...
Sali Berisha TIRANË- Kreui Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme akuzoi qeverinë p&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme tha u ndal te skandali i publikua...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot për interpelancën e zhvilluar këtë paradite në Kuvend mes kryemi...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot në fjalën e tij 26 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Berisha ...
TIRANA- Deputeti opozitar Dashnor Sula ka folur sot në Kuvend teksa ka kritikuar aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit. Sula...
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi të enjten ngritjen e një komisioni etike për të...