POLITIKE

“Vuan nga sindroma e mohimit”/ Berisha: Çfarë fsheh Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite?

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Maj 2026, 10:30

“Vuan nga sindroma e mohimit”/ Berisha: Çfarë fsheh Rama

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar nëpërmjet një reagimi në facebook për çështjet problematike në vend, ku vendos theksin kryesisht te korrupsioni.

Në reagimin e tij, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama për mashtrim. Gjithashtu Berisha është ndalur edhe tek marrëdhëniet shqiptaro-ruse, ndërsa shtron pyetjen: Pse ky mashtrim i përsëritur nga Rama për “zero marrëdhënie” të Tiranës  me Moskën në 66 vitet e fundit? Çfarë e detyron këtë njeri të shpërfaqet si kloun edhe në audienca ndërkombëtare të poshtëroj veten duke përsëritur si i rokanisur kaq shpesh mashtrimin, mohimin tij banal?

Çfarë fsheh Edi Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite?

I përbaltur për nismat e tij pro-ruse, Rama në vetëmbrojtje vuan tani nga sindroma e mohimit (denial).

Edi Rama është kthyer në një lloj barsolete mej mashtrimet e tij publike, kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe realisht nuk ia vlen të ndalesh në serinë e tyre të pafundme. Megjithatë, unë do të ndalem vetëm në njërën prej tyre, e cila tashmë tek ai është kthyer në sindromë.

Bëhet fjalë për mashtrimin e tij të përsëritur sa herë që i jep keshilla Europës për Rusinë në konferenca ndërkombëtare, sipas të cilit Shqipëria dhe Rusia, që nga vitet ’60 – koha e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike nga diktatori Hoxha me Bashkimin Sovjetik e deri më sot, pra në 66 vite – nuk kanë shkëmbyer asnjë vizitë të zyrtarëve të tyre.

Marrëdhëniet shqiptaro-ruse janë çështje e historianëve. Ato në tërësi janë përcaktuar nga ambicia shekullore e Rusisë për Ballkanin dhe daljen e saj në ujërat e Adriatikut. Kjo ambicie ka paracaktuar edhe qëndrimet e saj ndaj shqiptarëve. Për çudi, Rusia ishte një nga dy fuqitë e mëdha të kohës që firmosi në Budapest me Austro-Hungarinë në vitet 1870 (në kohën e Krizës Lindore) një marrëveshje për krijimin e shtetit shqiptar; një firmë që u fshi pa u tharë ende boja.

Që nga ajo kohë e deri më sot, me përjashtim të vitit të qeverisë së Fan Nolit dhe 15 viteve të pas Luftës së Dytë Botërore, në periudhat e tjera qëndrimet e Rusisë kanë qenë në tërësi kundër vetë ekzistencës së shtetit shqiptar.  Pas Luftës së Dytë Botërore, Kremlini ishte pro gllabërimit të Shqipërisë nga Jugosllavia, ashtu siç përgjatë dekadave të fundit ka qenë skajshmërisht  kundër shtetit të pavarur të Kosovës.

Në vitin 1960, Enver Hoxha, pas një periudhe vasaliteti, i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Por, pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve në vitin 1990 e në vazhdim, krejt ndryshe nga mohimet e Edi Ramës, midis dy vendeve ka pasur shkëmbime vizitash të niveleve më të larta.

Moska dhe Tirana kanë pritur dhe përcjellë presidentë (madje Alfred Moisiu është dekoruar nga Putini), kryetarë dhe nënkryetarë parlamentesh, si dhe kryeministra – ndër ta edhe vetë Edi Ramën i shoqëruar nga Baton Haxhia. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, vizitoi Tiranën në vitin 2004, ku edhe sigloi Traktatin e Miqësisë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë përfshirë edhe fusha të tjera. Unë kam pasur rastin të pres në Tiranë poetin e njohur rus Jevgeni Jeftushenko. Rama vetë ka pritur në Tiranë Patriarkun Kiril (ish-pjesëtar i KGB-së), dhe pas shpërthimit të skandalit “McGonigal”, doli në dritë se oligarku rus Oleg Deripaska operonte në Shqipëri me 7 kompani, në bashkëpunim me oligarkët e Ramës.

Pse atëhere ky mashtrim i përsëritur nga Rama për “zero marrëdhënie” të Tiranës  me Moskën në 66 vitet e fundit? Çfarë e detyron këtë njeri të shpërfaqet si kloun edhe në audienca ndërkombëtare të poshtëroj veten duke përsëritur si i rokanisur kaq shpesh mashtrimin, mohimin tij banal?

Ai nuk vuan nga amnesia retrograde (në këtë rast selektive). Nuk besoj as se ky mohim mund të lidhet me faktin se, sipas dokumenteve zyrtare të firmosura nga ish-zëvendësi i Nexhmije Hoxhës, Kristaq Rama, babai i tij, Rama ka një vëlla në Moske për të cilin nuk flet kurrë.

Shkaku i këtij mashtrimi të përsëritur, të shndërruar tashmë në sindromën e mohimit (denial), sa here që ai këshillon Europën për Rusinë qëndron para së gjithash në çiftimin e Edi Ramës me padronin e tij Aleksandër Vuçiç, si dy nismëtarë kryesorë të projekteve, nismave të strukturuara të hapura për garantimin e influencës ruse në rajon. I pari vetkuptohet për llogari të Serbisë së Madhe projekt i përbashkët serbo-rus kurse i dyti për llogari të padronit të tij.

