‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut
Prej një muaji e gjysmë shqiptarët janë ngritur në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, që...
Prej një muaji e gjysmë shqiptarët janë ngritur në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, që...
Qytetarët kanë dalë sërish këtë mbrëmje në protestë para godinës së Kryeministrisë, në tubimin ...
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale mbylli të mërkurën afatin 9-mujor të punës pa një ...
Deri pak kohë më parë, Kep Merli zinte një vend të veçantë në profilin e Dua Lipës. Këngëtarja kishte n...
Protestuesit në Shqipëri e cilësuan si një “fitore morale” deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel, se qeveri...
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale u regjistrua një përplasje me...
Valët gjithnjë e më të forta të të nxehtit po detyrojnë vendet evropiane të marrin masa të pazakonta për t&e...
Një familje në SHBA ka mbetur e shkatërruar pasi qeni i tyre shkaktoi pa dashje një zjarr masiv që përfshiu të gjithë ...
Një talent i ri i tenisit argjentinas ka humbur jetën në një aksident tragjik automobilistik, teksa po festonte fitoren e Argjentinës...
Detaje të reja kanë dalë nga rasti i abuzimit me fondet e degës së Postës Shqiptare në Durrës, ku një auditim i Dre...
Ligji për zonat e mbrojtura, të cilin kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur për më shumë se dy vjet si një instrument që balancon natyrën me zhvillimin ekonomik, do të rishikohet për t’u përshtatur me standardet e Bashkimit Europian.
Deklarata u bë më 14 korrik në Bruksel, gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE, në një moment kur kërkesa për shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 ishte përfshirë tashmë në 5 kërkesat e formalizuara të protestës së nisur më 31 maj.
Komisionerja europiane për zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Komisioni dhe qeveria shqiptare kishin rënë dakord, përpara nisjes së protestave, që gjatë vitit 2026 të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura dhe do të shfuqizohej ligji për investime strategjike
Sipas saj, ndryshimet janë të nevojshme për mbylljen e negociatave për Kapitullin 27, që përfshin mjedisin dhe ndryshimet klimatike.
Rama ndërhyri për të bërë një dallim mes shfuqizimit të ligjit për investimet strategjike dhe rishikimit të ligjit për zonat e mbrojtura.
Për ligjin e dytë, ai këmbënguli se nuk kishte “asgjë për të shfuqizuar”, duke e cilësuar atë si një nga ligjet më të mira të qeverisë. Megjithatë, kryeministri pranoi se brenda tij do të ndryshohet gjithçka që nuk është në përputhje me standardet europiane dhe se ligji do të përshtatet derisa të arrijë përputhjen “100%” me këto standarde.
Ky formulim bie në kontrast me deklaratat që Rama dhe ministrja e atëhershme e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bënin në momentin kur ndryshimet ligjore u propozuan dhe u miratuan.
“Nuk pranojmë leksione morale”
Qëndrimi mbrojtës i Ramës ndaj ndryshimeve në ligj u shfaq që në dhjetor 2023, kur nisma ende po diskutohej.
Në dhjetor 2023, gjatë një aktiviteti për Parkun Kombëtar të Vjosës, Rama argumentoi se rishikimi i kuadrit ligjor ishte nxitur nga kërkesat e bashkive dhe nga presioni për zhvillim ekonomik.
Sipas tij, mes konservimit të natyrës dhe zhvillimit duhej gjetur një “ekuilibër harmonik”.
Kryeministri përdori gjithashtu argumentin se Shqipërisë i nevojitej turizmi i luksit, pasi investime të tilla do të sillnin të ardhura më të larta edhe për qytetarët e zakonshëm.
Përballë kritikave të ekspertëve të mjedisit, Rama deklaroi se qeveria nuk pranonte “leksione morale” për mënyrën se si duhej të sillej me natyrën.
Ky qëndrim u përsërit edhe në mars 2024, pak javë pas miratimit të ndryshimeve.
Rama deklaroi se, duke parë çfarë kishte bërë qeveria në 10 vjet për natyrën dhe trashëgiminë kulturore, askush nuk mund t’i jepte asaj leksione. Ai e paraqiti turizmin cilësor si mënyrën për të rritur të ardhurat pa u mbështetur vetëm te shtimi i numrit të turistëve dhe argumentoi se suksesi qëndronte te balanca mes mbrojtjes dhe zhvillimit.
Ligji “100% në një mendje me BE-në”
Ndryshimet u miratuan në Kuvend më 22 shkurt 2024 përmes ligjit nr. 21/2024. Pas reagimit të Delegacionit të Bashkimit Europian, i cili njoftoi se do të ndiqte me vëmendje zbatimin e dispozitave të reja, Rama tha se qeveria ishte “100% në një mendje me Bashkimin Europian”.
Sipas tij, ndryshimet forconin rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe do ta ndihmonin Shqipërinë të bëhej një destinacion turistik i nivelit të lartë, duke mbrojtur njëkohësisht biodiversitetin.
Edhe ministrja Mirela Kumbaro e mbrojti ligjin. Ajo deklaroi se ndryshimet nuk cenonin mjedisin dhe nuk shkelnin direktivat e BE-së. Sipas saj, ekzistonin “vija të kuqe” që nuk do të prekeshin, ndërsa ndërhyrjet e lejuara do të ishin ekologjike, miqësore me mjedisin dhe të kontrolluara përmes rregullave strikte.
