Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, i dha fund karrierës së saj diplomatike pas 29 vitesh shërbim në Departamentin e Shtetit. Javën e ardhshme, ajo do të dalë në pension, duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe të suksesshme nën udhëheqjen e pesë presidentëve dhe dhjetë sekretarëve të shtetit amerikanë.
Në një postim në rrjetet sociale, Kim shprehu falënderimet e saj për mundësinë që pati t’i shërbente vendit dhe tregoi optimizëm për gjeneratën e re të nëpunësve publikë amerikanë.
Ceremonia e largimit nga detyra u zhvillua në praninë e familjarëve, kolegëve dhe miqve, ku ishin të pranishëm edhe ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, dhe ambasadori shqiptar në Uashington, Ervin Bushati. Largimi i Yuri Kim nga DASH ishte pjesë e një vale largimesh masive dhe se ajo pranoi pensionimin me kusht të një pagese për të shmangur procese ligjore.
Gjatë periudhës 2019–2023, Kim u dallua si një prej figurave më të zëshme të diplomacisë amerikane në Shqipëri, duke mbështetur me forcë reformën në drejtësi dhe forcimin e proceseve demokratike. Përtej Shqipërisë, ajo ka pasur një karrierë të gjatë dhe të pasur diplomatike në vende strategjike si Koreja, Japonia, Kina, Iraku dhe Turqia.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
21 Shtator11:02
VIDEO/ “Nuk është e vështirë, por shumë e vështirë”, ministrja e re e bën “çorap” fjalimin për të “pamundurën” në shëndetësi
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi Evis Salën si Ministre të re të Shëndetësisë.
Edhe pse me n...
POLITIKE
20 Shtator22:57
Juristi: Veliaj nuk mund të shkarkohet! Ja procedura
Juristi Jordan Daci ka komentuar mbi situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili po përballet me kërkesën për ...
POLITIKE
20 Shtator22:44
Bashkëpunimi shtetëror: nga mbrojtja dhe siguria kibernetike, te shëndetësia
Megjithëse Izraeli po shfaqet edhe me projektet e para të rëndësishme të investimit privat, në dekadën e fundit, bashkëp...
POLITIKE
20 Shtator20:43
Kush do e marrë kafenenë te kulla 5.5 milionë euro që po ndërton qeveria në Ksamil?!
Një lokal do të jetë pjesë e një ndërtimi që do të realizojë qeveria në qendër të Ksamilit, në...
POLITIKE
20 Shtator20:27
Deputetja: Në Mat kemi 10 vite pa gjinekolog, Rama na flet për “Diellë” e për inteligjencë artificiale
Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Matit, Denisa Vata, duke ironizuar deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama, ka treguar se bashk...
POLITIKE
20 Shtator20:11
Tritan Shehu: Mjekët kanë ikur! Marrja peng e diplomës largon të rinjtë nga ky profesion
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka denoncuar krizën në sistemin...
POLITIKE
20 Shtator19:57
Sulmet ndaj gjyqtarëve, Bardhi: Rama hipokrit, KLGJ dëshmon se nuk është në lartësinë e detyrës së saj kushtetuese
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës për gjyqësorin, duke e akuzuar kryemi...
POLITIKE
20 Shtator19:53
Ish-kryenegociatori: Shkrirja e Komisionit të Integrimit e gabuar! Priten pasoja për faj të Ramës
Ish-kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Zef Mazi, reagon ashpër ndaj vendimit për shkri...
POLITIKE
20 Shtator19:43
Alimehmeti: Ka një kleçkë, çfarë fshihet pas zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës?
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti komentoi zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës, që pritet t&eum...
POLITIKE
20 Shtator19:06
Berisha publikon CV-në e Gonxhes, si e mori postin e ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një version të ashtuquajtur “CV” të Blendi ...