POLITIKE

'Zemërimi qytetar ka shpërthyer'/ Gjoni: Rama përpiqet të tregojë se i ka gjërat nën kontroll, por nuk i ka

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Qershor 2026, 09:10

'Zemërimi qytetar ka shpërthyer'/ Gjoni: Rama përpiqet

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, deklaroi se protestat e fundit qytetare tregojnë se kryeministri Edi Rama nuk e ka më situatën nën kontroll, pavarësisht përpjekjeve të tij për të krijuar perceptimin e kundërt.

Sipas Gjonit, zgjerimi i protestave dhe shtimi i vazhdueshëm i kërkesave të protestuesve dëshmojnë se pakënaqësia qytetare ka tejkaluar kufijtë e çështjeve specifike si projektet në Zvërnec apo Rrjoll.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se e ka konsideruar Shqipërinë si “pronë private” dhe se qytetarët janë ndërgjegjësuar, edhe pse sipas tij me vonesë, për pasojat e kësaj mënyre qeverisjeje.

Gjoni tha se vendi është përballë një sistemi ku politika, biznesi dhe krimi janë ndërthurur ngushtë. Sipas tij, kjo “simbiozë” ka ndryshuar rregullat e lojës, duke krijuar një realitet ku biznesmenët synojnë të bëhen politikanë, politikanët kërkojnë të bëhen biznesmenë, ndërsa elementët kriminalë përfitojnë nga të dyja rolet.

Deputeti i PD-së paralajmëroi se në ditët në vijim mund të artikulohen publikisht edhe emra oligarkësh, duke argumentuar se kjo është e domosdoshme për të kuptuar mekanizmat e funksionimit të pushtetit.

Duke u ndalur te protestat e fundit, Gjoni i cilësoi ato si ndër më të mëdhatë e dekadave të fundit, si për nga pjesëmarrja ashtu edhe për nga karakteri qytetar. Ai theksoi se protestat nuk po organizohen nga partitë politike, por nga vetë qytetarët.

Sipas Gjonit, kërkesat kryesore të protestuesve janë dorëheqja e kryeministrit, krijimi i një qeverie teknike dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Jo, të të them të drejtën po t'i referohesh të gjithë mënyrës dhe formulimit që kryeministri ka pasur kohët e fundit, rezulton që kryeministri pavarësisht se mundohet të tregohet se gjërat i ka në kontroll, në fakt nuk i ka në kontroll. Protesta dhe mënyra sesi po zhvillohet protesta dhe kërkesat të cilat po shtohen dita-ditës të protestuesve, rezulton që ka dalë jashtë kontrollit të tij dhe padyshim unë them jo vetëm për shkak të protestës, por edhe për shkak të një reagimi të brendshëm që sot ka brenda Partisë Socialiste.

E vërteta është që këto protesta nuk e kanë zanafillën tek çështja e një projekti, as tek çështja e Zvërnecit, as te çështja e Rrjollit. Kupa ishte mbushur me kohë dhe kjo ka të bëjë me mënyrën e sjelljes që zoti Rama, ashtu siç e tha dhe zoti Tafani, se këtë mënyrë sjellje ka zoti Rama, nuk ka tjetër mënyrë të bërit politikë.

Dhe kupa ishte mbushur dhe erdhi momenti që kjo kupë të derdhet. Jo të derdhet për shkak të Zvërnecit apo të Rrjollit, por edhe për shkak të mënyrës sesi është menaxhuar e gjithë situata dhe shteti deri në momentin aktual për një periudhë 13 vjeçare, ku Rama e ka konsideruar Shqipërinë si pronë privat, si pronë private, dhe me të mund të bëjë gjithçka.