Le t’i analizojmë shkurtimisht këto nisma:

1-Ndryshimi i kufijve dhe ndarja e Kosovës:

Edi Rama, fill pas ardhjes së tij në pushtet, u bë pjesë e projektit të Vuçiçit për “shkëmbim territoresh” (de facto ndarje e Kosovës), i firmosur dhe vulosur  nga Fondacioni Soros në Beograd. Ky ishte në të vërtetë projekti i Sllobodan Millosheviçit i viteve ’90, për Serbinë e Madhe, i dërguar disa herë me ndërmjetës edhe në zyrën time, por i refuzuar prerazi nga pala shqiptare. Rama dhe Vuçiç pretendonin hapur se projekti do të miratohej edhe nga Putini, sikur të ishin zëdhënës të tij ose të kishin komunikim të fshehtë me Kremlinin.

Pas dështimit të projektit të “Serbisë së Madhe”, Rama dhe Vuçiç themeluan në Novi Sad (2019) “Minishengenin Ballkanik”, i pagëzuar më vonë si “Ballkani i Hapur”. Ky projekt kthente de facto hegjemoninë politike dhe ekonomike të Serbisë në rajon, dhe për rrjedhojë, edhe atë të Rusisë. Kjo nismë, që i kundërvihej hapur Procesit të Berlinit, mbështetej fuqishëm nga Kremlini. Në qershor të vitit 2022, një ditë pas anullimit të vizitës së Lavrovit në Beograd për shkak të bllokimit të hapësirës ajrore nga vendet anëtare të NATO-s, vetë Lavrovi deklaroi se qëllimi i vizitës ishte konsolidimi i bashkëpunimit strategjik me Serbinë dhe mbështetja për “Ballkanin e Hapur” që sipas tij ishte krejt tjetër nga Ballkani i mbyllur i Brukselit dhe NATO-s. Pas ndërhyrjes së prerë dhe ultimative të BE-së, kjo nismë u asgjësua, dhe Rama u detyrua të bënte një kthesë të fortë, duke anuluar papritmas në korrik të vitit 2023 takimin e trojkës në Durrës.

3-Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën:

Edhe pas dështimit me Ballkanin e Hapur, dyshja Rama-Vuçiç nuk hoqën dorë nga agjenda e tyre proruse e përbashket.

Në një shërbesë të hapur ndaj Rusisë, ata dolën me tezën e thirrjes së një konference ndërkombëtare për Kosovën, me qëllimin e vetëm që Rusia të rikthehej  zyrtarisht si faktor i dorës së parë në Ballkan. Këtë kërkesë e përsëritën te dy në sinkron dy orë pas aktit terrorist në Banjskë të Serbisë. Kjo linte të nënkuptohej se ai akt agresioni, i neutralizuar me sukses nga autoritetet ligjzbatuese të Kosovës, ishte ndërmarrë pikërisht për të krijuar një destabilizim të gjerë që do të detyronte ndërhyrjen e një formati ndërkombëtar ku Rusia do të kishte karrige.

4-Qendrimi i Beogradit ndaj sanksioneve kundër Rusisë.

Agresioni rus ndaj Ukrainës ekspozoi qartë binomin Vuçiç-Rama si dy asete me influencë mundet dhe të regjistruar të Kremlinit në Ballkan. Në këtë kuadër, presidenti i Serbisë refuzoi të zbatonte sanksionet e BE-së dhe NATO-s, ndaj Rusisë dhe e shndërroi Serbinë, Rusinë e Vogël në një prapavijë të fuqishme të Rusisë në zemër të Europës. Ndërkaq, vasali i tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u bë menjeherë avokati kryesor i këtij qëndrimi dhe i kësaj prapavije

Ai shfrytëzoi privilegjin e të qenit kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s për të mbrojtur hapur në samitet e Aleancës dhe të BE-së interesat ruse në rajon, hoqi çdo maskë dhe doli haptas në mbështetje të vendimit të padronit të tij Vuçiç për mos zbatimin  e sanksioneve ndaj Rusisë. Rama insistonte se Beogradit nuk duhej t’i kërkohej zbatimi i sanksioneve ndaj big brother- it dhe se presioni ndaj tij per kete çeshtje ishte “gabim”. Pasi NATO dhe BE i nxorën Beogradit “kartonin e kuq”, per mos zbatimin e sanksioneve, patroni dhe argati heshtën.

Së fundmi, në një shfaqje të re të rolit të tij si sharlatan global, Edi Rama guxon të sulmojë Europën nëEstoni pse nuk po flet me “Vladimir Vladimiroviçin” – duke iu drejtuar Putinit me një afri të tillë gjuhësore sikur ky të ishte ndonje zyrtar i administratës ruse.

Si përfundim mund të themi se Edi Rama pasi ekspozohet si mbrojtës i interesave serbo-ruse në rajon nxiton të vendosë maskën e mohimit qesharak, duke shpikur histori me “zero marrëdhënie 66-vjeçare” midis Tiranës dhe Moskës. Kështu që ky nuk është thjesht një mashtrim ordiner; është një përpjekje e dëshpëruar e tij për të fshehur gjurmët e një agjende pro-ruse që ka dëmtuar rëndë interesat kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, madje dhe interesat euroatlantike në shërbim të ambicieve gjeopolitike të Beogradit dhe Moskës në rajon.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?