Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli ka vënë theksin tek korrupsioni, i cili sipas saj është kthyer në sistem mbi të cilin mbështetet qeveria e kryeministrit Edi Rama.
Memelli, në një deklaratë për mediet akuzoi qeverinë për largimin e të rinjve nga vendi, pasi korrupsioni është prezent sipas saj, në nivele të larta në fusha jetike për qytetarët, shëndetësi, arsim, gjykata e prokurori apo dhe në tenderat publikë.
Deklarata e plotë e Jasmira Memelli:
Të nderuar qytetarë!
Shqipëria sot është e kapur peng nga korrupsioni dhe ky është realiteti i hidhur që shqiptarët e përjetojnë çdo ditë në jetën e tyre.
Korrupsioni nuk është më një fenomen i shpërndarë, por është kthyer në sistemin mbi të cilin mbahet në këmbë qeveria e sotme, është mekanizmi me të cilin pasuria publike vidhet, taksat shpërdorohen, dhe shqiptarët mbahen peng të një grushti njerëzish.
Shqiptarët e ndjejnë kudo:
– Në spitale, ku shëndetësia publike është shkatërruar dhe qytetarët detyrohen të paguajnë shtrenjtë edhe për një shërbim minimal.
– Në arsim, ku fondet merren për fasada dhe propagandë, ndërsa mësuesit mbeten të nënvlerësuar dhe shkollat pa kushte.
– Në gjykata dhe prokurori, ku drejtësia blihet, shitet dhe zvarritet, ndërsa të fortët mbrohen e qytetarët e thjeshtë shtypen.
– Në tenderat publikë, ku miliarda euro shpërndahen te klientët e qeverisë, ndërsa fshatrat tona mbeten pa ujë, pa rrugë, pa energji.
Korrupsioni është bërë arsyeja kryesore pse rinia po ikën masivisht nga vendi, sepse të rinjtë nuk gjejnë shpresë në një vend ku meritokracia nuk ekziston, ku vendet e punës blihen me mik, dhe ku çdo derë të mbyllet nëse nuk ke lidhje me pushtetin.
Korrupsioni është arsyeja pse ekonomia nuk zhvillohet, pse fermerët nuk përkrahen, pse bizneset e ndershme falimentojnë.
Ky është realiteti i një qeverie që ka ndërtuar shtetin e korrupsionit, jo shtetin e së drejtë, që ka tradhtuar qytetarët e vet dhe që prej vitesh mashtron me premtime, por prodhon vetëm vjedhje dhe shpopullim.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
21 Shtator15:20
VIDEO/ Bardhi akuza të forta ndaj Ballukut: Videoregjistrimi i korrupsionit, arsyeja e shantazhit ndaj prokurorit Dritan Prençi
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi hodhi akuza të forta ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.
Në një reagim n&eum...
POLITIKE
21 Shtator13:47
Presidenti Begaj niset drejt SHBA-së si kryesues i delegacionit shqiptar në Asamblnë e Përgjithshme të OKB-së
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të...
POLITIKE
21 Shtator12:35
Juristi sqaron procedurat e shkarkimit të Erion Veliajt si kryetar bashkie dhe pse Kushtetuesja s’mund ta ketë prioritet
Juristi Jordan Daci ndau detaje nga ana ligjore e proceseve të lidhura me detyrën e një kryetari bashkie, në prag të mbledhjes për...
POLITIKE
21 Shtator11:52
VIDEO/ Astirit në Kaos, Xhixho: Kjo lagje me 70 mijë banorë s’ka kopsht dhe shkollë publike
Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho në një postim në rrjetet sociale u shpreh se siguria ushqimore është siguri kombëtare.
Reagimi:...
POLITIKE
21 Shtator11:11
Një kandidat i denjë i PD për Tiranën përballë Manastirliut? Edi Paloka surprizon me përgjigjen e tij
Surprizon Edi Paloka. Teksa u pyet nëse do të donte të ishte përballë Ogerta Manastirliut në zgjedhjet për Bashkinë e Ti...
POLITIKE
21 Shtator11:07
DASH i “mbylli” para kohe karrierën diplomatike, reagon ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim: Kam shërbyer për 29 vite
Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, i dha fund karrierës së saj diplomatike pas 29 vitesh shërbim në Departamentin e ...
POLITIKE
21 Shtator11:02
VIDEO/ “Nuk është e vështirë, por shumë e vështirë”, ministrja e re e bën “çorap” fjalimin për të “pamundurën” në shëndetësi
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi Evis Salën si Ministre të re të Shëndetësisë.
Edhe pse me n...
POLITIKE
20 Shtator22:57
Juristi: Veliaj nuk mund të shkarkohet! Ja procedura
Juristi Jordan Daci ka komentuar mbi situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili po përballet me kërkesën për ...
POLITIKE
20 Shtator22:44
Bashkëpunimi shtetëror: nga mbrojtja dhe siguria kibernetike, te shëndetësia
Megjithëse Izraeli po shfaqet edhe me projektet e para të rëndësishme të investimit privat, në dekadën e fundit, bashkëp...
POLITIKE
20 Shtator20:43
Kush do e marrë kafenenë te kulla 5.5 milionë euro që po ndërton qeveria në Ksamil?!
Një lokal do të jetë pjesë e një ndërtimi që do të realizojë qeveria në qendër të Ksamilit, në...