Qëndrimi zyrtar i vitit 2024 ishte, në thelb, se ndryshimet nuk e dobësonin mbrojtjen e territorit dhe se ishin në përputhje me detyrimet europiane.
Protesta që nisi më 31 maj 2026 e vendosi ligjin sërish në qendër të debatit publik. Krahas kundërshtimit të projektit turistik në zonën Pishë Poro-Nartë, një nga kërkesat e para ishte shfuqizimi i ndryshimeve të miratuara në vitin 2024.
Në reagimin e tij të parë pas protestës, Rama nuk dha shenja se qeveria do të tërhiqej nga ligji.
Më 1 qershor ai deklaroi se qeveria nuk kishte hequr asnjë territor nga zonat e mbrojtura dhe se kategoritë e mbrojtjes ishin përshtatur me standardet më të larta ndërkombëtare. Sipas tij, Pishë Poro ishte një peizazh i mbrojtur i kategorisë së pestë, ku mbrojtja e natyrës nuk përjashtonte zhvillimin.
Qëndrimi u bë edhe më i prerë më 9 qershor, gjatë një takimi me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga vendet e BE-së. Rama tha se askush nuk mund t’i jepte qeverisë leksione për mjedisin dhe e cilësoi si “gënjeshtër” pretendimin se ligji ishte ndryshuar për t’i hapur rrugë projektit të lidhur me Jared Kushner.
Sipas tij, ndryshimet e vitit 2024 ishin bërë për të përcaktuar qartë aktivitetet e lejuara në kategoritë e ndryshme të zonave të mbrojtura. Kryeministri këmbënguli se peizazhi i mbrojtur është, edhe sipas standardeve europiane, një hapësirë ku mund të ketë ndërtime. Ai tha se synimi ishte që projekti të bëhej një provë se natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë.
Rama nuk e paraqiti ligjin si një akt që kishte nevojë për korrigjime për t’u përshtatur me BE-në. Përkundrazi, ai argumentoi se ndryshimet dhe klasifikimi i zonës mbështeteshin në standardet europiane, ndërsa pretendimin se ligji ishte ndryshuar posaçërisht për projektin e quajti ‘gënjeshtër’.
Një ndryshim i parë në gjuhën e përdorur u shfaq më 18 qershor, pas miratimit të një rezolute nga Parlamenti Europian.
Rama kundërshtoi pretendimin se rezoluta ishte fitorja e parë e protestës. Ai tha se protestuesit e kishin pasur “fitoren në xhep” përpara nisjes së tubimeve, pasi mbrojtja e mjedisit ishte një prioritet i qeverisë.
Megjithatë, në të njëjtën deklaratë ai pranoi se ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura ishin pjesë e agjendës së negociatave me BE-në dhe se në procesin analitik me Komisionin do të identifikohej çdo pikë që nuk përputhej me kriteret dhe standardet europiane.
Deklarata e 14 korrikut e çoi më tej këtë pranim. Rama tha publikisht se ligji do të përshtatej derisa të arrinte përputhjen e plotë me standardet europiane.
“Për ligjin e Zonave të Mbrojtura, nuk kemi asgjë për të shfuqizuar, edhe pse ka pasur një rezolutë në Parlamentin Europian që e ka kërkuar këtë, por në fakt këtë ligj do ta rishikojmë mbështetur në të gjitha standardet europiane dhe do të ndryshojmë brenda këtij ligji gjithçka që nuk është në përputhje me standardet europiane…”, tha Rama
Rama vijon ta mbrojë ligjin si një nga më të mirët e qeverisë dhe kundërshton termin “shfuqizim”. Por pranimi se brenda tij ekzistojnë dispozita që mund të mos jenë në përputhje me standardet e BE-së përbën një zhvendosje nga mbrojtja pa rezerva që ai bëri në vitin 2024 dhe në ditët e para të protestës.
Ndryshe është rasti i ligjit për investimet strategjike. Që në shkurt 2026, përpara nisjes së protestës, ishte njoftuar se afati i ligjit aktual do të përfundonte më 31 dhjetor 2026, dhe se qeveria po përgatiste një kuadër të ri ligjor. /Faktoje.al
Qytetarët kanë dalë sërish këtë mbrëmje në protestë para godinës së Kryeministrisë, në tubimin ...
Një mesazh i fortë mbështetjeje ka ardhur nga SHBA për protestuesit që mbushin sheshet prej 46 ditësh. Gjatë tubimit të ...
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale mbylli të mërkurën afatin 9-mujor të punës pa një ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore në Kiev, si edhe në ceremonitë p...
Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe këtë mbrëmje në Tiranë, me qytetarë që janë mbledhur për t&eu...
Një i ri teksa ka marrë pjesë ne protestën e 46, ka renditur arsyet që e kanë nxjerrë atë në shesh. Ai ka zgjedhur ...
Në fjalën e mbajtur në Këshillin Kombëtar, kryedemokrati Sali Berisha e vuri theksin tek protesta, duke kërkuar mbështetje t&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur sot para Këshillit Kombëtar propozimet për ekipin e ri drejtues të partis&eu...
Sot shënohen 46 ditë prej nisjes së protestave popullore masive në Shqipëri, ku qytetarët kërkojnë largimin e menjë...
Kryedemokrati Sali Berisha ka vlerësuar Partinë Demokratike si një parti e cila është sulmuar më së shumti nga narkoregjimi i...