Dhe njerëzit sot, ashtu siç e tha dhe zoti Tafani, janë ndërgjegjësuar, por janë ndërgjegjësuar pak me vonesë sepse kemi 13 vite të cilat janë humbur. Dhe duhet shumë punë për të kthyer gjërat aty ku ishin para vitit 2013. Jo se në vitin 2013 ishin në mënyrë të përsosur, por ishin shumë më mirë se ç'janë aktualisht. Dhe ne duhet ta marrim në një lloj evolucioni sepse po shkojmë drejt Bashkimit Europian dhe kërkojmë që të ndërtojmë një demokraci funksionale. Çfarë vërej unë? Është ajo aleanca e cila u krijua në vitin 2013, aleanca e të gjithë qelbësirave kundër Sali Berishës. Dhe po të shohësh sot, keni simbiozë të tmerrshme midis politikës, biznesit dhe krimit.Dhe kjo është ngritur në sistem. Dhe çfarë kanë ndryshuar?

Të gjithë rregullat e lojës. Sepse biznesmeni kërkon që të bëhet politikan, politikani kërkon që të bëhet biznesmen dhe krimineli që i do të dyja. Dhe kemi ardhur në një moment kur situata është... dhe po kontrollohet sot pjesa më e madhe e pushtetit, po kontrollohet nga kriminelët që po bëjnë edhe rolin e biznesmenit, edhe rolin e politikanit. Dhe po miratojnë ligje dhe sot, investitorët strategjikë, njerëzit të cilët sot po komandojnë pjesën më të madhe dhe po ndajnë copat e Shqipërisë, janë njerëzit të cilët kanë një simbiozë midis politikës, biznesit dhe krimit. Dhe ju e shihni, sot 10 veta, të cilët janë njerëz të afërt të kryeministrit dhe secili prej nesh e di sepse jetojmë në një ambient që ne në Tiranë del gjithçka. Kush e mori këtë tender, kush u fut për atë, sa lekë u dhanë këtu, çfarë u bë atje?

 Edhe flasin! Biles edhe e amplifikojnë, e shtojnë dozën e atyre për të cilën e kanë, edhe për efekt të mburrjes. Dhe sot po ta shohësh, dhe unë besoj që edhe në ditët në vazhdim do artikulohen edhe emra oligarkësh, sepse është e nevojshme, është e domosdoshme.

Edi Rama s'i bën vetëm të gjitha këto, pavarësisht se po i përdor pjesën më të madhe të njerëzve. Dhe kjo është një sinjal. Dita e pardjeshme ka qenë për mua, ka qenë një moment signifikativ për mënyrën sesi gjërat rrjedhin. Numri jashtëzakonisht i konsiderueshëm i njerëzve... të cilët, të paktën unë kam qenë student i '90-ës dhe kam marrë pjesë në të gjitha lëvizjet të cilat kanë qenë. Protesta e ditës së djeshme ka qenë një protestë e jashtëzakonshme. Të paktën këto dekadat e fundit ka qenë me numrin dhe nuk është se po e organizon partia politike, nuk është se po i organizojnë...

Absolutisht është në të drejtën e tyre, sepse unë me të vërtetë jam deputet i Partisë Demokratike por jam qytetar dhe kam marrë pjesë pothuajse ditë për ditë në protestë. Ashtu janë edhe njerëz të tjerë dhe padyshim edhe juve si gazetarë keni qenë pjesë, biles edhe në podium. Ne, të paktën në këtë moment, nuk na lejohet, nuk e kemi luksin të dalim, sepse është mirë që protesta sot është marrë nga qytetarët. Në rast se do merreshin nga partitë politike të jeni të sigurtë që një pjesë e këtyre edhe mund të mos ishin pjesë e protestës sepse kanë qasje të ndryshme, interesa të ndryshme dhe padyshim.

Por kur këto interesa bashkohen në një pikë të përbashkët që është dorëheqja e kryeministrit, krijimi i një qeverie teknike, realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të cilat sot shqiptarët e kërkojnë më shumë sesa ajrin, më shumë sesa ujin, më shumë sesa pjesën tjetër. Pse? Sepse duhet njëherë e përgjithmonë të shkëputemi nga kjo lloj tradite. Vjedhim zgjedhjet për të vjedhur shqiptarët.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 21 Qershor21:53

Republika e ortakëve

Nga Lutfi Dervishi Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë:“Kur dolën nga burgu, Ma...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan