Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË - Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka denoncuar ditën e sotme se partia socialiste sipas tij po patronazhon vullnetin e shqiptarëve në Greqi. Në një deklaratë për mediat, Kaso ngre akuza se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka hapur një zyrë të PS ngjitur me konsullatën e Shqipërisë në Selanik dhe e paraqet atë si zyrë shtetërore të KQZ.
Kaso thotë se kjo sipas tij është pjesë e planit për manipulimin e votave, ndërsa shton se do zyrë që paraqitet si e KQZ sipas tij është një përpjekje e Rilindjes për të manipuluar dhe gënjyer emigrantët shqiptarë.
Deklarata e të deleguarit politik të PD në Korçë, Ivi Kaso:
Niko Peleshi, prej 21 vjetësh në pushtet, sa në Korçë e sa në Tiranë, për të mbetur në pushtet sa më gjatë është gati të bëjë gjithçka brenda e jashtë ligjit.
Ai, bashkë me lukuninë e ministrave dhe drejtorëve të pushtetit, janë sulur në Greqi e gjetkë, për të patronazhuar vullnetin e shqiptarëve duke keqpërdorur të dhënat e tyre.
Si pjesë e këtij plani për manipulim të votës së 11 majit, ai ka hapur një zyrë të PS ngjitur me konsullatën e Shqipërisë në Selanik dhe e paraqet si zyrë shtetërore të KQZ. Siç është në traditën e komunistëve, përziejnë shtetin me partinë.
U bëjmë thirrje shqiptarëve në Greqi që të mos gënjehen nga afërsia e zyrës me konsullatën shqiptare, edhe kjo një shkelje më vete, dhe të kuptojnë se të dhënat që japin aty i shkojnë PS dhe rrjetit të patronazhimit.
Komisionerit shtetëror të zgjedhjeve i bëjmë thirrje të sqarojë qytetarët se KQZ ka zyra vetëm në Tiranë dhe operon përmes sajtit zyrtar online.
Çdo zyrë që paraqitet si e KQZ është një përpjekje e Rilindjes për të manipuluar dhe gënjyer emigrantët shqiptarë.
Patronazhimi dhe keqpërdorimi i të dhënave personale në këto zyra cënon standardin e zgjedhjeve, rrëmben kompetencat dhe autoritetin e KQZ dhe përbën vepër penale.
Pamjet e shumta dhe flagrante të këtyre zyrave të pushtetit të hapura në diasporë, do të duhet të ishin motiv shqetësimi si për Komisionerin e të dhënave personale, i cili s’ka hezituar të marrë masa dhe gjobisë opozitën në zgjedhjet vendore.
Zyrat elektorale për patronazhimin e të dhënave, duhet të jenë në vëmendje edhe të SPAK-ut, i cili duhet të hetojë jo vetëm burimin e financimit të tyre por dhe të hetojë e parandalojë që nga zyra patronazhimi të mos kthehen në zyra shitblerje vote.
PD do të jetë vigjilente në monitorimin e tyre dhe më referimin në organet ligjzbatuese të çdo shkelje që ndodh në to, dhe për këtë fton gjithë qytetarët në diasporë të denoncojnë pranë PD çdo shkelje që ndodh në to.
Ndërkohë, Nikos që garon të dalë kampion i manipulimit të vullnetit të zgjedhësve për t’ju rikthyer në qejf shefit të vet, i themi që korçarët, pogradecarët, devollinjtë, por edhe Maliqi e Pusteci e kanë ndarë mendjen që të mos votojnë për përmbushjen e çerek shekullit të Nikos në pushtet, por për të ardhmen e fëmijëve dhe vendit të tyre.
Pamje nga prezantimi TIRANË - Shqipëria merr pjesë në panairin global të turizmit Fitur 2025 në Madrid, ku do të pr...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përllogaritur ndarjen e mandateve në listë të hapur dhe të mby...
Celibashi TIRANË- Krye i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje të tjera se çfarë hapash duhen të ndjekin...
Foto ilustruese TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për her&eu...
zelenskyy, rama ZVICËR- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëro...
Spahiu TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka marrë të pandehur ish-kryetarin e bashkisë së Shkodrë...
Foto ilustruese TIRANË- Në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës...
spak TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.&n...
foto ilustruese TIRANË- Inaugurimi i Presidentit të 47-të SHBA-së Donald Trump ka qenë ngjarja që ka marrë vëmë...
DAVOS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim, në Davos ku ndodhet në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, me Chr...